"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
“Padrejtësinë do e çoj deri në fund”, nëna dhe vëllai i vdiqën nën rrënoja, vajza e familjes Cuka ia lë fajin inst
1 Dhjetor 2019, 16:22Nga DOSJA
THUMANË– Tërmeti tragjik që tronditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit u mori jetën 51 personave dhe plagosi mbi 900 të tjerë, ka lënë të tronditur mijëra banorë dhe familjarë të traumatizuar nga largimi i të afërmëve nga ato 30 sekonda tmerri.
Mes 51 vitkima të tërmetit janë edhe dy anëtarët e familjes Cuka, nënë e bir Fatmira dhe Sardi Cuka duke lënë pas Bujarin, kryefamiljarin dhe vajzën Egi Cuka.
Dy të mbijetuarit e familjes Cuka po vuajnë largimin e dy anëtarëve tjetër të familjes së tyre, që u shuan nën rrënoja të martën e 26 nëntorit në një nga pallatet e Thumanës.
Sipas Bujarit dhe Egit faji është i institucioneve shtetërore. Babë e bijë ato kanë dhënë një intervistë për “Klan Kosovën” ku pohojnë se pas tërmetit të 21 shtatorit 2019, ata qëndruan në banesën e tyre pasi përfaqësues të institucioneve shtetërore u thanë atyre që shtëpia e tyre është e sigurt dhe nuk ka probleme.
‘Unë këtë gjë dua ta çoj deri në fund. Këtë padrejtësi unë dua ta çoj deri në fund që ato persona që kanë qenë aty dhe kanë thënë që pallati ka qënë i banueshëm duhet të ndëshkohen.”- ka thënë Egi.
E nga ana tjetër Bujari, kryefamiljari shprehet se nuk nuk do të shoh më ekspertët apo punonjësit e bashkisë pranë shtëpisë së tij: Pse duhet të vish ti këtu. Ti e di që shtëpia ime ka qënë e pabanueshme që në atë kohë. Pse më vjen këtu ti mua.
Mblidhet për herë të katërt qeveria. Kryeministri Edi Rama ka premtuar se sot do të aktivizohet fondi 1 milion dollarësh për të prekurit nga tërmeti. Do të nisë shumë shpejt inspektimi i banesave. Kreu i qeverisë i ka bërë sërish thirrje kryedemokratit Lulzim Basha për bashkëpunim në këto ditë të vështira. Ministri Lleshaj ‘ngel’ në klasë.
A.C/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Tërmetet e rëna në Shqipëri prej 26 nëntorit po sjellin pasoja të shumta. Përveç marrjes së 51 jetëve dhe qindra të tjerëve që kanë mbetur t...
LAÇ- Ditën e sotme ku numërohen 5 ditë nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit ku mbetën të vdekur 51 njerëz dhe mbi 900 të plagosur, akoma ka banorë të preku...
DURRËS- Askush nuk arriti të thotë dot mirmëngjes në orët e para të 26 Nëntorit. Tërmeti i fuqishëm 6.4 ballë që goditi Durrësin ende pa u zgjuar, ndryshoi...
LEZHË- Tërmeti i fortë i 26 nëntorit tronditi gjithë Shqipërinë mbarë, por jo vetëm, pasi të huaj dhe vendaas u solidarizuan dhe ndihmuan shumë për njerëzi...
LAÇ-Kanë kaluar 5 ditë që prej tërmetit tragjik të 26 nëntorit ku mbetën të vdekur 51 njerëz dhe mbi 900 të tjerë u lënduan.Tanimë gjendja akoma vazhon t...
DURRËS- Ndonëse të traumatizuar nga mëngjesi fatkeq i 26 nëntorit, për banorët e Durrësit nuk ka qetësi, sepse lëkundjet vijojnë të rregjistrohen orë pas o...
Agon Hysenlliu: Përshëndetje Monika, faleminderit për ftesën që më keni bërë. Ne po merremi kryesisht me banesat që duhet të demontohen dhe banesat e tjera. Ja...
Aktualitet 1 Dhjetor 2019, 14:04
TIRANË- Anëtarët e familjes që janë gjallë kanë rrëfyer momentet dramatike sesi humbi jetën pëllumb Greku dhe anëtarët e tjerë të kësaj familje. Ata u shpr...
TIRANË- 35-vjeçarja nga Thumana është kthyer pas në kohë, ndërsa ka treguar momentet e panikut të asaj nate që u kthye në tragjedi për familjen e sa...
TIRANË- Teksa numërohen pesë ditë nga tragjedia e 26 nëntorit, ku vdiqën 51 njerëz dhe u plagosën 900 të tjerë është parë edhe një solidarizim nga shqiptar...