LIVE UPDATES
Politike

Debatet për paketën anti-shpifje/ ‘VOA’: Duket se gjithçka po rikthehet nga fillimi tani që Presidenti dekretoi…

12 Shtator 2020, 20:46 Nga DOSJA
Debatet për paketën anti-shpifje/ ‘VOA’: Duket se

Në Tiranë, parlamenti ka futur në programin e punës ndryshimet në ligjin për mediat audio-vizive. Ato janë pjesë e të ashtuquajturës paketa antishpifje, e cila u kritikua me vendosmëri nga organizatat shqiptare dhe ndërkombëtare të shtypit.

Njoftimi riktheu shqetësimet për gjoba dhe ndërhyrje të autoriteteve ndaj gazetarëve, që e quajnë këtë nismë të qeverisë, si përpjekje të hapur për censurë. Programi i punës së parlamentit për 6 javët e ardhshme përfshin mes të tjerash edhe shqyrtimin e dekretit të Presidentit të Republikës, i cili ktheu për shqyrtim projekt- ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”.

Ndërsa për dekretin e 13 janarit pritet një votim, në komisionin parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik u njoftua se është ngritur grup pune për opinionet e ardhura nga Komisioni i Venecias.

Qeveria ka thënë shpesh se kjo është një përpjekje për të frenuar shpifjet në media, pra është çështje e kufizimit të lirisë për të shpifur. Paketa ligjore, sipas përfaqësuesve të saj, synon që autorët e shkrimeve të mbajnë përgjegjësi për akuzat e pabazuara që publikojnë dhe minimalisht ta heqin nga faqet e tyre artikullin që nuk e provojnë dot.

Por përfaqësues të shoqatave të mediave pohojnë se “janë të shqetësuar për këtë riaktivizim të përpjekjeve për të miratuar një ligj për censurën e medias”.

Projekt-ligji u kthye pas nga presidenti, u rishikua imtësisht dhe nga Komisioni i Venecias, i cili zbuloi një seri problemesh të mëdha.

Drejtuesi i Këshillit Shqiptar të Medias, Koloreto Cukali, thotë se qeveria i ka kërkuar parlamentit të punojë sërish për këtë ligj, veprime që deri tani janë të fshehta dhe shoqëria civile nuk ka informacioni se si po punohet dhe me kë po konsultohen deputetët mbi përmbajtjen e re të ligjit.

“Dyshimet janë shumë të forta që ligji ka vetëm një qëllim funksioni brenda vetes: të godasë dhe të mbyllë gojën e mediave kritike. Ligji po bëhet për t’u mbyllur gojën atyre mediave, që, sipas qeverisë nuk duhet të dëgjohen, të paktën jo deri në zgjedhje. Komuniteti i mediave dhe i gazetarëve është i shqetësuar dhe u riaktivizuar. Shumë shpejt ne do të dalim me një deklaratë të përbashkët, shumë organizata bashkë, deklaratë të cilës do t’i bashkangjiten edhe mediat. Me këtë deklaratë ne do të kërkojmë transparencë të procesit dhe tërheqje të socialistëve nga miratimi i ligjit” – thotë zoti Cukali.

Sipas të dhënave të pjesshme të veprimtarëve, autoritete të larta të shumicës në qeveri kanë urdhëruar që ky ligj duhet bërë shpejt.

Ky nxitim i ka shqetësuar ata për mungesën e transparencës, sepse, sipas tyre, bëhet fjalë për një projekt-ligj të diskretituar tashmë brenda dhe jashtë vendit, dhe qëllimet e tij janë të njohura.

Edhe vëzhgues të tjerë besojnë se kjo është përpjekje flagrante e qeverisë për të goditur mediat.

Pedagogu i gazetarisë në Universitetin e Tiranës, Zylyftar Bregu, thotë se kjo është një nismë është problematike, sepse kemi të bëjmë me ndërhyrjen e dy pushteteve qeverisë dhe parlamentit ndaj një pushteti tjetër autonom të publikut, sic është media.

“Futja në axhendën e qeverisë dhe të parlamentit të ashtuquajturës paketa anti-shpifje është edhe problematike edhe e papërshtatshme me kohën, sepse miratimi i këtij ligji të diskutueshëm dhe të debatuar dhe kundërshtuar gjatë nga shumë aktorë, organizma të njohura vendase dhe ndërkombëtare, mund t’i japë qeverisë një mekanizëm që ajo mund ta përdorë në dëm të mediave kundërshtare gjatë këtij viti zgjedhor” – thotë zoti Bregu.

Organizatat shqiptare dhe ndërkombëtare për mbrojtjen e lirisë së shtypit kanë protestuar për mungesën e transparencës dhe shkeljen e të drejtave të gazetarëve.

Zoti Cukali thotë se ata do të protestojnë përsëri, sepse nuk mund të pranohet miratimi i një ligj të hedhur poshtë edhe nga partnerët europianë.

Sipas tij, shumë vende europiane e kanë vendosur si përparësi për Shqipërinë mosmiratimin e këtij ligji, i cili është i pandreqshëm, i paarnueshëm, sepse thelbi është censura.

Qeveria e ka të pamundur që ta shfaqë një ligj censure si një ligj demokratik, tha zoti Cukali, ndaj forumet ndërkombëtare e rrëzuan këtë projekt-ligj dhe i kërkuan qeverisë të mos e miratojë.

“Pavarësisht përpjekjeve dhe dhunës me të cilën qeveria dhe parlamenti i kontrolluar prej saj po e shtyn përpara ta kalojë këtë ligj, rezistenca që ata do të hasin do të jetë shumë e madhe. Nuk do të jetë e lehtë për ta dhe nuk do t’ua bëjmë të lehtë. Të paktën gjënë e fundit që na ka mbetur; liria për t’u informuar, liria për të kritikuar dhe liria e fjalës; këtë nuk do t’ua lëmë të na e marrin, sepse është një nga liritë e fundit, që na ka mbetur” – tha zoti Cukali.

Presidenti Meta ktheu në janar për rishqyrtim në parlament ndryshimet në dy ligje “Për mediat audiovizive” dhe “Për komunikimet elektronike”, pasi sipas tij, ato bien në kundërshtim me parimet themelore kushtetuese dhe me dispozitat kushtetuese që mbrojnë të drejtën e lirisë së shprehjes, të lirisë së shtypit dhe të drejtës së informimit.

Ai tha se miratimi i këtyre dispozitave në thelb përmban elementë censurues të drejtëpërdrejtë që kufizojnë të drejtën e lirisë së shprehjes dhe të medias.

Pedagogu Bregu thotë se mënyra më e mirë për të rregulluar cështjet e etikës në bashkësinë e mediave janë forumet vetërregulluese të saj, që mundet dhe duhet të ngrejnë vet mediat midis tyre.

“Sigurisht që mediat online kanë problemet e veta, kanë përmbajtje të diskutueshme, shpesh edhe me lëndë të rreme, por kjo nuk zgjidhet me ndërhyrjen e ashpër të qeverisë, por zgjidhet me mekanizma vetërregullues, që duhet t’i ngrejnë vetë komuniteti i mediave, i cili është i vonuar në këtë pikë” – tha zoti Bregu.

Paketa antishpifje iu nënshtrua ndryshimeve të shumta gjatë një viti, pas shqetësimeve nga organizatat e gazetarëve dhe shoqëria civile në Shqipëri, si edhe presioni i organizatave ndërkombëtare, përfshirë Bashkimin Evropian, Këshillin e Europës dhe OSBE-në.

14 organizata shqiptare dhe 7 organizata ndërkombëtare të medias i kërkuan qeverisë shqiptare të tërheqë projektligjet.

Megjithatë shumica socialiste e miratoi paketën ligjore në parlament dhjetorin e kaluar, pas një viti polemika dhe seanca dëgjimore në komisionin parlamentar të mediave, ndërsa duket se gjithçka po rikthehet nga fillimi tani që presidenti dekretoi edhe datën e zgjedhjeve parlamentare.

Marrë nga VOA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike paketa anti shpifje paketa anti shpifje

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale