LIVE UPDATES
Aktualitet

Tërmeti u shkatërroi shtëpinë, nënë e bir prej 5 ditësh jetojnë në rrugë: Këtu do vdes, nuk shkoj tjetërkund.

1 Dhjetor 2019, 15:40 Nga DOSJA
Tërmeti u shkatërroi shtëpinë, nënë e bir prej 5

DURRËS- Askush nuk arriti të thotë dot mirmëngjes në orët e para të 26 Nëntorit. Tërmeti i fuqishëm 6.4 ballë që goditi Durrësin ende pa u zgjuar, ndryshoi përgjithmonë jetën e banorëve të tij.

Jetë të humbura, qindra të plagosur, banesa të rrënuara brenda atyre 30 sekondave fatale që nuk do të harrohen kurrë. E teksa ditën përditësohen bilancet e tragjedisë, nata të trishton.

Durrësi të mirëpret me heshtje në rrugicat e zbrazura, me pallate të braktisura nga frika e lëkundjeve të tjera. Aty kanë mbetur më të pamundurit, si nënë Lutfia, 80-vjeçare dhe djali i saj invalid, Luan Alushi, 47 vjeç.

Sillen rrotull Lagjes 16, aty ku kanë banuar deri para 5 ditësh, në një apartament në katin e dytë të një pallati, i cili është braktisur nga frika e shembjes.

Pamundësia fizike ka bërë që të flenë jashtë, mes të ftohtit dhe shiut.

“Ishim në gjumë. O Luan thashë, ç’është kjo tronditje mi nonë? Ou tërmet, tha ky mome. Zbrita poshtë unë. Një këmbë në divan një këmbë në këpucë, s’kam fuqi. Dolëm te shkallët ne, tërmet, tërmet tha pallati pastaj. Shtëpia filloi të krisjes. Ou mor bir i thashë, ngelëm pa shtëpi, mbetëm rrugëve. Ik e ndalo tek trotuaret kështu… Të nesërmen mbetëm në rrugë. Nuk kishim fuqi. Edhe këtë e kapi këmba, sepse i ka rënë trompozë. I ra edhe në kokë, i ka rënë dy herë”.

Përse nuk jeni strehuar diku te këdo çadrat që i ka vënë në dispozicion?

Çadrat ishin plot-plot, ku di unë se ku kishin gdhirë. Ky s’ishte për vete dhe unë po, mbetëm jashtë. Ashtu kemi ndenjur pa ngrënë. Erdhën parmbrëmë me makinë na sollën një picë, një bidon ujë të vogël, aq ishte. Kush donte me ngrënë të keqen, kush donte me ngrënë. Po unë jam me zemër, me tension, me astmë. Unë rri në rrugë”.

Po për ilaçe si ia keni bërë?

Me thënë të drejtën kam hyrë borxh, bëfshin hajër që mi kanë dhënë, bëfshin hajër, m’i kanë dhënë ilaçet. Edhe të zemrës…

Në shtëpi nuk kthehen dot, e as me të afërmit nuk janë lidhur. Nuk kanë fuqi as të kërkojnë ndihmë.

“Nuk ka asnjë, kanë ikur të gjithë nga frika. Unë edhe vëllezërit nuk i kam parë nuk e di nga bëhen. Nuk e di”, tregon Luani.

Si ia keni bërë për të fjetur?

Po ja kështu, ç’të të them vëllai, unë jam shtrirë edhe këtu sot. U shtriva pak se nuk më mbanin më këmbët. Ç’të bëj, ku të shkoj. Shkova te palestra, aty ishte plot. Doli njëri tha nuk ka vend. Hajde mome i thashë, ikim aty ku ishim. Shkuam sërish aty tek ajo e autobusit, duke ndenjur aty.”

Zonja Luftie nuk keni të afërm ku mund të strehoheni?

Jo nuk i kemi këtu ne”.

Ku do strehoheni, ku do rrini?

Po nuk gjetëm ne këtu do të rrimë, po nuk na gjetën, këtu do vdes. Këtu… Këtu do vdes, nuk shkoj tjetërkund”.

Nuk keni marrë ju ndihma kur kanë ardhur me furgon?

Nuk shkonim dot”.

Edhe për sa ditë mund t’ju mjaftojnë lekët për të jetuar, të paktën për të ngrënë bukë?

Ça hamë ne? Bukë thatë, me një spec, me gjysmë domate. Gjë tjetër nuk shohim më. Me një kokërr vezë lyeje bukën dhe haje, mos bëj me zë dhe është tepër, është tepër veza tek unë me djalin. Po sheh tjetër njeri më? Edhe ky nuk është sakllam për vete. Unë po e mbaj atë. Edhe kam dhe nuk e hedh dot poshtë, mezi e kam rrit”.

Dikur ishin një familje e madhe, të rritur me vuajtje ekstreme, por të lumtur sepse kishin arritur të siguronin një strehë. Sot janë pa asgjë, pa shtëpi, pa të afërm, pa mbështetje, me shëndet të rrënuar e shpirt të vrarë, në mëshirë të fatit, por fatmirëisht janë gjallë, megjithatëse kjo nuk mjafton. Fati i tyre është i varur mbi një shkop, por që nuk do të rezistojë për gjatë, kërkohet ndihmë.

“Të paktën të vdes në shtëpi, të mos vdes rrugëve”, thotë nënë Lutfia.

Në studio, Ardit Gjebrea jep lajmin e mirë për nënë Lutfien dhe djalin e saj.

Falë Zotit ne kemi shumë miq dhe ky është dhe misioni i programit tonë sot. Berti, shefi i restorantit “Deli Fish” në Tiranë duke parë këtë rast më dërgon mesazh: Ardit për një vit unë do t’i siguroj ushqimin dhe qiranë, ku të jetoj nënë Lutfia bashkë me djalin e saj”.

(Marrë nga TV Klan)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet familja pa shtepi termet 26 nentor 2019 termeti ne durres tragjedia e 26 nentorit 2019 familja pa shtepi termet 26 nentor 2019 termeti ne durres tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll
Aktualitet 1 Dhjetor 2019, 14:04

TIRANË- Anëtarët e familjes që janë gjallë kanë rrëfyer momentet dramatike sesi humbi jetën pëllumb Greku dhe anëtarët e tjerë të kësaj familje. Ata u shpr...

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit