LIVE UPDATES
Art&Argëtim

“Pasi filloi gjyqi, na kërkuan urgjent në Komitetin e Partisë, sapo kishte telefonuar Hysni Kapo dhe…”/ Dëshmia e ish-

1 Qershor 2021, 05:49 Nga DOSJA
“Pasi filloi gjyqi, na kërkuan urgjent në Komitetin e

Shteti i diktaturës së proletariatit në sistemin politik të periudhës së socializmit diktatorial inskenonte dhe propagandonte se kishte “zbuluar” armiq, tradhëtarë, sabotatorë, komplotistë e puçistë për të goditur dhe eleminuar kundërshtarët politikë, si dhe për të krijuar artificialisht situata që fshiheshin me platformën e luftës së klasave për të ashpërsuar dhunën shtetërore dhe të tërhiqnin vëmendjen nga problemet e rënda të krizës politike, ekonomike e shoqërore. Në “Tabllonë Sinoptike”, ku është dokumentuar plenumi i Komitetit Qendror të PPSH-së që dënoi “komplotin e poliagjentit Mehmet Shehu” me bashkëpunëtorë kryesorë Kadri Hazbiu, Feçorr Shehu, etj., vetë Enver Hoxha ka thënë se: të gjitha komplotet i ka zbuluar Partia dhe asnjë nga Sigurimi i Shtetit!

Kjo thënie kuptohet qartë nga të gjithë se ai ishte personi që i kishte zbuluar e dënuar armiqtë e popullit e të Partisë. U eleminuan dhe dënuan kundërshtarët e tij potencial që i rrezikonin pushtetin apsolut. U eleminuan edhe ata që ai i vlerësonte më të besuarit të cilët ju kishte besuar zbatimin e urdhërave për eleminimin dhe zhdukjen e personave të deklaruar armiq. Me këtë metodë u fshehën edhe provat, dëshmitarët kryesorë që mund të bëheshin të rrezikshëm për figurën e tij të idealizuar dhe pas vdekjes dhe ndonjë rast të hetimeve me ndryshimin e sistemit politik, megjithëse mendohej si i përjetshëm.

Tragjedia e dhunës së shtetit diktatorial dokumentohet qartësisht edhe në veprimtarinë e fshehtë agjenturore të Sigurimit të Shtetit, të hetuesisë, prokurorisë e gjykatës del qartësisht e bindëse edhe në çështjen e fallsikuar të grupit që u akuzua dhe u dënua për diversionion dhe sabotatim në Kombinatin e Tekstileve në Berat. Në këtë çështje mësojmë pasojat e rënda të diktaturës për dënimin e njerëzve të pafajshëm me anë të legjendave kriminale të Sigurimit të Shtetit, të miratuara nga udhëheqia e PPSH-së dhe të imponuara për t’u ligjëruar nga hetuesia, prokuroria e gjykata.

Gjykimi i grupit të akuzuar për “diversion, sabotim, agjitacion e propogandë, vjedhje, armëmbajtje pa leje etj”., në Kombinatin e Tekstileve në Berat.

Vijon nga numri i kaluar

Në bazë të Kushtetutës, gjykata dhe prokuroria ishin organe të pavarura kushtetuese. Në bazë të këtij rregullimi kushtetues, drejtuesit e prokurorisë dhe të gjykatës ishin të pavarur në kuptimin teorik të parimeve kushtetuese. Ndërsa në praktikë, në veprimtarinë konkrete zyrtare, këto institucione të drejtësisë formalisht të pavarura vlerësoheshim më pak në raport me ministrin e Punëve të Brendshme. Shpesh herë drejtuesit e organeve të drejtësisë, detyroheshin me përulësi të ishin të bindur ndaj urdhërave që merrnin në fshehtësi nga ministri i Punëve të Brendshme, në emër dhe me porosi të udhëheqësit kryesor.

E vetmja mundësi e jona në këtë çështje të propaganduar me bujë dhe pritej dënimi me masa drastike i të akuzuarve, ishte që të bënim detyrën tonë ligjore, të organizonim përgatitjen profesionale për gjykimin, të kërkonim gjatë gjykimit të çështjes respektimin e normave proçeduriale të Kodit Penal dhe të Kodit të Procedurës Penale.

Gjykimi i çështjes ishte një sfidë, për drejtësinë dhe besimin e popullit tek drejtësia.

Për prokurorin dhe gjyqtarin që besoheshin se do të realizonin me sukses këtë gjykim, veprimtaria e tyre do të ishte një provë shumë e madhe për aftësitë profesionale e të ardhmen e tyre në ato detyra, si dhe fatin e jetës së familjes.

Prokurori dhe gjyqtari njiheshin se ishin korrektë, objektivë, të pavarur në mendime e veprimet proçeduriale, të aftë e të përkushtuar në punë e me garanci politike e morale qytetare.

Prokurori dhe gjyqtari ishin njohësisht edhe shokë dhe dëshmonin kurdoherë marrëdhënie miqësore.

Ashtu si në gjithë veprimtarinë zyrtare, në gjykimin e çështjes ishte e domosdoshme që të veprohej me etikën profesionale e morale. Shoqëria dhe miqësia do të ruheshin dhe do të shërbenin për të dëshmuar realisht figurën e kuadrit të drejtësisë. Realizimi i detyrave, qëndrimet e pavarura dhe marrëdhëniet zyrtare do të përforcoheshin nga besimi e respekti reciprok.

Këto kërkesa merrnin vlera të dukshme në këtë çështje, me qëllim që veprimtaria zyrtare të përforcohej dhe të mos krijoheshin kushte jo të dëshëruara që do të mund të ndikonin në qëndrimet e një anshme në dëm të objektivitet dhe zgjidhjes përfundimtare, me drejtësi të çështjes dhe fajësisë apo pafajësisë së personave të akuzuar e të dërguan për gjykim.

Për të realizuar me korrektësi detyrat tona ligjore, ideuam dhe vepruam në bazë të gjykimeve objektive të konkretizuar në strategjinë që do t’i përshtatej respektimit të kërkesave proçeduriale dhe qëllimit të gjykimit para popullit:

Së pari, parimet juridike dhe proçeduriale do të udhëhiqnin veprimtarinë e prokurorit dhe të gjyqtarit, ashtu siç sanksionohet dhe kërkohet të zbatohet detyrimisht parimet e parashikuara nga Kushtetuta, Kodi Penal, Kodi i Procedurës Penale dhe ligjet organike të Organizimit të Prokurorisë dhe të Gjykatës. Prokurori dhe gjyqtari do të formonin bindjen dhe do të mbanin qëndrimin e tyre profesional për objektivitetin e materialeve të dosjes, në bazë të ndërgjegjes juridike e në mënyrë të pavarur;
Së dyti, prokurori dhe gjyqtari do të lexonin, analizonin arrinin në përfundimet përkatëse dhe do të vepronin në mënyrë të pavarur.
Gjykimi ishte e domosdoshme të bazohej në respektimin me përpikmëri të rregullave të parashikuara në Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale. Kompetenca për gjykimin e çështjes nga gjykata përkatëse, detyronte që ajo të gjykohej në të dy shkallët, jo direkt nga Gjykata e Lartë.

Për këto arsye, kërkuam dhe parashtruam mendimin, se çështja duhej të gjykohej nga Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Rrethit të Fierit, e cila kishte në juridiksionin e saj edhe rrethin e Beratit, sipas organizmit të atëhershëm të Forcave të Armatosura, ku repartet ushtarake të dislokuara në rrethin e Beratit ishin në vartësi të komandës së Grupimit të Fierit.

Gjykimi nga Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë dhe përfaqësimi i akuzës nga Prokurori Ushtarak para Gjykatës së Lartë, u hiqte të pandehurve të drejtën e ankimimit në shkallën e dytë.

Po të gjykohej çështja në dy shkallë, do të kishte mundësi për të konstatuar edhe të metat dhe kontradiktat e mundshme midis të pandehurve. Kështu, do të kishim mundësi për të verifikuar më konkretisht me hetime plotësuese objektivitetin e provave dhe pohimeve të të pandehurve e dëshmitarëve.

Kjo kërkesë e jona nuk u pranua.

U dha porosia e prerë që të zbatohen orientimet e dhëna më parë, të bëheshin përgatitjet e nevojshme dhe të zhvillohet me nivel të lartë gjykimi i çështjes.

Në këto kushte, morëm çështjen afro një javë para datës së përcaktuar më parë nga Komiteti Qëndror i PPSH-së dhe filluam e vazhduam studimin e materialeve të dosjes voluminoze, për t’u përgatitur për gjykim.

Përgatitja filloi menjëherë, sapo na u paraqitën zyrtarisht dhe u njohëm konkretisht me materialet e dosjes hetimore të dërguar nga Drejtoria e Hetuesisë me shkresë të ministrit të Punëve të Brendshme në Kolegjin Ushtarak, në Gjykatën e Lartë. Pasi lexuam dhe analizuam me kujdes materialet e dosjes hetimore, nuk u bindëm plotësisht për rezultatet e hetimit, me të dhënat dhe provat e administruara, objektivitetin, bazueshmërinë dhe besueshmërinë e provave, si dhe me formulimet ligjore të bëra nga hetuesia në aktakuzën me të cilën ishte dërguar çështja për gjykim.

Në këtë fazë të përgatitjes dhe të zhvillimit të gjykimit, është vepruar në bazë të normave proçeduriale.

Edhe në këtë fazë të përgatitjes së procesit, të dy, me cilësinë e gjyqtarit dhe të prokurorit të çështjes, kemi shkëmbyer mendime për dyshimet e krijuara mbi objektivitetin dhe ligjshmërinë e veprimeve hetimore, objektivitetin e thënieve të të pandehurve dhe bazueshmërinë në fakte dhe dokumente të provave të administruara në procesin hetimor.

Patëm rezerva për objektivitetin dhe gjerësinë e personave të marrë në përgjegjësi penale, faktet, të dhënat dhe provat e administruara në dokumentet dhe aktet proçeduriale, për saktësinë dhe besueshmërinë e provave të paraqitura nga Sigurimi i Shtetit për arrestimet, si dhe provat dhe formulimet e bëra në akuzat, pranimin e plotë dhe pa asnjë vërejtje të fajësisë dhe të përgjegjësinë në dhënien pa asnjë rezervë të shpjegimeve nga ana e të pandehurve etj.

Unë si prokuror dhe Aliu (Zanko) si kryesues i trupit gjykues, kërkuam nga shefi i hetuesisë dhe hetuesit e çështjes edhe të dhëna konkrete për të saktësuar dhe sqaruar më konkretisht edhe ato që ishin paraqitur dhe dokumentuar në formën proçeduriale në dosjen hetimore.

Kërkesa e jonë shkaktoi reagim të menjëhershëm tek drejtuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe në udhëheqien kryesore në Komitetin Qëndror të PPSH-së. Ata, me biseda telefonike dhe në takime konkrete, parashtruan para Kryetarit të Gjykatës së Lartë, Aranit Çela, dhe Prokurorit të Përgjithshëm, Rrapi Mino, shqetësimin përse prokurori dhe gjyqtari kërkojnë të dhëna të tjera, kur Komiteti Qëndror i Partisë ka vlerësuar zbulimin dhe hetimin e çështjes dhe janë marrë të gjitha masat për gjykimin e çështjes para popullit?!

Araniti dhe Rrapi na thirrën dhe na vunë në dijeni të reagimeve e shqetësimeve të shkaktuara në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe në udhëheqien kryesore në Komitetin Qëndror. U theksua, se përgjithësisht, vlerësohej shqetësimi dhe interesimi ynë për sqarimet e nevojshme, që procesi të gjykohej sa më mirë, por tërhiqej vëmendja duke u theksuar se nuk kishte vend për dyshime.

Me porosi të Komitetit Qëndror, kërkuan, nga neve të dy, që në datën e caktuar të gjykimit para popullit, të vepronim si prokuror dhe si gjyqtarë ushtarakë, kurdoherë në bashkëpunim me Komitetin e Partisë së rrethit të Beratit dhe komandën e Grupimit në Fier, të fillonte dhe të bëhej gjykimi në kohën që ishte menduar nga drejtuesit e Partisë, të mos diskutohet e të mos krijohet asnjë dyshim për objektivitetin e hetimeve dhe të provave të dosjes hetimore.

Përkushtimi i gjyqtarit dhe prokurorit për objektivitetin e hetimeve dhe ligjshmërinë e provave, bazohej në ndërgjegjen juridike për të zbuluar të vërtetën. Çështja aq e rëndësishme si vepër penale kundër shtetit dhe me rëndësi të veçantë politike për kohën, mendohej që të ishte e ligjshme dhe vendimi përfundimtar sa më i drejtë, duke u bazuar në provat, fajësinë për akuzat dhe masën e dënimit konkret e të merituar, sipas kritereve të neneve të Kodit Penal dhe të Kodit të Procedurës Penale.

Në ndërgjegjen juridike për zgjidhje përfundimtare të çështjes dhe fajësinë apo pafajësinë e personave të akuzuar, prokurori dhe gjyqtari duhej të ishin të pavarur, të mos ndikoheshim nga bindjet e tyre politike.

Në këtë çështje të rëndësishme, nuk duhej të ndikonte as fakti që prokurori ishte anëtar i Partisë së Punës, ndërsa gjyqtari nuk ishte anëtar i kësaj partie, ishte i pa organizuar në parti.

Nuk kishim argumente të tjera për të vënë në dyshim rezultatet e hetimit dhe procedurën e gjykimit të çështjes.

Mënyra e vetme për të sqaruar dyshimet tona, mbetej zhvillimi me objektivitet i seancave gjyqësore dhe vlerësimi me aftësi e drejtësi i fajësisë së personave të akuzuar për krime shumë të rënda dhe të bëra të njohura publikisht për rrezikshmërinë shoqërore të propaganduar nga organet e Partisë për këtë grup sabotator, diversionist etj.

Korrektësia në zbatimin e rregullave proçeduriale dhe aftësia profesionale u reflektua nga gjyqtari dhe prokurori menjëherë, që në seancën e parë, pasi filloi gjykimi. Do të vepronim në bazë të ligjit, por edhe do të verifikonim edhe shqetësimet tona për objektivitetin e hetimeve dhe të gjykimit të çështjes.

Menduam që në bazë të Kodit të Procedurës Penale, pas hapjes së seancës gjyqësore, pasi t’u jepej fjala të pandehurve, të dëgjonin shpjegimet e lira të të pandehurve, pa ju ndërhyrë me pyetje. Kjo metodë kishte dy qëllime me rëndësi:

Duke i lënë të lirë të pandehurit në shpjegimet e tyre, do të dëgjonin direkt edhe mendimet e tyre. Normalisht, ata kishin të drejtën për të dhënë mendimet e tyre dhe për t’u mbrojtur për akuzat edhe me aq të drejta sa parashikoheshin në Kodin e Procedurës Penale, megjithse nuk njihej e drejta e mbrojtjes ligjore me anë të avokatit mbrojtës. Në bazë të deklarimeve të tyre të lira në seancën gjyqësore, do të kishim të drejtën që të verifikonim edhe thëniet e tyre në hetuesi dhe dokumentet e tjera ku bazoheshin akuzat e rënda.
T’u krijonin mundësinë të pandehurve që të flisnin lirisht para gjykatës dhe popullit të pranishëm për akuzat, provat dhe fajësinë e tyre. Në bazë të Kodit të Procedurës Penale, ata do të kishin mundësinë reale për të thënë lirshëm mendimin për fajësinë dhe akuzat e bëra nga hetuesia.
Në rast se do të kishte ankesa dhe kundërshtime nga të pandehurit, ato do të bëheshin publike dhe do të krijohej precedenti për të sqaruar dyshimet e të pandehurve.
Metoda e jonë kishte anën e saj pozitive, pasi do të mund të sqaroheshin dyshimet e bazuara për ndërhyrje dhe shkelje të normave ligjore në objektivitetin e hetimeve, provat dhe akuzat në ngarkim të të pandehurve.

Realizimi i qëllimit tonë do të kishte rreziqe dhe vështirësi.

Ishim të bindur, se:

Së pari, se siç veprohej në fshehtësi në praktikën e organeve të Sigurimit të Shtetit, të Policisë e të hetuesisë, Dega e Punëve të Brendshme, ku ishte e organizuar edhe hetuesia, do të vazhdonin po në fshehtësi mbajtjen nën kontroll të procesit hetimor e gjyqësor. Të pandehurit do të vazhdonin të mbeteshin nën presion, ndoshta do të shtoheshin edhe presionet, sygjestionimet dhe premtimet e paligjshme.
Së dyti, drejtuesit e këtyre organeve dhe ata që kishin realizuar ndjekien operative dhe hetimin e çështjes, do të ndërmerrnin çdo masë të mundëshme që të pandehurit dhe dëshmitarët të ruanin edhe para gjykatës qëndrimin e tyre pohues ndaj akuzave dhe provave. si për të ndërhyrë tek trupi gjykues për të dhënë një masë të lehtë dënimi ose pafajësi, etj.
Në rrethe të ngushta shoqërore flitej edhe se drejtues të sigurimit, policisë, hetuesisë, punëtorë operativ, hetues etj., arrinin deri edhe të sygjestiononin të pandehurit edhe me inisiativa absurde, duke ju premtuar në mënyrë mashtruese dhe të paligjshme për lehtësira në masën e dënimit deri edhe pafajësinë, et., nëse do të vazhdonin edhe gjatë gjykimit të jepnin të njëjta shpjegime, si ato të fiksuara në procesverbalet hetimore.

Më vonë është mësuar, se ka patur edhe ndikime në forma të ndryshme deri edhe sygjestionime e dhunë psiqike e fizike konkrete.

Nën shembullin e ndërhyrjeve të udhëheqies kryesore në Komitetin Qëndror në çështjet penale më të rëndësishme, përdorej edhe ndikimi i madh i sekretarëve të parë për t’u mbështetur interesat e punës operative duke ndërhyrë direkt e konkretisht tek drejtuesit e prokurorisë dhe të gjykatës në qendër dhe në rrethe.

Prandaj, mundësia më e mirë mbetej marrja dhe evidentimi direkt i thënieve të të pandehurve në procesverbalin e seancës gjyqësore.

Salla ishte e mbushur plotësisht me personat e mirëkontrolluar. Në rreshtin e parë kishin zënë vend kryetari dhe kuadrot kryesorë të degës së punëve të brendshme, shefi i hetuesisë, hetuesi i çështjes e hetuesit e tjerë, kuadro e punonjës së degës, prokurorisë, gjykatës, komitetit të partisë, komitetit ekzekutiv, etj.

Procedura e gjykimit të çështjes, filloi ashtu siç e kishim vendosur më parë. Pasi u lexua aktakuza, ju dha fjala të pandehurve për të thënë shkurtimisht mendimet e tyre, sipas kritereve të Kodit të Procedurës Penale. U lanë të lirë të pandehurit në dhënien e shpjegimeve të tyre. U bënë disa pyetje për t’i orientuar në të drejtën ligjore që u njihte procedura për shpjegimet para trupit gjykues, pa u ndikuar nga ato që kishin bërë më parë në hetuesi.

Këto ndërhyrje të bëra nga prokurori, duke lexuar dhe interpretuar me kujdes dhe brenda normave të Kodit të Procedurës Penale, kishin qëllimin që të pandehurit të njiheshin me të drejtat e tyre ligjore të mbrojtjes në gjykatë, të kishin besim tek trupi gjykues në gjykimin e çështjes së tyre.

Në bazë të parashikimit të bërë, mendohej se, në mënyrë të qartë, të pandehurit do të kuptonin gjëndjen në të cilën ndodheshin, të kishin besim tek trupi gjykues dhe prokurori, të shpjegonin me objektivitet fajësinë për akuzat në ngarkim të tyre, të mos ndikoheshin nga shpjegimet e mëparshme në hetuesi, të kishin besim se ndryshimet e thënieve do të verifikoheshin me kujdes, të mos kishin frikë nga presionet, premtimet apo sygjestionimet që mund të ishin bërë në kohën e arrestimit dhe hetimit të tyre etj.

Pas rreth një ore nga fillimi i seancës gjyqësore, në kohën kur po zhvillohej normalisht procesi gjyqësor, ndërhyri Kryetari i Degës së Punëve të Brendshme, Pëllumb Kapo, i cili i ishte larguar përkohësisht dhe u rikthye. Sapo hyri tek dera, ai me kokë dhe me duar i bëri shenjë kryetari të trupit gjykues të çështjes, Aliut, për të bërë pushim.

Pasi mbaroi shpjegimet i pandehuri Muharrem Protoduari, Aliu bisedoi me dy ndihmës gjyqtarët dhe deklaroi një pushim të shkurtër, pesëmbëdhjetë minuta.

Menjëherë, në drejtimin tonë tek podiumi i gjykimit, erdhi Pëllumb Kapo. Ai na tha se kishte porosi dhe na kërkonte të shkonin të takonim urgjent sekretaren e parë, Mine Guri.

Pyetëm përse bëhej kjo kërkesë. Por prej tij, nuk na u dhanë shpjegime për këtë thirrje urgjente në komitetin e partisë, të bërë në kohën kur kishte filluar gjykimi i çështjes.

Me makinën e kryetari të gjykatës së rrethit, vajtëm dhe takuam sekretaren e parë në zyrën e saj. Ishin të pranishëm edhe kryetari i degës me zëvendësin e tij dhe punëtori operativ që kishte ndjekur përpunimin e realizimin e çështjes agjenturore.

Mine Guri, na komunikojë menjëherë shqetësimin e shkaktuar për fillimin e gjykimit, në udhëheqien kryesore në Komitetin Qëndror të PPSH:

Më mori në telefon sekretari i Komitetit Qëndror, shokët Hysni Kapo e Ramiz Alia, me porosi të më të madhit (Enver Hoxhës). Udhëheqësi kryesor tërheq vëmendjen, se prokurori dhe kryesuesi i trupit gjykues të seancës gjyqësore nuk po demaskojnë të pandehurit. Gjykimi shembullor që ishte menduar për t’u zhvilluar në Pallatin e Kulturës, nuk po arrin qëllimin politik të parashikuar.
Përse nuk janë zbatuar porositë e dhëna nga udhëheqia?! Çfarë po ndodh me prokurorin dhe gjyqtarin e çështjes?! Të tërhiqet vëmendja seriozisht! Të reflektohet menjëherë nga prokurori dhe kryetari i trupit gjykues! Të demaskohen të pandehurit, të dënohen me rreptësinë më të madhe dhe me masat më të rënda të dënimit, për akuzat për veprimtarinë armiqësore diversioniste, sabotuese etj./Memorie. al
Vijon në numrin e ardhshëm

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

dikur dikur komiteti i partise komiteti i partise

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni