Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tiranë- Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka denoncuar se kryeministri Edi Rama dhe Erion Veliaj, po i japin inceneratorit në Tiranë 100 milionë euro shtesë për plehrat e Durrësit. Ai thekson më tej se shqiptarët do t’u paguajnë 3 inceneratorëve, të Tiranës, Elasanit dhe të Ferit, 500 milionë euro.
“Në inceneratorin e Tiranës, mafia e plehrave është fshehur pas një kompanie fantazëm, e regjistruar në parajsë fiskale. Me këmbënguljen e Edi Ramës, shteti shqiptar do t’i kalojë 100 milionë euro për plehrat e Durrësit, kur fare mirë, mund të kishte ndërtuar një landfill modern që zgjidhte problemet mjedisore dhe të pastrimit të qytetit që përballon fluksin më të madh turistrik në vend.”, shprehet ai.
Reagimi i plotë:
Mbushja e Durrësit me plehra dhe djegia e tyre masive në Manzë ishte një shfaqje e inskenuar e mafias së plehrave. Ajo është një shfaqje kriminale e Edi Ramës dhe e Erion Veliajt për të çuar 100 milionë euro në inceneratorin e tyre në Sharrë.
Mafia e plehrave, me në krye Edi Ramën, kishte llogaritur me saktësi skenarin për të çuar 100 milionë euro para publike në xhepat e Edi Ramës, Erion Veliajt, Arben Ahmetajt dhe Taulant Ballës.
• Në kulmin e pandemisë, mbyllën venddepozitimin e mbetjeve në Porto Romano, përmes një tenderi të paracaktuar nga Edi Rama.
• Më pas, shpërndanë në disa vende të dukshme mbetjet e Durrësit.
• Pastaj, mafia e la Durrësin pa pastruar, në mënyrë që qytetarët të mërziten dhe të mos interesohen për aferën korruptive 100 milionë euro për largimin e plehrave nga qyteti.
• Dhe në fund, i dogjën plehrat publkisht, duke shkaktuar një katastrofë mjedisore në Manzë, në një zonë që merr vëmendjen si nga Tirana, ashtu edhe nga Durrësi.
Në inceneratorin e Tiranës, mafia e plehrave është fshehur pas një kompanie fantazëm, e regjistruar në parajsë fiskale. Me këmbënguljen e Edi Ramës, shteti shqiptar do t’i kalojë 100 milionë euro për plehrat e Durrësit, kur fare mirë, mund të kishte ndërtuar një landfill modern që zgjidhte problemet mjedisore dhe të pastrimit të qytetit që përballon fluksin më të madh turistrik në vend.
Që në fillim, inceneratorët e plehrave ishin një aferë mafioze, ndoshta më e madja e qeverisë së Edi Ramës në këto 7 vjet. Me firmën e Edi Ramës dhe Erion Veliajt, shqiptarët do t’u paguajnë 3 inceneratorëve, të Tiranës, Elasanit dhe të Ferit, 500 milionë euro, gati aq sa mori borxh dje kreu i mafias së plehrave. Vjedhja e parave të shqiptarëve nuk do të zgjasë edhe shumë. Me marjen e drejtimit të qeverisë, këto afera korruptive do tli nënshtrohen verifikimit dhe paratë e vjedhura do t’u kthehen shqiptarëve. Mafia e Plehrave nuk ka për të vendosur më për shëndetin e shqiptarëve.
Ky reagim i Palokës vjen pasi situata është tepër emergjente në Durrës përsa i përket ndotjes. Ditët e fundit qyteti i Durrësit ka qenë i “mbuluar” nga plehrat. Shkak për këtë situatë është bërë anulimi i projektit për Eko-Parkun tek Porto Romano. Pas anulimit, Bashkisë së Durrësit, iu kërkua që t’i çonte mbetjet në landfillin e Sharrës. Por për shkak të pamundësisë për të mbuluar kostot, pushteti vendor po përdor Manzën për djegien e tyre. Ndërkohë banorët e Manzës janë ngritur në protestë dhe nuk lejojnë që kamionët me plehra të futen në qytezë. Sakaq, sot Këshilli Bashkiak i Durrësit shpalli emergjencën mjedisore.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ministria e Shëndetësisë bëhet me 3 zv/ministra. Në mbledhjen e djeshme të qeverisë është emëruar si zëvendësministër i Shëndetësisë, Albert Nikoll...
Tiranë- Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri do të mbledhë nesër në orën 17:00 Komisionit e Posaçëm Parlamentar. Kjo është...
SHKODËR– Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi është përplasur me punonjësit e Inspektoriatit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit, pas nisjes së shem...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk arriti mbrëmjen e së mërkurës të gjente një kompromis për reformën zgjedhore, me drejtuesit e opozitës parlamentare...
TIRANW-Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar turin e takimeve me bizneset në Njësinë nr.4 në Tiranë. Basha shprehet, se përditë dëgjon nga shqiptar...
TIRANË- Presidenti Ilit Meta ka përshëndetur raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit të 2019-ës, mbi liritë e besimit në Shqipëri. Nëpërmjet një reagi...
Tiranë– Kryeministri Edi Rama i ka kthyer një përgjigje Partisë Demokratike, sa i përket premtimit për paketën e tretë ekonomike. Në një postim në Facebook, Ram...
TIRANË– Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati në “Byro Politike” ka folur për ekonominë shqiptare pas pandemisë. Në fjalën e tij, Bushati ka folur e...
TIRANË– Bashkëkryetari i Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore, njëkohësisht përfaqësuesi i maxhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri ka kë...
TIRANË- Deputeti i opozitës së re, Halit Valteri, ka paralajmëruar grevë urie dhe bllokim Kuvendi ditën që do të votohet marrëveshja e arritur në Këshillin...