LIVE UPDATES
Politike

Presidenti Meta i jep titullin ‘Naim Frashëri’ shtëpisë Botuese “Buzuku”

14 Tetor 2020, 13:45 Nga DOSJA
Presidenti Meta i jep titullin ‘Naim Frashëri’

TIRANE– Presidenti Ilir Meta ka dekoruar Shtëpinë Botuese “Buzuku” me Titullin “Naim Frashëri”, me motivacionin: “Në vlerësim të kontributit të çmuar si shtëpia botuese e parë dhe e pavarur me përmasa mbarëkombëtare e letërsisë bashkëkohore shqiptare. Botuese e shumë veprave artistike, historike të elitës intelektuale, duke paraqitur identitetin, kulturën, shpirtin krijues të kombit dhe vlerave të qytetërimit shqiptar”.

Duke iu drejtuar të pranishmëve në ceremoninë solemne të dekorimit, mes të cilëve ishte edhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Tiranë Naid Hasani, botuesi nga Prishtina Abdullah Zeneli, publicistë dhe shkrimtarë, Kreu i Shtetit u shpreh se kjo është një nismë e dobishme dhe e guximshme që lidhet me emrin e Abdullah Zenelit.

Fjala e Ilir Metës:

“I nderuar z. Zeneli, të nderuar pjesëmarrës, personalitete të kulturës, të diplomacisë, së artit dhe të gjitha fushave. 30 vite më parë, në kushtet tejet të rënda të aparteidit serb, lindi në Prishtinë Shtëpia Botuese ‘Buzuku’, e para shtëpi botuese e pavarur në krejt hapësirën ku flitet shqip. Kjo nismë sa e dobishme aq edhe e guximshme lidhet me emrin e Abdullah Zenelit, i cili vinte nga shkolla e të mirënjohurës ‘Rilindja’. “Buzuku” po hynte në jetën shpirtërore të shqiptarëve për të bërë histori. Është fakt se ne kemi sot në bibliotekat tona kontributin e çmuar të “Buzukut” për promovimin e shumë thesareve të letërsisë tonë të traditës dhe asaj bashkëkohore, pa lënë në harresë  edhe përkthimet e shumta nga letërsia më e mirë botërore. Por, një faqe veçanërisht e merituar në veprimtarinë botuese të ‘Buzukut’ shënohet me gjurmimin dhe nxjerrjen në dritë të shkrimtarëve shqiptarë, si në Prishtinë edhe në Tiranë, të mohuar me dekada nga censura politike për shkak të ideve të tyre. Kjo punë e madhe dhe në kushte shumë të vështira në shërbim të kulturës shqiptare si një e tërë, përtej ndasisë së kufijve shtetërorë, e vendos z. Abdullah Zenelin dhe ekipin e ‘Buzukut’ në trashëgiminë frymëzuese të Rilindjes sonë Kombëtare. Në këtë trashëgimi rilindase do të vlerësohet nga historia jonë edhe roli paraprijës që luajti ‘Buzuku’ për t’u shndërruar në vatër të rrezatimit kulturor për shoqërinë, duke shkuar përtej veprimtarisë së një enti të zakonshëm botues. Do doja të përmendja dy fakte: Organizimi i panairit të parë të librit në Prishtinë fill pas çlirimit të  vendit, në nëntor 1999, duke hedhur kështu themelet e një tradite mbarëkombëtare në shërbim të librit si dhe themelimin pak javë më vonë, në janar 2000, të shoqatës së botuesve të Kosovës. Themelimi i kësaj shoqate ishte një hap me rëndësi të veçantë për t’i dhënë kuptim lirisë në një Kosovë të pavarur e demokratike, ku fjala e lirë do të ishte e shenjtë njëherë e përgjithmonë. Nuk është rastësi emri i kësaj shtëpie botuese.  Gjon Buzuku është një monument i madh i identitetit kulturor shqiptar. Është fisnikëri të jesh i rrethuar me libra, siç thotë vetë Abdullah Zeneli. Libri do të thotë përparim. Nëpërmjet kësaj fjale për Shtëpinë Botuese ‘Buzuku’ dëshiroj të përgëzoj të gjithë botuesit shqiptarë kudo janë dhe t’ju përcjell vlerësimin e tim të lartë për punën e shkëlqyer që bëjnë në shërbim të letërsisë  dhe  kulturës tonë kombëtare! Duhet të pranojmë se institucionet shtetërore në Tiranë ende nuk po arrijnë t’i përgjigjen si duhet ëndrrës së botuesve dhe nevojës shoqërore e kombëtare të shqiptarëve për t’i zhdukur barrierat që pengojnë unifikimin e hapësirës shqiptare kur është fjala për qarkullimin e lirë të librit. Të nderuar miq, Jam i lumtur që më jepet rasti në cilësinë e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, të shpreh mirënjohje dhe vlerësim për shtëpinë botuese ‘Buzuku’, duke i akorduar Titullin ‘Naim Frashëri’. Së fundi më lejoni t’i uroj shtëpisë botuese ‘Buzuku’, dhe themeluesit të saj Abdullah Zeneli jetë të gjatë dhe suksese në misionin e tij. Faleminderit!

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta dekoron ilir meta dekoron

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari