LIVE UPDATES
Ekonomi

Ujësjellësi Tiranë, 8.6 milionë euro fitime në 2019-n, si u shpenzuan paratë

9 Shtator 2020, 05:15 Nga DOSJA

Fitimet para taksave të kompanisë ishin 1.1 miliardë lekë, ose gati 8.6 milionë euro. Norma e fitimit para taksave ishte 25%, më e lartë sesa mesatarja e fitimeve në vend që është rreth 8%, sipas të dhënave të INSTAT, që i referohen vitit 2018.

Në krahasim me 2018-n, fitimet para taksave ranë me 16%. Një vit më parë (në 2018-n) ujësjellësi arriti fitime rekord prej 1.2 miliardë lekësh, në dyfishim nga 2017-a, si rrjedhojë e shtrenjtimit të tarifave. Me janar të vitit 2018 çmimi i ujit të pijshëm u rrit 65 lekë/m3 nga 45 lekë për m3, që ishte më parë, ose 44% më i shtrenjtë.

Përgjithësisht, ndërmarrjet publike që ofrojnë shërbime utilitare nuk kanë qëllim fitimet, për ofrimin e shërbimeve cilësore. Në vendet e tjera ndërmarrje të tilla rezultojnë me fitime afër zeros, pasi shteti i mban në pronësi këto shërbime për të mos rënduar qytetarët.

Në raportin vjetor të veprimtarisë, Ujësjellësi pohon se arkëtimet ishin rreth 12% më të ulëta se planifikimi fillestar prej 4.8 miliardë lekësh, si pasojë mos realizimit të mesatares së planifikuar të faturimit për kategoritë e caktuara. Gjithashtu një faktor tjetër që ka ndikuar është edhe rritja e ndërgjegjësimit të abonentëve për të kursyer ujin.

Fitimet ishin planifikuar në 1.5 miliardë lekë, por u realizuan vetëm 70%, si rrjedhojë e arkëtimeve më të ulëta se plani dhe shpenzimeve më të larta sesa planifikohej.

Humbjet e ujit ishin 60.3%. Sipas raportit humbja në rrjet vjen nga mos faturimi i ujit të prodhuar për arsyet si më poshtë vijon:

– Lidhjeve të paligjshme në linjat e transmetimit.

– Rrjedhjeve në rrjetin shpërndarës.

– Riparimeve të kryera në linjat e transmetimit ose në rrjetin shpërndarës.

– 42% e të ardhurave mblidhen nga konsumatorët familjarë.

Sipas raportit, investimet në vitin 2019 ishin 2.4 miliardë lekë, ose 90% e planit, pjesa më e madhe e të cilave janë realizra përmes kredisë së dhënë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Investimi më i madh ishte asistence dhe rehabilitim i rrjetit hidrik prej 790 milionë lekësh, i realizuar nga kompania Vuthaj. Shpenzimet e personelit ishin rreth 1 miliardë lekë, pothuajse njësoj sa viti i mëparshëm, duke përbërë rreth 30% të shpenzimeve totale. Shpenzimet për vitin 2019, janë realizuar 103.86 % nga fondi prej 3.28 miliardë lekë që ishte planifikuar për 2019-n.

Për vitin 2019 prodhimi i ujit është 91,159 mijë m3, duke u ulur me 1,864 mijë m3 për arsye të sasisë së ulët të reshjeve krahasuar me një vit më përpara.

Nw 2019-n Ujwsjellwsi ka hartuar dhe projektin “Furnizimi me ujë 24 h për sot dhe për një perspektive 25vjeçare të qytetit të Tiranës nëpërmjet Unazës së presionit mbështetur në studimin e masterplanit të zhvillimit teknik dhe strategjik nga Budapest WaterWorks”.

Projekti synon ndwr tw tjera eliminimin e përdorimit të elektropompave në hyrje të ndërtesave duke sjellë kursimin e një sasie të  madhe energjie. Realizimin e unazës së presionit krijon mundësinë e implementimit të sistemit SCADA, i cili bën të mundur dhënien e informacionit të sasisë së ujit që hyn në zonë , cilësinë e tij dhe informacion mbi presionet e nevojshme.

Eliminimin e të gjitha lidhjeve të paligjshme në rrjetin shpërndarës. Eliminimin e sistemit të rezervuarëve të ndërtuar në tarracat e ndërtesave me objektiv edhe eliminimin e rezervuarëve të ndërtuar nën godinat e reja shumëkatëshe.

Marrë nga Monitor.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi fitimet e ujësjellësit në tiranë ujesjellesi tirane fitimet e ujësjellësit në tiranë ujesjellesi tirane


Sondazh

Poll

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën