Aktualitet

Krim brenda familjes në Bathore, 31-vjeçari vret ish-nusen e vëllait pas sherrit për shtëpinë ku jetonin, autori largohet bashkë me armën (FOTO-NGJARJA)

  • “Pse s’mi hodhe mbeturinat”/ Sherri i rëndomtë që solli vrasjen
  • Ky është kunati që vrau me armë zjarri nusen e vëllait
  • Për këtë arsye, mes autorit dhe viktimës, ka pasur shumë herë sherre për shkaqe pronësie. Hasani pretendonte se i takonte pjesë në shtëpin ë e ish-burrit, ndërsa Tanushi pretendonte të kundërtën. Kështu, për të njëjtën arsye, Agron Tanushi dhe Jetmira Hasani u konfliktuan edhe mbrëmjen e sotme.
    Featured image of article: Krim brenda familjes në Bathore, 31-vjeçari vret ish-nusen e vëllait pas sherrit për shtëpinë ku jetonin, autori largohet bashkë me armën (FOTO-NGJARJA) Agron Tanushi dhe vendi i krimit
    Përditësuar:

    TIRANË– Jetmira Hasani, e divorcuar para katër vitesh nga bashkëshorti, është ekzekutuar me armë zjarri pasditen e sotme në Bathore në rrugën “Apollonia”, nga ish-kunati i saj, Agron Tanushi. Hasani, prej vitesh jetonte në Greqi, por edhe pse ishte divorcuar me vëllanë e Tanushit, sa herë vinte në Shqipëri, jetonte në shtëpinë e familjes Tanushi.

    Për këtë arsye, mes autorit dhe viktimës, ka pasur shumë herë sherre për shkaqe pronësie. 

    Jetmira Hasani, viktima, jetonte në katin e dytë edhe pse ishte divorcuar prej katër vitesh me të vëllanë e autorit, Agron Tanushi. Prej kohësh, viktima dhe autori kishin konflikte pasi Hasani pretendonte se kishte ‘pjesë’ në shtëpinë e ish-burrit, ndërsa sot, gjithçka ka nisur për mbeturinat. “Pse s’mi hodhe mbeturinat,”- mësohet t’i ketë thënë Tanushi Hasanit, duke i kërkuar llogari. Viktima ka replikuar me të, duke ‘nxehur’ gjakrat.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Sherri agravoi dhe Tanushi nxorri armën duke qëlluar mbi trupin e Hasanit dhe duke e lënë atë të vdekur. Pas krimit, Tanushi është larguar nga vendi i ngjarjes, bashkë me armën e krimit. Dosja.al ka siguruar edhe foton e aturoit, të cilin e shihni më poshtë.

    Kreshnik Tanushi

    Familja e Hasanit ka mbërritur në banesën ku ndodhi vrasja sapo kanë marrë lajmin e hidhur dhe janë përleshur me të afërmit e autorit, por policia ka ndërhyrë për t’i ndarë. Tashmë, policia është vënë në kërkim të 31-vjeçarit.

    (k.m.f.m./dosja.al)

    • 21:25

      “Pse s’mi hodhe mbeturinat”/ Sherri i rëndomtë që solli vrasjen në Bathore, viktima dhe autori ishin në sherr për shtëpinë prej kohësh

      Dosja.al ka mësuar se sherri i sotëm që ka sjellë vrasjen në Bathore, ka nisur për mbeturinat. Jetmira Hasani, viktima, jetonte në katin e dytë edhe pse ishte divorcuar prej katër vitesh me të vëllanë e autorit, Agron Tanushi. Prej kohësh, viktima dhe autori kishin konflikte pasi Hasani pretendonte se kishte ‘pjesë’ në shtëpinë e ish-burrit, ndërsa sot, gjithçka ka nisur për mbeturinat. “Pse s’mi hodhe mbeturinat,”- mësohet t’i ketë thënë Tanushi Hasanit, duke i kërkuar llogari. Viktima ka replikuar me të, duke ‘nxehur’ gjakrat. Më pas, 31-vjeçari ka marrë armën dhe ka qëlluar mbi të renë. Jetmira Hasani vdiq në vend ndërsa Tanushi u largua bashkë me armën.

    • 19:27

      Zbardhen EMRAT/ Ky është kunati që vrau me armë zjarri nusen e vëllait

      Foto ilustruese

      Agron Tanushi është personi që ka ekzekutuar me armë zjarri nusen e vëllait të tij, Jetmira Hasanin. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Bathore, në orën 17:40, të pasdites së sotme. Gjithçka erdhi pas një sherri për motive të dobëta në familje. Paraprakisht dyshohet se Tanushi e ka vrarë Hasanin për çështje morali, por që ende nuk dihen rrethanat saktësisht. Pas ngjarjes, Tanushi është larguar, ndërkohë që Polciia po e kërkon.

    • 19:08

      Kunati vret ish-gruan e vëllait në Bathore, Policia: Po krehim zonën...

      NJOFTIMI I PLOTË:

      Tiranë/Informacion paraprak Më datë 15.09.2020, rreth orës 17:40, në Bathore, në rrugën “Apollonia”, pas një konflikti të çastit, për motive ende të paqarta dyshohet se shtetasi A.T., ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij, shtetasen J.H. Menjëherë forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon krehjen e zonës për kapjen e autorit. Gjithashtu është ngritur Grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

    Shto Koment