LIVE UPDATES
Art&Argëtim

“Pas vizitës në Muzeun ‘Enver Hoxha’, Nënë Tereza kërkoi të takohej me Nexhmijen”/ Dosja sekrete për bamirësen.

22 Korrik 2021, 06:05 Nga DOSJA
“Pas vizitës në Muzeun ‘Enver Hoxha’, Nënë

Dashnor Kaloçi

Pjesa e nëntë

Publikohen disa dokumente arkivore me siglën “Tepër sekret” të nxjerra së fundmi nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë dhe Arkivi Qendror i Shtetit, të cilat i përkasin një periudhe kohe nga (1969-1991), ku ndodhet një korrespondencë ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme me Komitetin Qendror të PPSH-së dhe disa prej përfaqësive diplomatike shqiptare të akredituara në Perëndim, si Romë, Paris, etj., me telegrame, relacione, raporte, informacione, urdhëresa, nota diplomatike, ftesa, artikuj gazetash të shtypit botëror, flet-palosje, fotografi, etj., ku bëhet fjalë për Nënë Terezën e Kalkutës, Bamirësen dhe Shenjtoren e famshme me origjinë shqiptare, Gonxhe Bojaxhi, fituese e disa çmimeve ndërkombëtare, si: “Padmashir”, dhe “Nehru”, nga qeveria indiane në vitin 1963 dhe 1972, “Magnasia” nga qeveria filipinase e cila e shpalli gjithashtu si “Gruaja e merituar e Azisë”, disa çmime paqeje nga SHBA, “Ambrogino i artë” nga Milano, “Nëna universale” në 1974 nga qendra e orientimit të emigrantëve, dhe çmimi ‘Nobel’ për Paqen, në 1979-ën. Kalvari i Nënë Terezës që nga viti 1969, e cila nëpërmjet kanaleve diplomatike franceze dhe italiane, i kërkoi Tiranës zyrtare, që të vinte në Shqipëri, në atdheun e saj, për të vizituar nënën, Roza Bojaxhi, që në atë kohë ishte në moshën 86 vjeçare dhe e sëmurë, si dhe motrën e saj, Age, të cilat banonin në Tiranë. I gjithë dokumentacioni i plotë, (tashmë i deklasifikuar), i nxjerrë nga arkivat e shtetit shqiptar, bëhet publike për herë të parë nga Memorie.al, ku hidhet dritë mbi të gjithë aktivitetin bamirës së Shenjtores së famshme, në ndihmë të të varfërve në të gjithë botën dhe dëshirën e saj të jashtëzakonshme për të ndihmuar bashkatdhetarët e saj në Shqipërinë komuniste, si dhe heshtjen totale të Tiranës zyrtare dhe udhëheqjes së lartë komuniste të asaj kohe, me në krye Ramiz Alinë e Nexhmije Hoxhën, të cilët me pretekse të ndryshme, penguan ardhjen e saj në Shqipëri dhe e lejuan vetëm në vitin 1989, në sajë të presionit të madh ndërkombëtar!

Edhe pse në të gjithë botën ajo njihej si Nënë Tereza e Kalkutës, Bamirësja dhe Shenjtorja e famshme Gonxhe Bojaxhi, fituese e disa çmimeve ndërkombëtare dhe e çmimit ‘Nobel’ për Paqen në vitin 1979, nuk e fshehu kurrë origjinën e saj shqiptare, madje duke kërkuar që nga viti 1969, nëpërmjet kanaleve diplomatike franceze, italiane etj.,(ku u angazhuan krerët më të lartë të diplomacisë së këtyre dy shteteve), që të vizitonte nënën dhe motrën e saj që jetonin në Tiranë.

Por edhe pse lidhur me kërkesën e vazhdueshme për të vizituar atdheun e saj, asokohe dhe më pas u angazhuan disa prej diplomatëve kryesore të këtyre dy shteteve Perëndimore me të cilat Tirana zyrtare kishte marrëdhënie diplomatike, regjimi komunist i Enver Hoxhës, nuk e lejoi atë kurrsesi të vinte dhe të shikonte nënën e saj që ishte në momentet e fundit të jetës dhe Age Bojaxhi, u nda nga jeta me pengun e madh që s’mundi ta shihte edhe njëherë të bijën e saj, Gonxhen, të cilën s’e kishte pare, që kur ajo ishte fëmijë, kohë kur ajo ishte larguar nga shtëpia për t’u bërë murgeshë.

Por edhe pas kësaj, Nënë Tereza e Kalkutës, siç njihej ajo në të gjithë botën për shkak të misioneve të saj të bamirësisë në ndihmë të të varfërve dhe të vobektëve kudo që ata ndodheshin, në të gjitha skajet e globit, jo vetëm që nuk u zemërua me ata që nuk e lejuan të shihte nënën e saj, para se të ndërronte jetë, por përkundrazi, u lut për ta dhe vijoj të kërkonte pa u lodhur, për vite me radhë, që ajo të vinte një ditë në vendlindjen e të parëve të saj, qoftë dhe për të vënë një tufë me lule mbi varrin e nënës dhe motrës së saj, që tashmë ishin larguar nga jeta.

Por kërkesat e saj, për dy dekada (nga viti 1969, deri në 1989-ën), hidheshin poshtë me pretekste nga më absurdet nga ana e regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe më pas, pasuesit të tij, Ramiz Alisë e Nexhmije Hoxhës, të cilët shikonin pas saj dhe njerëzve që e shoqëronin: një “agjente të Vatikanit”, etj.!

Lidhur me këto si dhe të gjithë kalvarin e saj prej më shumë se dy dekadash për të ardhur në Shqipëri, ku mendonte që të hapte Shtëpitë e Bamirësisë, siç kishte bërë në vende të ndryshme të botës, si dhe arsyen e vërtetë sepse Ramiz Alia dhe Nexhmije Hoxha, vendosën që ta pranonin atë në vitin 1989, kur dhe erdhi për herë të parë në atdheun e saj, bëhet fjalë në shumë dokumente arkivore, ku ndodhet një korrespondencë ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë me Komitetin Qendror të PPSH-së dhe disa prej përfaqësive diplomatike shqiptare të akredituara në Perëndim, si Romë, Paris, etj., me telegrame, relacione, raporte, informacione, urdhëresa, nota diplomatike, ftesa, artikuj gazetash të shtypit botëror, revista, flet-palosje, fotografi, etj., etj., të cilat publikohen për herë të parë nga Memorie.al., në rubrikën historike dossier, duke filluar nga ky numër.

Raport-informacioni i Kryetarit të Komitetit për Marrëdhënie Miqësore dhe Kulturore me Botën e Jashtme, Jorgo Melica, dërguar Komitetit Qendror të PPSH-së, lidhur me qëndrimin në Shqipëri të shoqërueses së Nënë Terezës, regjisores Zhanet Petrie

Komiteti

Nr.320 Tiranë me 27.11.1989

I N F O R M A C I O N

Mbi qëndrimin e Zhanet Petrisë në vendin tonë.

Nga data 25-25 nëntor 1989, bëri një vizitë private në Shqipëri gazetaria kanadeze e nënë Terezës, Zhanet Petri.

Që në fillim të vizitës Zhanet Petri vuri në dukje se kishte ardhur me mision nga Nënë Tereza, gjë që shprehet edhe në letrën e Nënë Terezës. Detyra e saj kryesore ishte të dorëzonte letrat e Nënë Terezës për shokun Ramiz Alia, shoqen Nexhmije Hoxha, shokun Jorgo Melica, Ciril Pistoli dhe Adelina Mazreku dhe të takohej me disa nga personalitetet.

Pas vizitës që bëri në muzeun “Enver Hoxha” kërkoi me këmbëngulje të takohej me shoqen Nexhmije Hoxha, “qoftë edhe për dy minuta”. Përgatiti dhe një zarf të veçantë në të cilin futi të gjitha kopjet e letrave, si dhe një letër që shkroi posaçërisht për të ditën e fundit.

Kur ju tha se shoqja Nexhmije i kishte marrë si videokasetën dhe letrën, mbeti e kënaqur, pavarësisht se nuk mundi të merrte takim. Në pamundësi për t’u takuar me shoqen Nexhmije, pyeti nëse mund të takohej me të bijën. Ju tha se çështjet shtetërore nuk mund të përzihen me çështjet private.

Gjatë bisedave me të, Zhanet Petri tha se Nënë Tereza, që ditën që u largua nga Shqipëria dhe mbërriti në Romë, u takua me Papën, i cili, siç tha ajo, “ka një dashuri e respekt të jashtëzakonshëm për Nënën”. Kur u pyet nëse Papa tregoi ndonjë interes për vendin tonë, ajo e kapërceu bisedën duke thënë se “ai u kënaq kur pa albumin me fotografi të vizitës dhe u ndal veçanërisht në shtëpinë ku kanë banuar e ëma dhe motra e nënë Terezës (shtojmë se Nënë Tereza mendon që në këtë shtëpi të vendosë motrat. Edhe Zh. Petri, pyeti se si veprohet kur blihet një shtëpi). Nënë Tereza i dhuroi Papës një nga qilimat që i ishin bërë dhuratë në Shqipëri, të cilin ai e pranoi.

Qëllimi i dërgimit të letrave dhe i Zh. Petrisë këtu, është gjetja e mënyrave dhe rrugëve për të sjellë motrat. Nëna mendon të sjellë katër motra, të cilat mund të jenë me kombësi të ndryshme, përveç primares, që mendohet të jetë me origjinë shqiptare. Për këtë sugjeron të sjellë të motrën e Marie Garetit, që ndodhet në Washington D.C. dhe që mban një post të rëndësishëm në Kuvendin e Nënë Terezës.

Nëna pranon që një shtëpi e tillë mund të mos hapet domosdo në Tiranë. Kushtet e pranimit të motrave Nëna i lë në dorë të vendit pritës. Për këtë dërgon edhe kopje të dy kontratave me Bashkimin Sovjetik. Megjithatë Nënë Tereza mendon të vijë vetë në Shqipëri në fund të dhjetorit të këtij viti. Për këtë ka refuzuar çdo ftesë që i është bërë.

Edhe vetë Zh. Petri theksoi disa herë me rradhë se: “ju nuk mund ta merrni me mend se sa e pa angazhuar në politikë është Nëna”. Ky është edhe çelësi i suksesit të saj që di t’ia përshtasë misionin motrave vendit ku i ka vendosur”.

Me ardhjen në Shqipëri Zhanet Petri theksoi se misioni i saj ishte vetëm çështja e Nënës e jo të bënte vizita. Megjithatë, interesi i saj për vendin tonë erdhi duke u rritur, sidomos pas vizitës në Muzeun Kombëtar dhe në Muzeun “Enver Hoxha”. Në Muzeun “Enver Hoxha” tha se “është mirë kur e sheh nga afër një vend, sepse korrigjon edhe opinionet e gabuara, që pa dashjen tënde, mund të t’i kenë ushqyer të tjerët”.

Të nesërmen na tregoi se kishte blerë disa nga veprat e zgjedhura të shokut Enver Hoxha dhe disa broshura informative. Nga ana jonë i’u dhuruan disa material të tjera, një seri me fotografi nga vizita me Nënë Terezën (sipas kërkesës së saj), fotografia e zmadhuar e motrës së Nënë Terezës tek varri dhe metodën e mësimit të gjuhës shqipe (sipas kërkesës së vetë Nënës).

Ditën e largimit, na informoi se një natë më parë, i kishin ftuar për darkë dy shqiptarë të Amerikës, njëri tepër i gjatë dhe tjetri prift ortodoks nga Bostoni”. Na tha se ata kishin dijeni për ardhjen e saj nga misioni ynë në OKB. Pyetjes së tyre “përse ke ardhur”, ajo na tha “ju shmang sepse jo të gjithë duhet të marrin vesh arsyen e vizitës sime”.

Nga vizita mbeti e kënaqur me shpresë se ka për t’u kthyer përsëri.

Kryetari

Jorgo Melica

P.S. bashkangjitur ndodhet zarfi për shoqen Nexhmije Hoxha

(letra e dytë)

Raport-informacioni i ministrit të Punëve të Jashtme, Reiz Malile, dërguar Komitetit Qendror të PPSH-së, për vizitën në Tiranë të shoqërueses së Nënë Terezës, regjisores Zhanet Petrie

MBI VIZITEN E SEKRETSRES SE NENE TERZES NE TIRANE, ZHANET PETRI

Këto ditë bëri një vizitë në Tiranë sekretarja e Nënë Terezës, gazetarja Zhanet Petri.

Ajo u prit në Komitetin për Marrëdhëniet Kulturore e Miqësore me Botën e Jashtme, vizitoi institucione muzeale në Tiranë dhe në Berat, u takua me shoqen Marie Kraja e Adelina Mazreku dhe shkoi tek varret e familjes së Nënë Terezës.

Zhanet Petri tha se vinte në Shqipëri me porosi të nënës, për të sjell letrat e saj për shokun Ramiz Alia, shoqen Nexhmije Hoxha. Nënvizoi se për dërgimin e “motrave” në Shqipëri “nëna mori letrën e presidentit dhe u kënaq shumë, e lexoi disa herë, por në të nuk gjeti, as po e as jo”.

Shtoi se një ditë duhet të bëjmë diçka dhe se këtë nëna e pret, se ajo e pranon realitetin shqiptar, ka filluar të flas dhe është krenare që është shqiptare. Sipas Zhanet Petri, dëshira e Nënë Terezës është që të vijë në Shqipëri, së bashku me motrat, brenda vitit.

E sipërmja dorëzoi për shokun Ciril Pistoli një fotografi të Nënë Terezës, me shënimet e saj ku e falenderonte për telegramin që i dërgoi kur ishte e sëmurë. Gjithashtu dorëzoi një letër për Jorgo Melicën, e një për Adelina Mazrekun, ku përsëri trajton çështjen e dërgimit të motrave në Shqipëri.

Shoku Jorgo Melica i theksoi se: “në Shqipëri fëmijët janë në çerdhe e kopshte, për ata me të meta mendore ka shkolla special si dhe për të sëmurët psiqik. Shërbimi shëndetësor është falas, që në Shqipëri lindshmëria stimulohet, që në fatkeqësinë që i ndodh një familjeje merr pjesë e gjithë shoqëria, vesh arsyen e vizitës sime” sikurse ndodhi me fatkeqësinë e datës 23 nëntor, (të cilën ajo e pa ceremoninë e organizuar me këtë rast dhe tha se nuk mund ta besoj që një gjë e tillë të ndodhte në Amerikë).

Në Indi, Amerikën Latine dhe Bashkimin Sovjetik, etj., gjen fushë veprimi misioni juaj, pse ka njerëz të mbetur rrugëve, të pa strehë e pa ndihma, fëmijë të braktisur, pleq pa shtëpi, të droguar, njerëz me sëmundje ç’farosëse e ngjitëse. Këtu tek ne këto nuk gjenden, për arsye se ekzistojnë institucione shtetërore në të cilat punojnë me qindra djem e vajza si mjeke, infermier, si kujdestar e edukator, prandaj çdo mision tjetër do të ishte i pa nevojshëm.

Megjthëse dëgjonte me interes dhe miratonte, Zhanet Petri, përsëriste: “të fillojmë të mendojmë për të ardhmen”. Gjatë bisedave me të, Zhanet Petri tha se Nënë Tereza, që ditën që u largua nga Shqipëria dhe mbërriti në Romë, u takua me Papën, i cili, siç tha ajo, ka një dashuri e respekt të jashtëzakonshëm për Nënën. “Ai u kënaq kur pa albumin me fotografi të vizitës dhe u ndal veçanërisht në shtëpinë ku kanë banuar e ëma dhe motra e Nënë Terezës. Nënë Tereza i dhuroi Papës një nga qilimat që i ishin bërë dhuratë në Shqipëri.

Nga pritja e trajtimi Zh. Petri, mbeti e kënaqur. Bashklidhur është letra drejtuar shoqes Nexhmije Hoxha. Për korrektesë mendojmë t’i jepet një përgjigje nga shoku Jorgo Melica, ose Adelina Mazreku, ku do të theksohet se për arsye të realitetit të shoqërisë tonë nuk del nevoja e hapjes të një shtëpie bamirësie. Teksin do ta përgatisim.

Tiranë, me 30 nëntor 1989

Reiz Malile

Letra e ministrit të Punëve të Jashtme, Reiz Malile, dërguar Nënë Terezës më 20 dhjetor 1989

Tiranë, me 20 dhjetor 1989

E respektuar Nënë Tereza

Muarrëm letrat tuaja që na dërgonit me Z. Zhanet Petri. Unë dhe miqtë tuaj të tjerë u gëzuam pa masë nga Z. Petrie se tani ndjeheni më mirë dhe që gjendja juaj shëndetësore është përmirësuar.

Gjatë ditëve të qëndrimit tuaj në Tiranë unë ndjeva një kënaqësi të veçantë që pata rastin t’ju shoqëroj në disa nga institucionet tona shëndetësore e shoqërore, misioni i të cilave është të kujdesen për shëndetin dhe mirëqenien e njerëzve.

Vëmendje ndaj të sëmurëve apo jetimëve tek ne është problem i tërë shoqërisë dhe shtetit, që nuk kursehen për të bërë gjithçka që ato të jetojnë në mirëqenie e gëzim. Në kushtet tona nuk paraqitet nevoja e hapjes së një shtëpie bamirësie.

Unë dhe miqtë e tjerë që keni këtu, vlerësojmë me respekt humanizmin tuaj të devotshëm.

Reis Malile

Letra dërguar Ministrit të Punëve të Jashtme, Reiz Malile, për të miratuar letrën që do i dërgohej Nënë Terezës, në emër të Adelina Mazrekut

Shoku Reis!

Bashkëlidhur është letra që mendohet t’i dërgohet Nënë Terezës në emër të sh. Adelian Mazreku 21.12.1989

E respektuar Nënë Terezë

U gëzova pa masë për letrën tuaj, që ma dërguat me zonjën Zhanet Petri, për të cilën Ju falenderoj nga zemra.

Me kënaqësi kujtoj ditët e qëndrimit tuaj në Atdheun tone, por më erdhi keq që koha e vizitës ishte e shkurtër dhe nuk mundët të vizitoni pjesë të tjera të Shqipërisë. Ashtu si në Tiranë, ku ne së bashku pamë disa nga institucionet tona shëndetësore e shoqërore, kudo në Shqipëri ka institucione të tilla misioni të cilave është që të kujdesen për mirëqenien e njeriut, njësoj siç kujdeset familja me dashuri dhe ngrohtësi për njerëzit e saj.

E dashur, Nënë Tereza

Ne patëm rast të shkëmbejmë mendime e t’ju flas se në Shqipëri, gjithçka që është bërë e bëhet, i kushtohet lumturisë së njeriut për ta çliruar nga vuajtjet, sëmundjet dhe epidemitë, si dhe nga plagët e rënda shoqërore që e bëjnë të vështirë jetën e milionave njerëzore sot në botë.

Nisur nga kjo, besoj se është e kuptueshme për Ju se nuk lind nevoja për hapjen e një misioni të motrave Tuaja në Shqipëri, humanizmi dhe kujdesin e të cilave për lehtësimin e dhimbjeve ne e çmojmë së tepërmi.

E përfundoj letrën time, duke Ju uruar çdo të mirë për Vitin e Ri 1990, në radhë të parë shëndet të plotë dhe gjithmonë suksese në misionin Tuaj të lartë e fisnik.

Me respekt e dashuri

Adelina Mazrreku

Raport-informacioni i Ministrisë së Punëve të jashtme në Tiranë, dërguar Komitetit Qendror të PPSH-së, lidhur me kërkesën e shefit të kabinetit të Ministrit të Punëve të Jashtme të Italisë, De Mikelis Grafini, për ardhjen e një prifti në Shqipëri

I N F O R M A C I O N

Me datën 28 nëntor, zëvendës shefi i kabinetit të ministrit të Jashtëm Italian, De Mikelis Grafini, thirri ambasadorin tonë dhe i kërkoi që:

Së bashku me motrat e Nënë Terezës të vijë në Shqipëri dhe një prift i cili do t’u shërbejë vetëm motrave të Nënë Terezës. Lidhur me këtë, shpjegoi, De Mikelis ka menduar që ky person mund të ishte një Italian i cili të qëndrojë pranë ambasadës italiane në Tiranë dhe shërbimi i tij do të jetë i kufizuar vetëm për motrat në fjalë. Këtë kërkesë, sipas Grafinit, De Mikelisit, ia ka bërë ministri i Jashtëm i Vatikanit.
Në vazhdim Grafini, ngriti problemin e Popujve. Tha se meqenëse ata janë ngushtë, për ta mund të bëjmë një sistemim brenda për brenda ambasadës, duke u dhënë zyrën e atasheut të kulturës. Për këtë mund të çojmë nga Italia ndonjë arkë me material e mobilie. Jua them këtë, shtoi Grafini, për të mos krijuar ndonjë dyshim. Këtë Grafini e lidhi me kushtet e këqija të jetesës së tyre dhe se nuk do të ishte mirë që Popajt të gjendeshin në këtë gjendje në kohën e s’postimit të tyre jashtë vendit, me ndërhyrjen e ndonjë organizatë të Kryqit të Kuq, në praninë e përfaqësive perëndimore dhe italiane.
Lidhur me sa sipër, mendojmë:

Ambasadori ynë të marrë takim me zëvëndës shefin e kabinetit, Grafini, e t’i thotë se ne e mirëpresim me kënaqësi vizitën e Nënë Terezës në Shqipëri, e cila erdhi për t’u çmallur me vendin e saj dhe për të bërë homazhe në varrezat e njerëzve të vet. Gjatë kësaj vizite ajo u interesua edhe nëse mund të dërgonte katër motra misionare në Shqipëri. Në takimet që ajo pati me persona zyrtarë u vlerësua misioni i saj humanitar dhe midis të tjerash, i’u tha se çmojmë lart dëshirën e sinqertë për të patur edhe në Shqipëri motrat e saj, misionaret e bamirësisë. Asaj i’u shfaq bindja se ky shqetësim për njerëzit e varfër përbën dhe detyrën humane e patriotike për mijra e mijra djem e vajza të popullit shqiptar, që si mjekë e infermierë, si kujdestar e edukator, i janë përkushtuar shëndetit e mirëqenies së njerëzve tanë.
Nënë Tereza gjatë qëndrimit në Shqipëri, pati mundësinë të konstatonte vetë kujdesin që tregohet për njerëzit, për jetën e tyre, për fëmijët, pleqtë, invalidët etj.

Në fund Grafinit, për këtë çështje, t’i thuhet se Nënë Terezës i’u bë e qartë se shqetësimi i saj është dhe shqetësimi ynë dhe se Shteti Shqiptar i kushton përparësi kujdesit për shëndetin e mirëqenien e njerëzve. Në këto kushte nuk ka bazë dhe nuk del nevoja për ardhjen e priftit.

Për incidentin me Popajt, t’i thuhet se pozita e Shqipërisë i është bërë e qartë me kohë, palës italiane dhe pas bisedimesh të zgjatura është gjetur bashkërisht një rruge e papranueshme për të dyja palët, e cila nuk prek as sovranitetin shqiptar, as lëndon prestigjin Italian ose ligjet e praktikën ndërkombëtare, për raste të tilla. T’i ritheksohen shkurt garancitë e dhënë për Popajt, të cilët iu bënë të njohura dhe Ruxheros gjatë vizitës së tij në Tiranë dhe t’i thuhet se çdo ndërhyrje për zgjidhjen e problemit jashtë sovranitetit shqiptar, veçanërisht nëpërmjet një angazhimi paraprak me plane Italian, që bie në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet tona, e komplikon edhe më tepër problemin. T’i thuhet se kjo është pozita e qeverisë shqiptare dhe se nuk ka asnjë ndryshim.
Në fund t’i shprehet keqardhja e palës sonë për zvarritjen e zgjidhjes se incidentit dhe se çdo sygjerim apo propozim i ri, jashtë rrugës që është gjetur bashkërisht për zgjidhjen e problemit, do të krijonte përshtypjen se më tepër u jepet rëndësi gjashtë individëve që mbahen në mënyrë ilegale në ambasadë, se sa marrëdhënieve me Shtetin shqiptar. /Memorie.al

Linku i lajmit

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

dikur dikur dosja sekrete e nene terezes dosja sekrete e nene terezes

Sondazh

Poll

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta