LIVE UPDATES
Art&Argëtim

“Pantallona dhe xhaketa blu të konsumuara që vinin nga një ideologji dhe epokë tjetër, flaken në rrugicat e Brindizit…

10 Mars 2021, 08:58 Nga DOSJA
“Pantallona dhe xhaketa blu të konsumuara që vinin nga një

Memorie.al publikon një shkrim të panjohur të gazetares amerikane, Brenda Fowler, korrespondente e gazetës së famshme, New York Times, e botuar prej saj më 9 mars të vitit 1991, ku në reportazhin e saj me titull “Refugjatët shqiptarë, dërgohen në strehimore”, ajo ka përshkruar me detaje mbërritjen e refugjatëve shqiptarë në brigjet italiane me anë të anijeve dhe peshkarexhave që ishin rrëmbyer në portet e Durrësit, Shëngjinit dhe Vlorës, ku në bordet e tyre ishin imbarkuar rreth 20.000 persona të moshave të ndryshme.  Reportazhi i plotë i gazetares amerikane lidhur me atë ngjarje të ndodhur plot 30 vite më parë në brigjet italiane, pamjet e së cilës bënë xhiron e botës, si dhe emrat e shqiptarëve të intervistuar prej saj, lidhur me arsyet që i kishin detyruar ata të ndërmerrnin atë aventurë të rrezikshme, me fëmijët e vegjël në krah.

“Pantallona dhe xhaketa blu të konsumuara që dukej se vinin nga një ideologji dhe epokë tjetër, flaken tej në rrugicat e pasme të Brindizit. Pasi ato hidhen atje nga shqiptarët, këta të fundit marrin nga italianët vendas, pantallona të shkurtra ose xhupa të rinj. Para një shkolle, një grua italiane vendase, qëndroi te porta e mbyllur duke i lutur një roje që të lejonte një familje shqiptare me një fëmijë të kalonte natën në shtëpinë e saj. “Ne duam të ndihmojmë, por gjithçka është kaq e paorganizuar”, tha ajo. Në një cep tjetër, një grup të rinjsh shqiptarë nga porti i Durrësit, nga i cili janë larguar shumica e anijeve, folën për kalimin e tyre 40 orësh, në një anije që dikush kishte komanduar duke i drejtuar një pistoletë kokës së kapitenit, duke shpresuar për të gjetur punë”.

Kështu thuhej në mes të tjerash në një nga shkrimet e datës 9 mars të vitit 1991, të gazetës së famshme amerikane, New York Times, me autore, Brenda Fowler, korespondente e asaj gazete për Italinë, e cila në reportazhin e saj me titull “Refugjatët shqiptarë dërgohen në strehimore”, përshkruante me detaje dramën e 20.000 refugjatëve shqiptarë që mbërritën në brigjet italiane në javën e parë të marsit të atij viti, me anijet dhe peshkarexhat që i kishin rrëmbyer në portet e Durrësit, Shëngjinit dhe Vlorës. Për më shumë rreth kësaj, na njeh shkrimi në fjalë i gazetares amerikane, Brenda Fowler, të cilin Memorie.al e publikon të plotë me rastin e 30 vjetorit të asaj ngjarje, e cila njihet ndryshe si “Eksodi i shqiptarëve me anije drejt Italisë”.

   Shkrimi i gazetares amerikane, botuar në ‘New York Times’ më 9 mars 1991

                    ‘Refugjatët shqiptarë, dërgohen në strehimore’

 Nga Brenda Fowler

   9 Mars 1991

Nga frika e një epidemie midis mijëra refugjatëve shqiptarë që flinin në ambiente të hapura në kushte skandaloze pranë dokut, policia italiane filloi t’i mbledhë ata këtë mbrëmje për t’i zhvendosur në shkollat lokale për të kaluar natën.

Kjo masë paraprake, u duk se ishte hapi i parë në premtimin e Qeverisë Italiane, të bërë më parë gjatë ditës për të gjetur strehim të përkohshëm për rreth 20.000 shqiptarë, të cilët kanë lundruar me anije të mëdha dhe tejet të ndryshkura përtej Adriatikut, në këtë rajon dhe në qytetet e tjera bregdetare italiane, në ditët e fundit për të kërkuar punë dhe strehë.

Por një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme, përsëriti sot se ata që nuk plotësojnë kërkesat për azil politik ose që nuk kanë vizë për të hyrë në Itali, do të riatdhesohen përfundimisht. Ankesa vjen nga Komisioni i Kombeve të Bashkuara.

Në një deklaratë të lëshuar në Gjenevë, Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, i bëri thirrje Italisë të përcaktojë nëse shqiptarët kualifikohen për statusin e refugjatit politik, përpara se t’i kthejnë ata përsëri për në vëndin e tyre.

Aksioni për të strehuar shqiptarët, disa prej të cilëve kanë qenë këtu për një javë, ishte hapi i parë vendimtar i ndërmarrë nga autoritetet në këtë qytet-port jugor, me 92.000 banorë. Rrugët e ngushta të të cilit përreth zonës së portit, janë të mbushura me rreth 16.000 shqiptarë, kryesisht të rinj burra në të 20-at dhe 30-tat e tyre, por edhe familje me fëmijë.

“Gjatë natës ne do të zhvendosim të gjithë shqiptarët në 38 shkolla lokale”, tha Raffaele Belardi, Ministri Rajonal i Mbrojtjes Civile të Brindizit, pas një takimi në mbrëmje me zyrtarët e urgjencës dhe ata lokalë. “Nesër në mëngjes midis ores 8 dhe 9 ata do të marrin mëngjesin dhe midis orës 12 dhe 14, 7.000 prej tyre do të marrin një drekë të nxehtë dhe pjesa tjetër do të marrin një drekë të ftohtë”.

Policia tha se kishte gjithashtu rreth 2000 shqiptarë në Monopoli, 1.200 në Bari dhe dhjetra të tjerë, në qytete të tjera bregdetare të rajonit të Puglias. Megjithëse zyrtarët kishin thënë më herët se asnjë anije nuk do të lejohej të ankorohen këtu, policia tha se anije të vogla vazhduan të mbërrinin sot, duke sjellë shumë shqiptarë.

Por zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Alessandro Di Franco, tha se roja bregdetare po përpiqej të kthente anijet që mbërrinin nga Shqipëria, dhe se Italia i kishte bërë thirrje këtij vendi të ndalonte eksodin dhe të lirojë, 215 të burgosur politikë.

“Kjo do të konsiderohej një shenjë që do të zbuste dëshirën e madhe për t’u larguar nga Shqipëria”, tha Z. Di Franco.

                              Ndihma e Urgjencës për Shqipërinë

Qeveria Italiane u zotua gjithashtu të japë rreth 9 milion dollarë ndihmë emergjente për Tiranën, në formën e ushqimit dhe ilaçeve, në një mbështetje për programin e liberalizimit të Presidentit shqiptar, Ramiz Alia. Korrikun e kaluar, Italia, priti më shumë se 3.000 shqiptarë që kishin kërkuar strehim në ambasadat perëndimore në Tiranë, por shumica e tyre shkuan në Gjermani.

Kjo skenë, këtë mbrëmje ishte vetëm një nga qindra të tilla, nga kaosi festiv, ndërsa bllokimet e trafikut të ambulancave boshe, kamionëve të transportit dhe autokolonave të policisë, u zhvilluan në rrugët e ngushta të zonës së portit, rreth grupeve të shqiptarëve me fytyrë të zymtë dhe italianëve kuriozë.

Pantallona dhe xhaketa blu të konsumuara që dukej se vinin nga një ideologji dhe epokë tjetër, flaken tej në rrugicat e pasme të Brindizit. Pasi ato hidhen atje nga shqiptarët, këta të fundit marrin nga italianët vëndas, pantallona të shkurtra ose xhupa të rinj.

Para një shkolle, një grua italiane vendase, qëndroi te porta e mbyllur duke i lutur një roje që të lejonte një familje shqiptare me një fëmijë të kalonte natën në shtëpinë e saj. “Ne duam të ndihmojmë, por gjithçka është kaq e paorganizuar”, tha ajo.

Në një cep tjetër, një grup të rinjsh shqiptarë nga porti i Durrësit, nga i cili janë larguar shumica e anijeve, folën për kalimin e tyre 40 orësh, në një anije që dikush kishte komanduar duke i drejtuar një pistoletë kokës së kapitenit, duke shpresuar për të gjetur punë.

“Vetëm imagjinoni, që ka me mijëra pistoleta nëpër duar, në të gjithë Shqipërinë dhe ne kishim vetëm 3 në këtë anije”, tha Nini Toçi, një mekanik 27-vjeçar, i cili tha se kishte ardhur në Itali, me disa miq, sepse besonte se ishte një vend i pasur dhe se kishte punë këtu.

Një grua në grup dukej e tronditur, kur u tha se shumë shqiptarë mund të duhej të ktheheshin, nëse nuk kualifikoheshin si refugjatë politikë, sipas Konventës së Gjenevës.

“Të gjithë ne jemi refugjatë politikë”, tha Elsa Shuka, një nënë 33-vjeçare, e cila tha se kishte kaluar natën e kaluar në det të hapur me burrin e saj dhe fëmijët 6 dhe 11 vjeç. “Unë jam një emigrante politike dhe ekonomike”.

Ndërsa ajo fliste, një Fiat i vogël i kuq, u ngjit në bordurë dhe një djalë italian, doli nga dyert e saj, për t’u dhënë shqiptarëve kremin e rruajtjes, një brisk dhe pak sapun. Nëna e djalit, Irene Cecchini, u shpreh: “Unë nuk mendoj se ata duhet të lejohen të qëndrojnë në vendin tonë, por unë dhe njerëzit e Brindizit po përpiqemi t’i ndihmojmë”.

Por tensioni ishte i dukshëm në pjesë të tjera të qytetit. Policia dhe punonjësit e ndihmës, thanë se spitalet ishin të mbushura me shqiptarë, që kishin pësuar lëndime të lehta dhe rrugët pothuajse vazhdimisht po kryqëzohen nga ambulancat.

Marrë nga Memorie.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur brenda fowler new york times refugjatet shqiptare brenda fowler new york times refugjatet shqiptare

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 10 Mars 2021, 08:36

Publikohet shkrimi i panjohur i gazetares amerikane, Brenda Fowler, korrespondente e gazetës së famshme, New York Times, e botuar prej saj më 9 mars të vitit 19...

Art&Argëtim 9 Mars 2021, 07:07

Publikohet një dokument arkivor të nxjerrë nga Arkivi Qëndror i Shtetit (fondi i ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së) i cili i përket vitit 1957, ku ndodhet fjala ...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta