LIVE UPDATES
Ekonomi

Paketa 2 e ndihmës deri më 3 shtator janë paguar 172.5 mijë përfitues, shpërndahet 42% e fondit të Garancisë Sovrane 2

9 Shtator 2020, 06:49 Nga DOSJA

Deri më 3 shtator ndihmën financiare prej 40,000 lekë në kuadër të Paketës 2 financiare e miratuar në mesin e muajit prill, e kanë përfituar 172,490 punonjës të larguar nga puna në 47,440 biznese.

Fondi i paguar është rreth 6,9 miliardë lekë. Nga totali i përfituesve, sipas shifrave të përditësuara nga Ministria e Financave janë paguar 82% e tyre. Numri i pritshëm i përfituesve të bonusit prej 40 mijë lekësh është 210 mijë të punësuar. Pas ndryshimeve në VKM për përfshirjen e të larguarve nga puna për periudhën 1 Mars deri më 17 Maj nga 10 Prill që ishte më parë, u shtuan edhe 32 mijë përfitues të tjerë nga 178 mijë që ishte në fillim totali i tyre.

Më 25 gusht, sakaq përfundoi afati i dorëzimit të ankesave për punonjësit dhe bizneset, për të dyja paketat financiare të ndihmës.

Për Masën 4, që janë të larguarit nga puna në sektorin e turizmit, sipas të dhënave të Financave, fondi i paguar është 196 milionë lekë dhe numri i përfituesve është 4,920 punonjës në 1,004 biznese. Shpërndarja e ndihmës për këtë fashë ka mbetur e pandryshuar për muajt korrik-gusht. Përfitues të ndihmës për këtë sektor llogaritet të jenë 10 mijë të punësuar.

Për Masën 1 për subvencionim për punonjësit e larguar + aktualë në bizneset me të ardhura mbi 14 milionë lekë të mbyllur nga urdhrat e MSHMS-së  janë paguar 9,430 punonjës për 819 biznese. Fondi i paguar është 377,2 mln lekë. Totali i pritshëm i përfituesve për këtë fashë është 1,286 biznese me xhiro mbi 14 mln lekë do të përfitojnë 26 mijë punonjës(nga të cilët 6 mijë të larguar nga puna.)

Për të larguarit nga puna për periudhën 1 mars deri më 17 maj, përfitues të Masës 2 janë paguar 65,592 në 10,469 biznese. Fondi i paguar është 2,6 mld lekë. Shpërndarja e bonusit për këtë masë është drejt përfundimit, ku deri tani kanë përfituar 91% e totalit prej 71 mijë të përfituesve.

Për Masën 3 fondi i paguar deri në fillim të muajit shtator është 2,7 mld lekë. Numri i punonjsve të paguar është 68,317 dhe 31,706 biznese. Me këtë masë po subvencionohen gjithë punonjësit e bizneseve me të ardhura nën 14 milionë lekë (përjashtuar 8,000 persona në profesionet e lira, tregtia, farmacitë, përfituesit e pagës së luftës së Paketës 1, etj.) Deri tani është shpërndarë ndihma për 68% të përfituesve nga 100 mijë që parashikohet totali i tyre.

Burimi: MF

Garancia Sovrane 2

Rreth 42% e totalit të fondit për kredi nëpërmjet Garancisë Sovrane 2 është shpërndarë deri më 3 shtator, sipas të dhënave të Financave. Totali i fondit për t’u shpërndarë me këtë masë është 15 mld lekë.

Numri i bizneseve që kanë aplikuar për përfitim të fondeve është 303 dhe 197 prej tyre janë miratuar. Fondi i shpërndarë për aplikimet e miratuara është 6,2 mld lekë. Për kredi nëpërmjet Garancisë Sovrane 2 mund të aplikohet nga bizneset në të gjithë sektorët e ekonomisë për kapital qarkullues dhe investime në bankat e nivelit të dytë. Intrumenti që ndan riskun me bankat është se 60% e principalit të çdo huaja mbulohet nga shteti. Afati i shlerjes është deri në 5 vjet dhe 6 muaj është periudha pa shlyerje të principalit (grace period).

Marrë nga Monitor.al

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi garancia sovrane paketa e dyte e zgjeruar garancia sovrane paketa e dyte e zgjeruar

Sondazh

Poll

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën