"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
Pas më shumë se 4 vitesh punë, përfundon projekti i TAP, ambasadorja Yuri Kim: Tani Shqipëria, pjesë integrale e rajonit
14 Tetor 2020, 15:11Nga DOSJA
TIRANË– Pas pothuajse katër vite e gjysmë që nga fillimi i ndërtimit, gazsjellësi Trans Adriatik ka përfunduar punimet. TAP është mbushur dhe ka transportuar gaz natyror nga kufiri Greko-Turk deri në terminalin e Italisë Jugore. Pika e Ndërlidhjes midis tubacionit TAP dhe sistemit të transmetimit të gazit natyror në Pulia pritet të përfundojë dhe të jetë gati për të transportuar gaz në nëntor të vitit 2020.
Lidhur me lajmin e përfundimit të punimeve të TAP, ka reaguar edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim, e cila shkruan se projekti do ta vendosë Shqipërinë në hartën rajonale të energjisë.
“TAP do të transportojë gaz natyror nga Deti Kaspik në Evropë përmes Greqisë dhe Shqipërisë. Kjo është strategjikisht e rëndësishme, pasi e bën Shqipërinë një pjesë integrale të arkitekturës së larmishme rajonale të energjisë. Diversifikimi i energjisë = siguria = pavarësia,”-shkruan Kim.
TAP do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigante Shah Deniz II në Azerbajxhan deri në në Evropë. Tubacioni 878 km i gjatë lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian ( TANAP ) në kufirin Turko-Grek në Kipoi, kalon në Greqi dhe Shqipëri dhe përfundon në Italinë e Jugut.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Grida Duma, e ftuar në studion e Ditari në A2, ka folur për procesin e përzgjedhjes së kandidatëve dhe platformën...
DURRES– Kreu i Partisë Demokratike në degën Durrës, Ferdinand Xhaferraj është shprehur se qytetari durrsak nuk është burim infeksioni, por vetë spitali i Durrës...
TIRANË-Deklarata e kryedemokratit Lulzim Basha, se kryeministri dhe qeveria kanë në plan të shkarkojnë kryebashkiaken e Durrësit, Emirjana Sako, për &ccedi...
TIRANE– Presidenti i vendit Ilir Meta ka publikuar në Facebook një foto ku shihet krah dy ish-socialistëve Ndrue Legisi dhe Mark Nikolli. Meta ka qënë në një dr...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka mësuar sot kryebashkiakut të Shijakut, Elton Arbana sesi të mbajë maskën. Në një vizitë, ku po shihte punën e bashkisë p...
TIRANE- Kryedemokrati Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë se nuk raporton shifrat e sakta të të vdekurve dhe të infektuarve me COVID-19. Basha mori si shembull ras...
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike tha se është nga të parët që ka mbajtur maskë në publik. I pyetur nga gazetarët se a do të respektojë vendimin e qeverisë...
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thënë se nuk ka një plan nga qeveria për përballjen me pandeminë. Basha iu përgjigj sërish kryeministrit...
TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të kryebashkiakut Erion Veliaj se nuk ka asnjë padi ndaj tij për çështjen e makinës së kryedem...