LIVE UPDATES
Politike

VOA: Opozita parlamentare me Ramën, por s’ka kompromis për reformën zgjedhore

11 Qershor 2020, 09:23 Nga DOSJA
VOA: Opozita parlamentare me Ramën, por s’ka kompromis për

TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk arriti mbrëmjen e së mërkurës të gjente një kompromis për reformën zgjedhore, me drejtuesit e opozitës parlamentare të cilët kundërshtojnë marrëveshjen e arritur mes socialistëve dhe përfaqësuesve të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim javën e shkuar. Marrëveshja u arrit falë ndërmjetësimit të Ambasadës amerikane dhe Delegacionit të Bashkimit europian në Tiranë. Ajo u përshëndet mbrëmë dhe nga Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo, në fjalën e tij gjatë prezantimit të raportit mbi liritë e besimit në botë.

Por miratimi i saj nuk mund të realizohet vetëm me votat e shumicës, duke qenë se kërkohen 3/5 e parlamentit. “Në Komisionin e Reformës zgjedhore do vendosim kushte në interes të asaj që kërkojnë shqiptarët, hapje të listës dhe administratë zgjedhore jo politike. Nuk do votojmë nëse nuk futen në raportin e Komisionit, kërkesat e 39 deputetëve të opozitës”, tha pas takimit kreu i grupit demokrat Myslim Murrizi.

Nga ana e tij, kryeministri Rama deklaroi se mirëkuptonte qëndrimin e deputetëve të opozitës parlamentare të cilët siç tha ai “gjenden përpara nevojës për të respektuar një marrëveshje që e konsiderojnë absolutisht të padenjë dhe mbi të gjitha detyruese nga jashtë parlamentit për parlamentin. Megjithatë, ajo që mendoj se është e rëndësishme është se do të vazhdojmë të diskutojmë”.

Zoti Rama hodhi poshtë çdo mundësi që marrëveshja e arritur me opozitën jashtë parlamentare të mund të rishikohej. “Ne duam që opozita parlamentare të kuptojë që në atë marrëveshje ne jemi palë, që nuk jemi këtu për ta vënë në diskutim dhe për ta përmbysur, por për ta kaluar. Kuptohet që ne gjendemi midis dy zjarreve se nga njëra anë kemi këtë marrëveshje, dhe nga ana tjetër nevojën e votimit në parlament, që kërkon më shumë se votat që ne i disponojmë. Përveç këtyre të dyjave – shpjegoi më tej kryeministri – është dhe një diskutim legjitim që duhet bërë, sepse dhe opinion publik, në shumicë ka një qasje që mbrohet nga këta përfaqësues që janë këtu, lidhur me të drejtën për të patur një votë preferenciale, që është shumë e diskutueshme, por është kjo që është”.

Zoti Rama ju kundërpërgjigj akuzave të formuluara nga përfaqësuesit e opozitës parlamentare për përpjekje për trafikim të votave, ndërsa vuri në dukje dhe një herë se marrëveshja e arritur me PD-në dhe LSI-në, nuk është ajo që PS-ja do të kishte dashur “Nuk preferoj të zgjedh një rrugë që do deformojë gjithë procesin e jetës normale parlamentare. Ka mundësi për të gjetur rrugën e arsyes. Duhet durim, punë bindëse, dëgjim i vëmendshëm. Do përpiqemi të gjejmë një zgjidhje me dinjitet”, u shpreh kryeministri, duke kërkuar që në këtë proces diskutimi të përfshihej dhe kryetari demokrat Lulzim Basha.” Eshtë koha që të bëjmë një sforco të gjithë, dhe unë. E mbase do ishte e udhës që dhe Lulzim Basha ta konsideronte që të futej në këtë proces e të bënte një komunikim dhe ai me ata që ai i ka sjellë këtu parlament, se nuk është mëkat e kështu të bashkojmë forcat për të gjetur një rrugë të arsyeshme për t’i dhënë zgjidhje një situate që nuk është absolutisht e lehtë siç duket”.

Kalimi në parlament i marrëveshjes po duket të jetë një rrugë e përpjetë, ndërsa firmosja e saj u vlerësua si një “sukses politik”, dhe u përshëndet nga faktori ndërkombëtar. Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo shprehu mbrëmë gjithashtu mbështetje. “Unë mirëpres marrëveshjen ndërpartiake të Shqipërisë për reformën zgjedhore, e cila do të forcojë demokracinë e saj dhe do të forcojë më tej të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Ne inkurajojmë të gjithë palët e interesuara ta kthejnë në ligj këtë marrëveshje politike”, deklaroi Sekretari Pompeo në konferencën me gazetarët në Uashington, duke preznatuar gjetjet e raportit të përvitshëm mbi gjendjen e lirisë së besimit në botë.

Marrë nga VOA 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama myslim murrizi reforma zgjedhore edi rama myslim murrizi reforma zgjedhore

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet