LIVE UPDATES
Bota

Zëri i Amerikës: Mali i Zi në votime, rezultati pritet të jetë i ngushtë. Zgjedhjet vendosin fatin e Gjukanoviçit

30 Gusht 2020, 18:41 Nga DOSJA
Zëri i Amerikës: Mali i Zi në votime, rezultati pritet të

Malazezët po votojnë për zgjedhjet parlamentare në të cilat as partia pro-perëndimore në pushtet dhe as aleanca rivale pro-serbe dhe pro-ruse nuk pritet të fitojnë shumicën e deputetëve.

Në këto votime vendoset edhe e ardhmja politike e Presidentit Milo Gjukanoviç. Ai udhëhoqi Partinë Demokrate të Socialistëve (DPS), e cila ka qeverisur Malin e Zi që nga fillimi i shpërbërjes së Jugosllavisë federale në vitin 1990, si dhe përgjatë shpërbërjes së unionit me Serbinë në vitin 2006.

Zoti Gjukanoviç, një pro-perëndimor i vendosur, ka drejtuar përpjekjet ende në vazhdim të Malit të Zi për t’u kualifikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si dhe luajti rol të rëndësishëm për anëtarësimin në NATO në vitin 2017.

Qendra për Monitorim dhe Studim (CEMI) me seli në Podgoricë tha se pjesëmarrja ishte në 54.1% deri në orën 13:00, një rritje krahasuar me 39.9% të pjesëmarrjes në votimet e katër viteve më parë, kryesisht për shkak se partitë u kishin bërë thirrje mbështetësve të votonin përpara mesditës. Qendrat e votimit mbyllen në orën 20:00. Rezultatet paraprake pritet të fillojnë të dalin nga ora 22:00.

DPS-ja përballet në këto zgjedhje me aleancën “Për të Ardhmen e Malit të Zi”, të përbërë kryesisht nga parti nacionaliste serbe që dëshirojnë marrëdhënie më të afërta me Serbinë dhe Rusinë.

E udhëhequr nga profesori Zdravko Krivokapic, aleanca mbështetet nga Kisha Ortodokse Serbe me influencë, e cila organizon protesta të përditshme kundër një ligji të miratuar dhjetorin e kaluar që i lejon shtetit të konfiskojë pronat fetare, për të cilat nuk mund të provohet pronësia historike.

Malazezët që vetë-identifikohen si serbë, përbëjnë rreth një të tretën e popullsisë prej 620 mijë banorësh. Në ditën e zgjedhjeve të vitit 2016, autoritetet ndalën një përpjekje të agjentëve rusë dhe të një grupi nacionalistësh serbë për të rrëzuar qeverinë dhe për të vrarë zotin Gjukanoviç, në atë kohë kryeministër, për të ndalur anëtarësimin e vendit në NATO dhe për të sjellë në pushtet një aleancë pro-ruse.

Moska i ka hedhur poshtë vazhdimisht si absurde akuzat për përfshirjen e saj.

Pasi votoi në kryeqytetin Podgoricë, zoti Gjukanoviç u tha gazetarëve se ishte i bindur se shumica e malazezëve do të vendosnin për një “të ardhme evropiane dhe për ato parti që po hartojnë dhe zbatojnë një program të tillë politik”.

DPS-ja ka 42 deputetë në parlamentin aktual prej 81 vendesh, por anketimet lënë të kuptohet se as kjo parti dhe as nacionalistët nuk pritet të sigurojnë një shumicë absolute, duke ia lënë kështu koalicioneve krijimin e qeverive.

Udhëheqësit e opozitës dhe aktivistët për demokracinë dhe të drejtat e njeriut e kanë akuzuar zotin Gjukanoviç dhe partinë e tij se e kanë qeverisur Malin e Zi si pronarë, të lidhur me krimin e organizuar.

Ata i mohojnë këto akuza dhe zoti Gjukanoviç, i cili duhet të rikandidojë në vitin 2023, si dhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt e kanë akuzuar Serbinë dhe Rusinë se po përdorin kishën dhe opozitën pro-serbe për të dëmtuar pavarësinë e kësaj republike malore bregdetare.

Në një qendër votimi në Cetinjë, kleriku i lartë i Kishës Ortodokse në Malin e Zi, Mitropoliti Amfilohije, votoi për herë të parë në jetën e tij, në përpjekje për ta shtyrë elektoratin të votojë kundër koalicionit në pushtet. Ai tha se nuk pret që zgjedhjet të shkaktojnë trazira.

Marrë nga VOA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni zgjedhjet në mal të zi zgjedhjet në mal të zi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet