Përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme/ SHBA vijon bombardimet, Irani përgjigjet me sulme në shtetet e Gjirit
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Atentati në Sarandë/ Si u organizua sulmi ndaj 50-vjeçarit, dyshimet për arratisjen me skaf 18 Korrik, 10:00 ...
SHBA– Një burrë është qëlluar për vdekje të shtunën në mbrëmje në qytetin veriperëndimor të SHBA-së Portland, Oregon ndërsa një karvan i madh i mbështetësve të Presidentit Donald Trump dhe protestuesit e Lëvizjes Black Lives Matter (Jetët e Afrikano-Amerikanëve Kanë Rëndësi) u përplasën në rrugë.
Një deklaratë e policisë tha se oficerët dëgjuan tinguj të shtënave me armë dhe “gjetën një viktimë me një plagë me armë zjarri në gjoks.
Shefi i policisë së Portland Chuck Lovell tha, “Kjo dhunë është plotësisht e papranueshme dhe ne po punojmë për të gjetur dhe kapur individin ose individët përgjegjës.”
Dëshmitarët thanë se personi që u vra ishte veshur me një kapelë me shenjat e Patriot Prayer, një grup i ekstremit të djathtë me bazë në Portland që më parë është përplasur me protestuesit.
Portland, qyteti më i madh në shtetin veriperëndimor Oregon, ka qenë vendi i protestave të natës për më shumë se tre muaj nga vdekja e George Floyd-it ndërsa mbahej nga policia në Minneapolis. Qindra janë arrestuar dhe, para të shtënave, policia bëri disa arrestime të shtunën duke i këshilluar njerëzit të shmangnin qendrën e qytetit.
Skena kaotike vjen dy ditë pasi Presidenti Trump e përmendi Portlandin si një qytet liberal të përfshirë nga dhuna në fjalimin që mbajti në Kuvendin Kombëtar Republikan si pjesë e temës së tij për rizgjedhjen, “ligj dhe rend”. Karvani shënoi të shtunën e tretë me radhë që mbështetësit e Presidentit Trump mblidhen në këtë qytet.
Videot nga vendi i ngjarjes tregonin përplasje sporadike dhe mbështetësit e Presidentit Trump që gjuanin drejt kundërshtarëve me plumba plastikë (të përdorura për lojën paintball) si dhe spray, ndërsa kundër-protestuesit hidhnin sende ndaj karvanit.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ITALI– Tre emigrantë kanë humbur jetën në brigjet jugore të Italisë pasi anija në të cilën udhëtonin shpërtheu në flakë.Ngjarja ndodhi në zonën e detit Crotone,...
Dhjetëra mijëra bjellorusë duke thirrur “Gëzuar ditëlindjen o mi” dhe me flamuj kuq e bardhë në duar, u mblodhën të dielën afër rezidencës së Presid...
ITALI– Ministria e Shëndetësisë italiane ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 4 viktima nga pandemia e koronavirusi...
TURQI-Në Turqi u përkujtua ditën e sotme 98-vjetori i luftës për Pavarësi ndaj Greqisë.“Lufta e Turqisë për pavarësi dhe të ardhme të mirë vazhdon edhe sot“, u ...
MALI I ZI-Qytetarët në Mal të Zi kanë edhe 3 orë kohë për të hedhur votën në kuti, për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në parlament. Pjesëmarrja në votime ka q...
AUSTRALI-Ka njerëz që janë me fat dhe të tjerë që kanë lindur me këmishë.Në këtë të dytën duket se bën pjesë një grua në Australi. Teksa ishte duke pritur në nj...
MAQEDONI E VERIUT- Parlamenti i Maqedonisë së Veriut është mbledhur sërish ditën e sotme që prej orës 12:00 për zgjedhjen e qeverisë së re pas zgjedhjeve të për...
MAL I ZI– Ditën e sotme në Mal të Zi po mbahen Zgjedhjet Parlamentare.Shumë shqiptarë të Malit të Zi kanë ardhur nga Diaspora vetëm e vetëm që të hedhin votën e...
BRITANI– Harry Maguire është në qëndër të mediave botërore për shkak të skandalit që bëri në ishullin Mykonos- aty ku pretendon se kanë dashur t’i përdhun...
KOSOVË -Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti është shprehur se pa njohje reciproke, nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. K...