All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

“Pacientët po i ktheni në kavie laboratori”/ Mjeku Edvin Prifti i përvishet Aida Shtinos: Paske mllef të akumuluar, të

16 Gusht 2020, 09:13 Nga DOSJA
“Pacientët po i ktheni në kavie laboratori”/ Mjeku Edvin
All - Paragraf - 1

TIRANË- Shefi i Shërbimit të Kardiokirurgjisë në QSUT, Edvin Prifti ka reaguar ndaj gazetares Aida Shtino, pasi kjo e fundit tha se pacientët janë kthyer në kavie laboratori. Ai shprehet se reagimi i gazetares ishte një mllef i akumuluar ndaj mjekëve, që sipas tij është i ndërthurur me disa elementë vulgarë. Mjeku thekson se bluzat e bardha ka qenë çdo ditë më krye të detyrës dhe se po japin maksimumin e tyre.

“Realisht nuk kam gjetur asnjë fjalë për të komentuar se çfarë shkruhet në këto pak rreshta, përveç një mllefi të akumuluar, të ndërthurur me disa elementë vulgarë, skolastikë, zgjidhje drastike dhe tragjike nëpërmjet dhunës dhe eliminimit fizik, linçimit dhe broçkulla të tjera tipike te nje revolucioni oriental-taleban si këto. Më vjen keq që përfundohet këtu. Mbase jeni të tejlodhur me këtë situatë, por për fat të keq ky është fillimi, dhe këtë e kemi bërë të qartë shumë muaj më parë. Mbase jeni të ngarkuar nga humbjet në njerëz?! E kush nuk është! Mbase jeni të tejngopur me masat dhe distancimin fizik?! Pa dyshim të tërë jemi. Mbase jeni të çproporcionuar dhe ndiheni të shpërfytyruar dhe tjetërsuar me mënyrën e re të jetesës që është mëse evidente tashmë?! Kush prej nesh nuk është! Të gjitha mund të jenë të vërteta por asnjëra nuk justifikon reagime të tilla shfryrëse dhe mbjellëse të një fare jo të mirë, jo qytetare dhe aspak normale.”, shprehet ai.

Shkrimi i plotë:

HIPOKRIZIA NDAJ MJEKËVE, NDËRGJEGJA INTELEKTUALE, COVID19 DHE VULGO ODIO. Covid19 tashmë është një realitet dhe midis nesh, dhe kjo duhet të jetë e qartë edhe për mosbesuesin më të madh ndër ne. Realisht, po kalojmë vetëm fillimin e luftës ndaj Covid19, dhe sigurisht të gjithë kanë nevojë për përkrahje, por më shumë kanë mjekët dhe infermierët si dhe të sëmurët vetë. Të gjithë ne e kemi të gjallë duartrokitjet përpara spitaleve, të policëve, zjarrëfikësve, popullit të thjeshtë, ovacione nëpër ballkonet e shtëpive, në nder te mjekëve dhe gjithë personelit mjeksor, që u bënë në vende të tjera sikurse Itali dhe Spanjë, por edhe ne Shqipëri. Ky ishte edhe sensi i asaj mirënjohje të pashprehur, të fshehur diku në skutat e errëta sociale, një frymë solidariteti që bota nuk e sheh shpesh. Kjo ishte edhe ajo pak mirënjohje që u bëhej këtyre njerëzve që luftonin me sëmundjen, jo vetëm me Covid19 por me cilëndo sëmundje. Sigurisht që edhe në këtë vëndin tonë të vogël, në cepin e bukur të këtij globi që çuditërisht fati na e ka dhuruar dhe jo për ndonjë cilësi apo virtut të vëçantë, edhe shumë shqiptarë e mendojnë kështu, por jo të gjithë.

Përpara disa ditësh lexoja një status të Zj. Aida Shtino në lidhje me mjekët se si ata do të përballen me turmat e ngrefosura dhe të ndjellura, në eklipset e orgazmës së injorancës që i bëhej thirrje. Më erdhi aq keq se shikoja se si veniteshin gjithë ato ovacione dhe falenderime, këngë ndaj personelit mjeksor që këndoheshin nga ballkonet e shtëpive ndërkohë që ishim në karantinë. Me dukeshin bashkëkombësit e mi disa imitues te vegjël dhe një shprehje aspak e sinqertë e asaj mirënjohje. Prita pak, me shpresë që kolegët e mi që janë aty në spitalet ku përballen në mënyrë direkte me Covid19 të jepnin ndonjë përgjigje. Nuk pati, ose të paktën unë nuk jam në dijeni. Në të vërtetë u pezmatova dhe indinjova pak, pasi shpresoja në një përgjigje të atyre që përmenden, por pastaj u kujtova që janë të mbështjellë në veshjet e tyre anti Covid19, të mbuluar me maska dhe doreza me orë të tëra, që edhe mundësi të përgjigjen në telefon nuk kanë, ku punojnë me orare të zgjatura dhe kohë për nevojat e tyre personale nuk kanë. Për rrjedhojë mendoj, pa dyshim që duhen thënë disa të vërteta, disa të vërteta ta pamohueshme dhe të patjetërsueshme. Mund të kisha zgjedhur rrugën e vëzhguesit dhe oportunistit, por realisht nuk munda.

Nuk dua të bëj asnjë replikë me Zj. Shtino, edhe pse për shumë vite që isha jashtë, e ndiqnim me shumë vëmendje kur ajo kërkonte me të drejtë njerëzit e humbur, pasi edhe ne, qindra mijërat që kishim lënë vendin tonë, ishim në njëfarë mënyre të humbur diku. E ndiqja dhe mendoja se sa fisnike është edhe një shpirt i gjetur dhe rikuperuar pranë familjes. E pra imagjinoni se sa shumë vlerë ka një shpirt dhe një jetë e fituar, të cilën e tërheqim me forcë, egërsi dhe zgjuarsi, dhe ngandonjëherë edhe me dredhi nga kthetrat e vdekjes. Zj. Shtino, keni shumë ngjashmëri me mjekët në rast se realisht emisioni juaj ka qënë pjesë përbërëse e ndjenjave tuaja.

Në këtë kontekst nuk kam se si mos të prononcohem mbi atë çfarë ajo shkruajti pak ditë më parë. Shpresoj shumë të jetë thënë në një moment zemërimi dhe jo e menduar mirë. Gjithësesi qëllimi im nuk është aspak replika me ju edhe nëse e mendoni realisht sikurse e keni shkruar dhe përpiluar në statusin tuaj. Qëllimi im është që ti pritet rruga këtyre monologjeve të panevojshëm për kërkënd, dhe eventualisht numri i atyre që e mendojnë si ju të jetë sa më i pakët.

Pikërisht në datë 13 gusht 2020 ju shkruanit statusin tuaj, i cili për fat të keq u publikua edhe nga shumë mas media dhe portale. Kjo është normale pasi shoë mediatik është i nevojshëm për mbijetesën e tyre, paçka moralit që tejçohet apo nuk tejçohet. Ju shkruanit:

 “A mundet tiu bëj një pyetje doktorëve tanë të “çmuar” Përse nuk ju lejojnë të sëmurëve me covid që janë të shtruar në spital telefon..??????

Kush është arsyeja , që nuk i lejojnë të flasin me të afërmit e tyre…?????? A jeni në terezi ti Ministre Manastirliu dhe ti Kryetare e Komitetit Rakacolli me Pipero e kompani …..??????

A i keni trutë në kokë, apo ju kanë vaksinuar juve përpara, se që të jeni kaq të pashpirt nuk ma priste mendja kurre…..

A do ta mbani dot turmën kur tiu vërsulen, sepse po ju ” zhduken” të afërmit!!!!!!!!

A jeni në dijeni se çfarë jeni duke bërë ??????????

A i këni trutë në kokë ju doktoresha a keni femijë e prindër në shtëpi ju ??????????

Kush është arsyeja që nuk ju lini telefon kush??????

Një gjë po ju them mbajeni mend, se nuk do të arrini të përmbani me turmen e tërburar , që do tiu vërsulen nga zemërimi , sepse po i ktheni në kavie laburatori te afërmit e tyre….dhe aty jo polici, po as ushtri nuk i bën dot zap….”,

Realisht nuk kam gjetur asnjë fjalë për të komentuar se çfarë shkruhet në këto pak rreshta, përveç një mllefi të akumuluar, të ndërthurur me disa elementë vulgarë, skolastikë, zgjidhje drastike dhe tragjike nëpërmjet dhunës dhe eliminimit fizik, linçimit dhe broçkulla të tjera tipike te nje revolucioni oriental-taleban si këto. Më vjen keq që përfundohet këtu. Mbase jeni të tejlodhur me këtë situatë, por për fat të keq ky është fillimi, dhe këtë e kemi bërë të qartë shumë muaj më parë. Mbase jeni të ngarkuar nga humbjet në njerëz?! E kush nuk është! Mbase jeni të tejngopur me masat dhe distancimin fizik?! Pa dyshim të tërë jemi. Mbase jeni të çproporcionuar dhe ndiheni të shpërfytyruar dhe tjetërsuar me mënyrën e re të jetesës që është mëse evidente tashmë?! Kush prej nesh nuk është! Të gjitha mund të jenë të vërteta por asnjëra nuk justifikon reagime të tilla shfryrëse dhe mbjellëse të një fare jo të mirë, jo qytetare dhe aspak normale.

Keni ngritur një piramidë prej kartoni mbi faktin e thjeshtë që pacientëve nuk ju lejohen celularët në ambjentet e spitalit. Më lejoni tju jap disa shpjegime teknike dhe profesionale në lidhje me këtë. Keni udhëtuar ndonjëherë me avion Zj. Shtino? Patjetër që po. Besoj e dini që celulari duhet fikur ose eventualisht të vendoset në modalitetin Airplane mode. Besoj keni vizituar muzeume të veçanta, konferenca, kongrese, simpoziume dhe shumë ambjente të tjera ku celulari nuk lejohet. Gjithashtu keni studjuar në bibliotekë ku celulari është totalisht i ndaluar. Besoj e dini që edhe në burg nuk lejohen celularët gjithashtu? Përse nuk e ngrini zërin tuaj si përfaqësuese e shoqërisë civile, pasi në të gjitha këto ambjente ka patur raste të humbjes së jetëve, në avionët që rrëzohen, burgjet ku vdesin të ndaluarit, po ashtu edhe në ambjente të tjera ndodhin vdekje të paprituar sikurse nga infarkti, çarja e aortës etj, dhe askushi nuk ngre problemin e celularëve. Njëkohësisht në çdo spital të vendeve të zhvilluara në repartet ku pacientët janë rëndë, nuk lejohen celularët. Po ashtu në asnjë terapi intensive nuk lejohen celularët! Njëkohësisht, në reparte ku trajtimi i sëmundjes është konsekutiv dhe impjenativ, me shumë vizita të mjekëve, me hulumtime, ndjekje të vazhdueshme, veçanërisht kur vetë mjekët mund të jenë të kërcënuar për tu kontaminuar ata vetë, do të ishte e pakuptimtë që sa herë mjekët apo infermierët tu duhet të diskutojnë mbi gjendjen e pacientit tek koka e tij, ju duhet ti luten pacientit që të fikë celularin, apo ndërkohë që ata diskutojnë shkencërisht për të ndjekur një linjë terapeutike apo tjetrën, celulari bie, dhe ndërkohë që ndalon njëri fillon celulari i pacientit ngjitur, dhe kështu gjithë diskutimi shkencor humbet, i gjithe debati mjeksor në ndihmë të të sëmurit, përfundon në një konkluzion të thjeshtuar dhe përshpejtuar, pasi dikushi do të flasë gjerë e gjatë me pacientin në celular. Unë e kuptoj këndvështrimin tuaj, që e konsideroni spitalin një vend të rutinave të përditshme, si një ofiçinë makinash apo supermarket, por nuk është aspak kështu. Në spital, mjekët në shumë raste duhet të mendojnë, të shfletojnë literaturë dhe të jenë në komunikim të vazhdueshëm për të dhënë një zgjidhje të caktuar dhe kjo do përqëndrim.  Spitali duhet të jenë vëndi i qetësisë, i prehjes, i gjetjes së shpresës së zgjidhjes dhe jetës, por edhe në raste të vdekjes e cila duhet të vijë sa më e qetë dhe pa dhembje. E pra i tërë ky proçes ka nevojë për gjykim tempestiv të stafeve mjeksore, ka nevojë për konsulta, për rrahje mendimesh, për studime të thelluara ngandonjëherë, për qetësi dhe mungesë absolute presioni nga cilido. Kjo është çfarë një spital duhet të ofrojë, dhe mbase vetëm një muzikë e lehtë në sfond diku në fund të korridorëve mund të jetë deri diku e lejueshme dhe asgjë tjetër, asnjë formë histerie, paranoje, presioni, zhurme dhe këlthitje apo ulëritje. E pra, i keni parë spitalet tona? Sigurisht për këtë ju nuk flisni dhe nuk e përshkruani! Janë të mbushura me gjëra të tilla, pasi ne kështu jemi të gatuar, kjo edhe për fajin e atyre që të gjitha shtizat e vetëtimave të Zeusit ua drejtojnë mjekëve, pa marrë në konsideratë karakteristikat tona si popull, që kur ndodhemi përballë fatkeqësive çjerrim faqet me ulërima dhe ia hedhim fajin kujtdo vetëm fatit asnjëherë, që nga mënyra se si e gjykojmë fatkeqësinë, për të mos marrë në konsideratë koefiçientin e varfërisë së institucioneve tona shëndetësore, financimin e tyre, trashëgiminë nga e kaluara, numrin e punonjësve të kualifikuar, pagesat e tyre, nivelin shkencor e shumë e shumë variabla të tjerë. Por pa dyshim, edhe duke i mbledhur të gjithë, përballja me një sëmundje të re ka më shumë nevojë për qetësi, mos interferencë në gjykim, kolegjialitet përveç çdo elementi tjetër që sapo e përmenda. Paçka gjithë kësaj, edhe pse jap gjithë këto shpjegime, mendoj që në rastet e lehta, pikërisht për arsyet e mësipërme të bazuara në infrastrukturën e trashëguar, si dhe për karakteristikat e popullit tonë, mund të kenë mundësinë e kontaktit me familjen në një orar të caktuar pasdite nëpërmjet një linje të dedikuar, të ofruar nga vetë spitali. Gjithësesi, informimi i familjarëve të çdo pacienti duhet të jetë i përditshëm, dhe është detyrë e institucionit pa dyshim nëpërmjet mjekëve të ketë një orar të caktuar për dhënien e informacionit përkatës dhe kjo është e panegociueshme në çfarëdo rasti.

Në rast se ju mendoni se celulari duhet që të bëhet ndonjë filmim apo foto, kjo është absolutisht jo normale dhe etike, pasi aty ku mbaron e drejta e njërit, fillon e drejta e pacientit tjetër. E pra nuk është e pranueshme që xhirime të pa autorizuara të individëve në kushte vuajtjeje ekstreme të qarkullojnë pa aprovimin e tyre dhe të familjarëve të tyre. Kjo është absolutisht e palejueshme në një shoqëri civile. Mas media i ka të të tëra mundësitë e investigimit dhe filmimit me leje apo pa leje në bazë të ligjeve në fuqi.

Mendoj që ky është një shpjegim i detajuar në lidhje me çështjen e thjeshtë në dukje që ju keni ngritur. Por unë do doja të qëndroja pak në ato çfarë shkruhen më poshtë me të cilat nuk mund ti pranoj kurrësesi. Anatemimi i mjekëve duke i konsideruar “të çmuar”, të pashpirt, “po zhdukni të afërmit..”, “i ktheni në kavie laboratori..” etj. Në radhë të parë me aq sa e kam njohur zj. Shtino dhe parë gjithashtu, nga vetë forma e saj antropologjike dhe gjenetike, shumë paqësore dhe e këndshme, simpatike dhe intelektuale, nuk mund të prisja elementë të tillë gjuhësorë drejtuar ndaj nesh. Gjithësesi mendoj që ky degradim I entitetit të mjekut që mundohet të bëhet, ky stërmundim me një gjuhë jo të përshtatshme dhe fyese mendoj se kërkon një përgjigje. Do të jepja disa të dhëna të këtyre njerëzve “të pashpirt” në konsideratën e saj, mjekët shqiptarë për të cilët flitet.

Pa dyshim që ajo çka po bëhet në Shqipëri, ka të bëjë me një sëmundje të re, ku edhe bota shumë më e zhvilluar mëson nga gabimet e saj, ku vete Organizata Botërore e Shëndetësisë, është në një konfuzion të jashtëzakonshëm. Çdo njeri prej nesh mund të bëjë sugjerimet e tij, mund të japë eksperiencat e tij, konsideratat e tij, qoftë edhe publikisht. Mos konkordimi i mendimeve të secilit prej nesh me vendimet që merren në mënyrë institucionale nuk i jep të drejtën asnjërit të shfryjë në mënyrë instiktive dhe paradoksale kryqëzatat obskurantiste. Askushi nuk duhet ta bëjë këtë, bile askushi nuk ka të drejtë ta bëjë këtë. Kjo edhe për ata që ju ka “pëlqyer” statusi i Zj. Shtino. Sigurisht çdo njëri prej nesh ka humbur një njeri të shtrenjtë me sëmundjet, çdo njeri prej nesh është përballur me sistemin tonë shëndetësor, ka pritur radhat, ngandonjëherë ka shkuar edhe në privat, ndonjëherë edhe jashtë vendit, shpesh herë e kanë fituar betejën me sëmundjet, herë të tjera jo, kanë humbur të afërmit e tyre duke u trajtuar në Shqipëri, por edhe jashtë vëndit. E pra çdo njëri nga ne mund të ketë një eksperiencë negative, por nuk është kjo mënyra për tu përmirësuar, nuk është kjo mënyra për të folur dhe për tju drejtuar publikut, sikur po ringjallim gjyqin e Nurenbergut, ku duhet të lënçojmë kriminelët që bënë genocid ndaj njerëzimit.

Unë nuk mund ta pranoj, dhe nuk do ta pranoja kurrë, as për konformizëm apo oportunizëm shprehje të tilla, dhe kundërvënie të tilla. Këta mjekë dhe infermierë janë bijtë e këtij populli dhe janë aq të bukur apo të shëmtuar siç është edhe ky populli ynë, janë me cilësi, virtyte dhe difekte sikurse të gjithë shqpitarët, por kanë një diçka më shumë se të tjerët. Sado të shëmtuar, të këqinj, të deformuar apo difektozë gjenetikisht të jemi, njohim diferencën midis jetës dhe vdekjes, vlerësojmë të parën, dhe e përjetojmë të dytën, janë njerëzit më të pastër ndër jush, janë të paepur për jetën dhe dashurinë ndaj saj. Nuk mund tju kundërvesh këtyre njerëzve me aspiratat më pozitive, flakadanëve të paqes dhe jetës, ushtrinë, barbarinë, zapllëkun dhe poturet apo shallvaret e injorancës së plebea rusticus. Ju, Zj. Shtino duhet të ishit në ballë të frontit në mbrojtjen e mjekëve, duhet të ishit në krahun tonë në çdo moment dhe sekondë, duhet ti kishit konsideruar pasuri kombëtare. Unë pres pa dyshim që njerëz si Ju, bota e artit, gazetarisë, akademikë të jenë bashkë me ne, në çdo hap tonin, edhe pse mund të bëjmë gabimet tona. Pa dyshim ne do të kemi kurajon qytetare dhe profesionale ti pranojmë. Por kjo ndryshon nga dëshira jonë e madhe për të shpëtuar jetën dhe për të luftuar çdo sekondë me përbindëshin Cerebrus, rojtarin e Hadesit dhe nëntokës. Sistemi ynë shëndetësor ka nevojë për çdo sugjerim nga ana juaj, ka nevojë të jetë në qëndrën e vëmendjes së mas mediave. Ajo çka ndodhur këto 30 vjet nga politika shqiptare, është që mungesat e financimit të këtij sistemi, problematikat në infrastrukturë, mënyrën e mbulimit të shpenzimeve shëndetësore etj, i janë derivuar një strategjia absurde, “evil” të ligë dhe të pashpirtë duke vendosur në mënyrë paradoksale dhe artificiale mjekët përballë publikut. E pra kjo të jetë e qartë njëherë e mirë. Mjekët nuk kanë asnjë rol në financimin e shëndetësisë, mënyrë e këtij financimi, nevojat kombëtare, përballjen me investimet, teknologjinë e re, trajtimet e diferencuara, furnizimet, pastërtinë, higjenën, organizimin dhe menaxhimin administrativ etj. Të gjitha këto politika bëhen në parlamentin shqiptar, nga forcat politikë, qeveria shqiptare dhe institucionet ndërkombëtare që asistojnë, normativat europiane, dhe kriteret për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian. Edhe mbajtja apo jo e celularit në fund nuk është një vendim i mjekëve, por është një vendim institucional. Prandaj do tju lutesha juve dhe të gjithë atyre që e mendojnë si ju, që ta rimendonit, dhe të ishit bashkë me mjekët tuaj, duke filluar që nesër. Ne kemi nevojën për mbështetjen tuaj Zj. Shtino dhe të gjithë të tjerëve. Ne nuk jemi armiqtë tuaj, përkundrazi jemi mbrojtësit tuaj të paepur, jemi templarët e fundit që po rezistojnë në këtë botë absurde dhe diletantizmi perpetum. Jemi ata ushtarë që edhe pse pa mburojat e duhura shkuan në luftë vetëm me shpatën e bekuar nga Hipokrati kundër kudhrës së përflaktë të vdekjes e cila e përfaqësuar nga kjo krijesë mikroskopike, po kontrollon fatet e të tashmes dhe të ardhmes së planetit. Na mbështesni, na ndihmoni, na inkurajoni, na kritikoni, na sugjeroni, mund edhe të na thoni që jemi më të paaftë se kolegët tanë gjetiu, por ju lutem mos na anatemoni, mos na vrisni dëshirën për të luftuar kundër vdekjes. Kjo do të ishte vrasja më e madhe që mund të na bëni, dhe jo thirrja për ringjalljen e inkuizicionit, dhe djegjes në turrën e druve përshkënditës së urrejtjes. Prandaj nëse do ta pranonit një sugjerim, Ju duhet të jeni promotorja e një momenti duartrokitjesh me shumë mirënjohje dhe përulje, këtë herë shumë të ndjera përballë spitaleve Covid, por edhe përballë çdo spitali të vendit, si një reflektim dhe solidaritet, duke i treguar të gjitha komuniteteve, që ne si mjekë së bashku me ju, gazetarët, akademikët, intelektualët e këtij vendi, politikanët, drejtuesit e ministrisë së shëndetësisë, vetë Komitetin Teknik që ju e përmendni duhet të jemi të bashkuar në këto momente aspak të lehta, se kemi më shumë gjëra që na bashkojnë se sa na ndajnë, është jeta e njerëzve tanë që duhet të na bashkojë, e ardhmja e fëmijëve tanë. Njerëzimi, për hir të vazhdimit të jetës ka bërë shumë më tepër se kaq! (Urrejtja vulgare nuk është zgjidhja, dashuria është baza e jetës)

Ky reagim vjen, pasi pak ditë më parë, ish-moderatorja e emisionit “Njerëz të humbur” iu drejtua ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, kryetares së Komitetit Teknik, Mira Rakacolli dhe mjekut Pëllumb Pipero, duke i quajtur të pashpirtë dhe pa tru në kokë, pasi pacientët me COVID-19 nuk lejohen që të mbajnë telefona dhe të flasin me të afërmit e tyre. Ajo tha se pacientët ishin kthyer në kavie laboratori.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aida shtino edvin prifti aida shtino edvin prifti

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve