Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Pas heqjes së taksës, produktet serbe pushtojnë tregun në Kosovë
11 Gusht 2020, 14:40Nga DOSJA
KOSOVË – Tregu i Kosovës është mbushur me mallra nga Serbia, pak muaj pas heqjes së taksës 100 për qind. Të dhënat e fundit për muajin qershor 2020 tregojnë se shteti serb e ka kthyer primatin në importet e Kosovës në mesin e shteteve që janë pjesë e CEFTA-s.
Pak kohë pasi u hoqën taksa e më pas edhe reciprociteti, tregu në Kosovë është vërshuar nga mallrat e Serbisë.
Sipas të dhënave për muajin qershor, Serbia ishte e para nga anëtarët e CEFTA-s kur është në pyetje importi në Kosovë. Importet nga Serbia për muajin qershor kapin një vlerë prej 18 milionë eurove, duke e tejkaluar kështu edhe Shqipërinë, me 17.6 milionë euro.
Importet nga Maqedonia ishin në vlerë 18.2 milionë euro, kurse ato nga Bosnja 3.7 milionë euro.
Më 6 qershor të këtij viti, Qeveria e Kosovës, ka hequr të gjitha masat që kanë qenë të vendosura për mallrat serbe, në mënyrë që t’i hapet rrugë vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka thënë se me heqjen e reciprocitetit, Kosova ka hequr të gjitha pengesat për vazhdimin e dialogut dhe presim që të njëjtën gjë ta shohim nga pala serbe, që të heqin të gjitha pengesat dhe t’i japin frymë procesin e dialogut.
Por, siç ka thënë ai, “ne ruajm të gjitha të drejtat tona, si shtet sovran, që të vendosim të gjitha masat e nevojshme, për të ruajtur sovranitetin tonë, në koordinim me partnerët tanë”, duke shtuar se shfuqizimi i masave të reciprocitetit është bërë për një kohë të arsyeshme, që t’i jepet shans dialogut.
Një të tillë është kërkuar që ta bëjë edhe Serbia, që prodhuesit kosovarë të mund të eksportojnë në tregun serb. Megjithatë, bizneset e Kosovës vazhdojnë të përballen me pengesa të ndryshme. Zbatimi i taksës 100 për qind për një vit e gjysmë nga Qeveria e Kosovës për importet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, ka pasur efekte të ndryshme në aspektin politik dhe ekonomik,.
Taksa 100 për qind është vendosur nga Qeveria e Kosovës që udhëhiqej në atë botë nga Ramush Haradinaj. Para vendosjes së taksës doganore, Serbia ishte eksportuesja më e madhe e produkteve në Kosovë. Ky shtet, para 21 nëntorit, të vitit 2018, gjatë një dite ka eksportuar në Kosovë mallra në vlerë prej rreth 1.2 milion euro apo më shumë se 360 milionë euro brenda një viti. Kurse, gjatë zbatimit të taksës, Serbia ishte pothuajse eksportuesja më sasinë më të vogël të produkteve në Kosovë.
BRITANI E MADHE- Një situatë e pazakontë ka ndodhur në Britaninë e Madhe, ku stina e verës brenda pak orësh është shndërruar në `Dimër`, për shkak të ndryshimi...
GREQI- Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë kohët e fundit janë rritur ndjeshëm pasi Erdogan ka urdhëruar që në dy javët e ardhshme të nis operacioni për të kërkua...
LOS ANGELES- Një dasmë në Los Angeles është anuluar dhe të gjithë pjesëmarrësit janë shpërndarë pasi ndërhyrjes së policisë duke qenë se kjo e fundit kishte dëg...
KOSOVË- Ministria e Arsimit në një deklaratë për mediat ka bërë me dije sot ka pasur një takim mes të ministrit të Arsimit, Ramë Likaj, dhe zëvendësministr...
Një grup personash të armatosur kanë sulmuar një furgon të blinduar, i cili përdoret për transportin e sendeve me vlerë përgjatë autostradës A14, 2 kilometra n...
KOSOVË- Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka njoftuar se gjatë 24 orëe të fundit në Kosovë kanë humbur jetën 13 persona. Me këto raste të vdekjeve, n...
SERBI– Koflikti mes Serbisë dhe Kosovës duket se nuk do të marrë fund, pasi zyrtarët dhe liderët serbë jan gjithmonë në sulm të Kosovës. Së fundmi Ministrja se...
MAQEDONI E VERIUT- Maqedonia e Veriut shënon 1 viktimë nga koronavirusi në 24 orët e fundit.Prej fillimit të shpërthimit e dei më tani Maqedonia është përballur...
TURQI– Para disa javësh situata në Mesdhe u ashpërsua në mënyrë të rrezikshme. Dukej sikur edhe përballja ushtarake mes Turqisë dhe Greqisë nuk përjashtohej më....
LITUANI– Vilnius, kryeqyteti lituanez ka lejuar të hapen hapësira publike për kafene dhe bare, në mënyrë që të ndihmojnë në rritjen e ekonomisë lokale. Por msa...