LIVE UPDATES
Bota

Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve: Shërbimi gjerman për të humburit – ende i kërkuar

30 Gusht 2020, 20:28 Nga DOSJA
Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve: Shërbimi gjerman për

Ali Reza dhe familja e tij ishin arratisur bashkë me qindra të tjera në Turqi, kur një natë ia behu policia. „Ata qëlluan në ajër. Njerëzit kishin frikë për shkak të pistoletave, të gjithë thërrisnin dhe qanin. Aty humba nënën dhe motrën.” 21 vjeçari nga Afganistani nuk e dinte për një kohë të gjatë, se çfarë ndodhi me familjen e tij atë natë, nëse nëna dhe motra jetonin. Ndërkohë Reza jeton me një familje që e ka marrë në kujdestari në Gjermani. Në vitin 2018 me ndihmën e Kryqit të Kuq Gjerman, DRK ai arriti të gjejë nënën dhe motrën. Tre vite pas ndarjes.

Edhe foto të vjetra të familjes ndihmojnë në procesin e kërkimit të të humburve

„Për njerëzit është tejet e rëndësishme që të kenë qartësi për fatin e të dashurve të humbur, ndryshe ata nuk i kthehen dot normalitetit. Njeriu ka nevojë për siguri”, thotë për Deutsche Wellen, Dorota Dziwoki, drejtuese e Shërbimit të Kërkimit të DRK në Berlin. Ende edhe sot, 150 vite pas krijimit të tij shërbimi i Kryqit të Kuq nuk ka humbur rëndësinë e tij.

Fillesat në Luftën e Parë Botërore

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, IKRK, u themelua në vitin 1863, por rolin e tij për gjetjen e të humburve e luajti sidomos në Luftën e Parë Botërore. Aty IKRK hapi një qendër për të burgosurit e luftës dhe rivendosi kështu kontaktin me ushtarët e burgosur dhe familjet e tyre. Por pak vite pas luftës, dega gjermane e Kryqit të Kuq e mbylli shërbimin e saj. „Si institucion i stabilizuar, shërbimi i kërkimit ekziston që nga ditët e fundit të Luftës së Dytë Botërore”, thotë Dorota Dziwoki. “Kur shumë njerëz humbën kontaktin me të afërmit pas bombardimit të qyteteve gjermane, apo për shkak të dëbimit nga ish-territoret gjermane, të burgosurve të luftës apo të burgosurve civilë. Që nga kjo kohë shërbimi i DRK është një organizatë e madhe.

Miliona fate

Se sa e madhe ishte nevoja vërtet u duk në vitet pas përfundimit të luftës. Deri në vitin 1950 u sqarua fati i 8,8 milionë vetëve. Edhe për shkak të dëbimit të gjermanëve dhe themelimit të dy shteteve gjermane shumë familje u ndanë dhe humbën kontaktin në vitet më pas. Në Muzeun Federal të Historisë në Bonn, (Haus der Geschichte) vetëm një pjesë e vogël e ekspozitës e kujton këtë kohë. 300.000 kartela me emrat e regjistruara në DRK tregohen aty, por kaq vetë të humbur ishin vetëm ata, që u fillonte mbiemri me L apo M. Fëmijët nuk regjistroheshin me kartela kur nuk e dinin mbiemrin e tyre.

Sipas Dorota Dziwokit, vetëm vitin e kaluar kanë ardhur 10.091 kërkesa që prekin kohën e Luftës së Dytë Botërore. Kërkesat vijnë nga Skandinavia, Austria, Polonia e shtetet pasuese të Bashkimit Sovjetik.

75 vite pas përfundimit të luftës drejtuesja e shërbimit të të humburve bën bilancin. „Ne kemi qenë, dhe jemi edhe sot, do thoja unë, shërbimi më i madh i kërkimit në Europë dhe botë.” Fillimisht ishte menduar që shërbimi i kërkimit për personat e humbur të Luftës së Dytë Botërore të mbyllej në vitin 2023. Por për shkak të kërkesave të shumta, mbyllja është shtyrë me dy vite.

DRK – Suchdienst München: Mitarbeiterinnen mit Karteien und Bildlisten (DRK )
Shërbimi i kërkimit të Kryqit të Kuq në Mynih – Punonjëse gjatë verifikimit të listave në vitet 50-të

Në nivel ndërkombëtar shërbimi i kërkimit do të vazhdojë të ekzistojë. Konfliktet e armatosura, dhuna, lëvizjet e migracionit, ndryshimi i klimës bëjnë që shumë njerëz të largohen nga vendlindja dhe familjet të ndahen, e të mos dinë asgjë më për fatin e të afërmve. Situata më e vështirë është sidomos në Afrikë. Këtu IKRK regjistron 44.000 raste të humburish. Më shumë se 80% e tyre vijnë nga vende si Nigeria, Etiopia, Sudani Jugor, Somalia, Libia dhe Kameruni. Gati gjysma e të humburve ka qenë minorene në kohën e humbjes së kontaktit.

Kontakte deri në Guantanamo

Shërbimi gjerman i Kryqit të Kuq punon sot me rrjetet e kërkimit të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe. Neutraliteti dhe pavarësia luajnë një rol të veçantë. „Ne mund të punojmë së bashku edhe kur shtetet janë në armiqësi. Kjo është e veçanta e rrjeteve tona ndërkombëtare të kërkimit. Kjo është vërtet unike në botë”, thotë Dorota Dziwoki. IKRK ka qasje në kampet e internimit apo burgjet e luftës në të gjitha rajonet e konfliktit në botë. Kështu familjeve i është mundësuar edhe vendosja e kontaktit me kampin e shumëpërfolur amerikan të Guantanamos.

Kërkesa për të humburit me fund të lumtur

Ali Reza nuk ia tha dy vite me radhë familjes që e mori në kujdestari, se nuk ka kontakt më me nënën e motrën e tij. Lateef Ahadi, të cilin Reza e thërret me dashuri baba, e di pse. “Kjo është një çështje mentaliteti. Ai ka pasur turp. Nga njëra anë, sepse ishte i trishtuar dhe nuk e dinte ku e kishte nënën dhe motrën.” Nga ana tjetër ndodh që femrat gjatë arratisë detyrohen për prostitucion. Kjo, sipas prejardhjes, shihet si një turpërim i madh për familjen. “Si djalë ti duhet të tregosh gjithmonë kujdes për gratë e familjes”, thotë Ahadi. Dhe Reza nuk arriti të kujdesej për familjen për shkak të ndarjes.

Ali Reza nuk e dinte se kishte një shërbim kërkimi për të humburit, si shumë refugjatë të tjerë. Prej babait kujdestar ai u informua për këtë. Dy vite e gjysmë pas shtrimit të kërkesës, erdhi një lajm nga nëna. Ali Reza kujton telefonatën e parë të kontaktit me nënën. “Nëna qau me orë. Ne të dy nuk mund të flisnim dot. » Megjithatë Reza nuk e sheh dot familjen. Nëna dhe motra jetojnë me statusin e refugjatit në Britaninë e Madhe dhe atij i mungojë dokumentet për të udhëtuar. « Nuk kam dokument gjerman, por vetëm Duldung (leja e përkohshme që autorizon qëndrimin për një arsye të caktuar shën. Red.). Për këtë e vras mendjen. Do ishte gjë e bukur, sikur të vizitoja familjen.”

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota dita ndërkombëtare e të zhdukurve lufta e dyte boterore dita ndërkombëtare e të zhdukurve lufta e dyte boterore

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet