Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– 20 organizata mjedisore shqiptare nën drejtimin e EcoAlbania paraqitën propozimin për krijimin e Parkut Kombëtar të Vjosës tek Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi. Kauza e tyre mbështetet nga organizatat ndërkombëtare Riverwatch, EuroNatur, WWF Adria, Westland International Europe, International Rivers dhe The Nature Conservancy.
Sipas propozimit të organizatave, parku kombëtar duhet të përmbushë standardet e IUCN dhe të përfshijë të gjithë lumin Vjosa në Shqipëri si dhe degët e paprekura të Vjosës si Bënça dhe Shushicë. Në total, Parku Kombëtar i propozuar i Vjosës do të mbulojë rreth 45,000 hektarë dhe do të mbrojë rreth 300 kilometra rrjedhë ujore. Kjo do të ishte unike në Evropë dhe Vjosa mund të bëhet Parku i parë Kombëtar i një Lumi të Egër në Evropë.
Deri më tani, 1,175 specie kafshësh dhe bimësh janë regjistruar përgjatë Vjosës, duke përfshirë 119 specie të mbrojtura sipas ligjit shqiptar dhe 39 specie që janë të listuara në Listën e Kuqe Ndërkombëtare të Specieve të Kërcënuara të IUCN. Në fakt, numri i specieve të rralla është ndoshta shumë më i lartë, pasi shumë zona të Vjosës dhe degëve të saj vështirë se janë eksploruar.
Një Park Kombëtar sipas kritereve të IUCN është kategoria më e përshtatshme e mbrojtjes për Vjosën, sepse jo vetëm garanton më së miri mbrojtjen e këtij ekosistemi unik, por gjithashtu sepse synon zhvillimin e ekoturizmit si një formë e turizmit miqësor me mjedisin si dhe edukimin mjedisor.
“Të gjithë do të përfitonin nga Parku Kombëtar i Vjosës: Vjosa vetë, kafshët dhe bimët e saj, si dhe njerëzit e rajonit. Një park kombëtar do t’u jepte atyre gjithashtu një perspektivë ekonomike që pezazhi i mbrojtur dhe as ndonjë kategori tjetër e mbrojtjes nuk mund të garantojë “,- thotë Ulrich Eichelmann nga organizata për ruajtjen e natyrës Riverwatch.
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit tani duhet të shqyrtojë propozimin e organizatave dhe më pas ajo mund të fillojë zyrtarisht proçedurën e mbrojtjes.
(d.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KAMËZ–Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Kamëz ku një makinë është përplasur me pemën dhe më pas është kthyer përmbys në rrugë. Aksidenti ka ndodh...
TIRANE- Gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha e injoroi për gati një vit hetimin e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë që kërkoi për muaj me radhë shkarkimin e s...
TIRANË– Mjeku i specializuar në fushën e kardiologjisë Edvin Prifti është pezulluar nga puna nën akuzën e korrupsionit pasiv. Dosja.al ka mësuar se bashkë ...
KRUJË– Avokati Aldo Tabaku një prej të arrestuarve në Gjykatën e Krujës ka bërë rezitencë në momentin që Policia ka shkuar ta prangosë. Dosja.al ka mësuar ...
HAS– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Has ditën e sotme. Babë e bir kanë goditur me mjete të forta fqinjin e tyre në fshatin Gjinaj. Policia i ka vënë pr...
TIRANË– Gjyqtarja Enkelejda Hoxha është e arrestuara e parë VIP që shoqërohet me një prej mjeteve, të cilat janë vënë në funksion të Policisë së Shtetit pi...
TIRANE– Gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha e kishte gati skemën që do të ndiqte edhe kësaj here për të liruar Saimir Petanin, të dënuarin me 25 vite burg për v...
TIRANË- Kontrolle të shumta janë kryer ditët e fundit në transportet publike për të kontrolluar respektimin e masave ant-Covid. Kontrollet janë bërë në dis...
TIRANË– Moti i keq i cili ka përfshirë vendin tonë 24 orë e fundit, ka shkaktuar rrëshqitje dherash dhe probleme në disa akse rrugore.Rrëshqitje ka patur d...