LIVE UPDATES
Politike

Paketa “anti-shpifje”, presidenti Meta: Solidarizohem me shqetësimin e gazetarëve, thirrje qeverisë të tërhiqet nga mod

13 Shtator 2020, 09:37 Nga DOSJA
Paketa “anti-shpifje”, presidenti Meta: Solidarizohem me

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka ripostuar një artikull të Zërit të Amerikës lidhur me shqetësimin e gazetarëve për paketën anti-shpifje. Në postimin e tij, Meta kërkon që qeveria të tërhiqet nga nisma e saj, duke i hequr një vijë paralele edhe me regjimin e Aleksandër Lukashenkos në Bjellorusi. Kreu i shtetit shton se ka dyshime shumë të forta që ligji ka vetëm një qëllim brenda vetes: të godasë, intimidojë dhe të mbyllë gojën e mediave kritike, pasi nuk janë marrë parasysh as rekomandimet e Komisionit të Venecias.

I bëj thirrje të fortë Qeverisë dhe Kuvendit njëpartiak të tërhiqet nga MODELI I NEVERITSHËM LUKASHENKO për censurën në media dhe të mos vijojë në errësirë me planet për të vënë në fuqi një ligj që bie ndesh qartazi me Kushtetutën dhe Opinionin e Komisionit të Venecias. Si Presidenti i Republikës kam folur qartë kundër këtyre iniciativave edhe me Dekretin Nr.11413, datë 11 janar 2020, që nuk duhet të vazhdojë të mbahet i fshehur në sirtarët e Kuvendit, por duhet pranuar menjëherë,”-shkruan Meta.

POSTIMI I METËS:

Solidarizohem me shqetësimin e organizatave të gazetarëve për riaktivizimin e përpjekjeve për të miratuar sërish një ligj për censurën e medias, në mungesë transparence dhe pa marrë parasysh opinionin e Komisionit të Venecias, që konfirmoi qëndrimin e drejtë që kam shprehur me dekrete për mos pranimin e paketës antikushtetuese “anti-shpifje” të qeverisë. Sipas përfaqësuesve të organizatave të gazetarëve: “Autoritete të larta të shumicës në qeveri kanë urdhëruar që ky ligj duhet bërë shpejt. Kjo duket qartë që është kopje e së njëjtës përpjekje flagrante e qeverisë për të goditur mediat. Dyshimet janë shumë të forta që ligji ka vetëm një qëllim brenda vetes: të godasë, intimidojë dhe të mbyllë gojën e mediave kritike”. Risjell në vëmendje se këto ligje jo vetëm që nuk janë në harmoni, por bien në kundërshtim me:
– Parimet themelore kushtetuese të ndërtimit të një shteti demokratik, sigurisë juridike dhe të proporcionalitetit;
– Dispozitat kushtetuese që mbrojnë të drejtën e lirisë së shprehjes, të lirisë së shtypit dhe të drejtës së informimit;
– Jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, vendimet e së cilës përbëjnë norma të detyrueshme për zbatim;
– Nuk janë në harmoni me standartet e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut;
– Nuk janë në harmoni me jurisprudencën e Gjykatës Europianë të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ)

I bëj thirrje të fortë Qeverisë dhe Kuvendit njëpartiak të tërhiqet nga MODELI I NEVERITSHËM LUKASHENKO për censurën në media dhe të mos vijojë në errësirë me planet për të vënë në fuqi një ligj që bie ndesh qartazi me Kushtetutën dhe Opinionin e Komisionit të Venecias. Si Presidenti i Republikës kam folur qartë kundër këtyre iniciativave edhe me Dekretin Nr.11413, datë 11 janar 2020, që nuk duhet të vazhdojë të mbahet i fshehur në sirtarët e Kuvendit, por duhet pranuar menjëherë. Liria dhe pavarësia e medias është një nga kushtet kryesore të Bashkimit Europian dhe pa garantuar lirinë e shprehjes nuk ka demokraci dhe nuk mund të ketë çelje të negociatave për anëtarësim. Duke risjellë në vëmendje përkeqësimin në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias të bërë publik në raportin vjetor të “Reporterëve pa Kufij”; Qëndrimet e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit, konkluzionet e “Freedom House”, Raportin e Qendrës për Pluralizëm dhe Liri Mediatike, si edhe shqetësimet e bëra publike nga organizatat më prestigjoze botërore e europiane të gazetarëve për hapat pas që vendi ynë ka shënuar sa i përket lirisë së medias, garantoj se do të jem përherë në krah të gazetarëve të pavarur e kurajozë për të mos lejuar kurrë instalimin e MODELIT TË NEVERITSHËM LUKASHENKO në Shqipëri. Duke shprehur solidaritetin më të fortë me të gjithë gazetarët që janë në një presion brutal nga të gjitha drejtimet, përsëris edhe një herë thirrjen, ftesën dhe angazhimin tim të sinqertë për të themeluar së bashku një media transparente, ku çdo shqiptar të jetë aksioner, për përmbysjen njëherë e mirë të regjimit të neveritshëm që synohet të instalohet në media.

Paketa antishpifje iu nënshtrua ndryshimeve të shumta gjatë një viti, pas shqetësimeve nga organizatat e gazetarëve dhe shoqëria civile në Shqipëri, si edhe presioni i organizatave ndërkombëtare, përfshirë Bashkimin Evropian, Këshillin e Europës dhe OSBE-në. 14 organizata shqiptare dhe 7 organizata ndërkombëtare të medias i kërkuan qeverisë shqiptare të tërheqë projektligjet. Megjithatë shumica socialiste e miratoi paketën ligjore në parlament dhjetorin e kaluar, pas një viti polemika dhe seanca dëgjimore në komisionin parlamentar të mediave, ndërsa duket se gjithçka po rikthehet nga fillimi tani që presidenti dekretoi edhe datën e zgjedhjeve parlamentare.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta miratohet paketa anti-shpifje ilir meta miratohet paketa anti-shpifje

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj