Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Bota
Opozita shpall fitoren në Malin e Zi! Shqiptarët sigurojnë dy deputetë, Gjukanoviç humb pushetin pas 30 vitesh
31 Gusht 2020, 05:32Nga DOSJA
PODGORICË– Vetëm pak orë pas votimit, shpallet fituesi i zgjedhjeve në Malin e Zi. Tre koalicionet e opozitës “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, “Zezë dhe Bardhë” dhe “Paqja është Kombi ynë” kanë njoftuar se do të bashkëpunojnë duke zënë 41 vende në parlament.
Ndërsa partitë e koalicionit qeverisës të udhëhequr nga Partia Demokratike e Socialistëve kanë marrë 40 vende. Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) ka shënuar rezultatin më të keq në historinë e saj duke lënë pushtetin për herë të parë që nga viti 1990. Megjithatë presidenti i Malit të Zi Milo Đukanović, i cili është gjithashtu udhëheqësi i DPS, do të qëndrojë në detyrë deri në vitin 2023. Ndërsa shqiptarët e kanë arritur “objektivin” e tyre në këto zgjedhje duke arritur që me dy koalicione të sigurojnë dy vende.
Pjesëmarrja në votimet e djemshme ishte e lartë, pasi vullnetin e tyre e shprehu 75% e të gjithë qytetarëve me të drejtë votimi.
Zgjedhjet vijnë pas një viti trazirash politike për shkak të ligjit për fenë i miratuar në fund të vitit 2019 dhe që lejon shtetin të sekuestrojë disa pasuri fetare nëse pronësia historike e tyre nuk mund të provohet. Ndërsa edhe partia në pushtet është kontestuar pasi akuzohej për korrupsion në 2019.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Ali Reza dhe familja e tij ishin arratisur bashkë me qindra të tjera në Turqi, kur një natë ia behu policia. „Ata qëlluan në ajër. Njerëzit kishin frikë për shk...
MAL I ZI- Dalin rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare në Malin e Zi. Sipas mediave vendase, referuar qendrës për Monitorim dhe Kërkim, deri më tani ja...
MAL I ZI- Ditën e sotme qytetarët e Malit të Zi kanë shprehur vullnetin e tyre për qeverinë e katër viteve të ardhshme. Votimi nisi që në mëngjes dhe përfundoi ...
Zyrtarë të zbulimit amerikan nuk do të zhvillojnë më seanca informimi për ligjvënësit lidhur me zgjedhjet e nëntorit, pasi sipas tyre, këto seanca kanë rezultua...
Malazezët po votojnë për zgjedhjet parlamentare në të cilat as partia pro-perëndimore në pushtet dhe as aleanca rivale pro-serbe dhe pro-ruse nuk pritet të fito...
SHBA– Për ato që nuk besojnë se ekzistojnë UFO-t, ka një të re!Një video e publikuar në Instagram nga faqja “travelchannel” na paraqet dy drita që vallëzo...
SHBA– Gjashtë kryebashkiakë demokratë të Minesotës kanë mbështetur Presidentin Trump për rizgjedhje pasi pretendojnë se Demokrati Joe Biden nuk ka bërë as...
MAL I ZI- Mbyllet procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare në Malin e Zi. Sipas mediave vendase deri në orën 7 pasdite kanë hedhur votën e tyre 74.9 përqind...
SHBA– Një burrë është qëlluar për vdekje të shtunën në mbrëmje në qytetin veriperëndimor të SHBA-së Portland, Oregon ndërsa një karvan i madh i mbështetësve të ...