LIVE UPDATES
Politike

Opozita e re ndërron mendje, kërkon uljen e pragut në 2%/ Shtyhet mbledhja për në orën 18:00, Hajdari: S’është propozi

13 Korrik 2020, 08:55 Nga DOSJA
Opozita e re ndërron mendje, kërkon uljen e pragut në 2%/ Shtyhet

TIRANË– Deputetët e grupit “Demokrat” kanë kërkuar uljen e pragut zgjedhor nga 5 në 2%. Propozimi i tyre është paraqitur sot në mbledhjen e Komisionit të Çështjeve Ligjore, ku u diskutuan propozimet e opozitës së re për ndërhyrje në Kushtetutë. Në fjalën e tyre, deputetët Korab Lita, Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari kërkonin uljen e pragut, duke arsyetuar se vetëm në këtë mënyrë mund të rritet përfaqësimi i tyre në Kuvend. “Nuk është propozimi ynë por i anëtarëve të tjerë të opozitës. Për ne është i pajustifikueshëm,”- shpreh Hajdari. Ndërsa Murrizi dhe Lita pretendojnë se ulja e pragut zgjedhor do të krijojë më shumë hapësië për të zgjeruar spektrin parlamentar. Ndërsa deputeti tjetër, Andi Përmeti kërkoi saktësimin e një prej pikave të draftit të propozuar nga opozita. Përmeti kërkoi saktësimin e ndarjes së mandateve, duke shtuar se pragu nuk ka rëndësi përsa kohë që relatorët nuk kanë sqaruar se si do të bëhet futja e të zgjedhurve të popullit në Kuvend. Teksa deputetët opozitëtarë në momentin e fundit bënë një propozim të ri, relatorët e maxhorancës Klotilda Bushka dhe Alket Hyseni kanë kërkuar më shumë kohë. Të dy propozuan një takim me dy relatorët e opozitës për të përpiluar një draft final.

Duhet shqyrtim. Kërkohët analizë pse ky prag më duket i ulët. Prangu 5% është frenues. Të mblidhen relatorët dhe të bien dakord,”-u shpreh Bushka. Ndërsa kolegu i saj, Alket Hyseni kërkoi diskutime:  Caktoni një orë tjetër që të diskutojmë dhe kur të vijmë në mbledhje të kemi mundësi të kemi një draft të dakordësuar. Kërkoj mirëkuptimin e Stojkut, Murrizit, Hajdarit. Takohuni me relatorët e tyre, edhe në takohemi me relatorët e tyre dhe biem dakord.

Pas propozimit të Hysenit, ndërhyri deputetja Rudina Hajdari, e cila kundërshtoi shtyrjen e mbledhjes me pretendimin se mund të diskutonin pa ndërprerje. Pikërisht në këtë moment ka ndërhyrë i revoltuar socialisti Bashkim Fino, i cili kërkoi mbylljen e mbledhjes, duke ironizuar edhe ndryshimin e “mendjes” së deputetët e grupit “Demokrat”. Në fund, u vendos që katër relatorët të mblidhen bashkë për të diskutuar, për t’u mbledhur sërish më pas pasditen e sotme në orën 18:00, për të miratuar më pas edhe ndryshimet e nenit 64 të Kushtetutës.

PJESË NGA DISKUTIMET E MBLEDHJES SË SOTME:

Manja: Në nismën e propozuar ka qënë pragu 5% dhe sot kemi një prag të ri. Relatorët e maxhorancës, zoti Hyseni dhe Bushka kërkuan kohë që të ulen me relatorët e tjerë për të gjetur një rrugë të mesme. Por edhe ne duket të kemi qëndrimin tonë. Unë propozojë që të mos humbim kohën e relatorëve, t’i adresojmë me shkrim dhe të mblidhemi sërish në orën 18:00 për t’i adresuar.

Hajdari: Ky argumenti që të mos humbasim kohë se duhet tëbëjmë kështu dhe ashtu për mua nuk qëndron. Kemi gjithë kohën e mjaftueshme për ta diskutuar. Kemi për detyrë dhe të shprehemi qartësisht. Relatorët marrin vendimin përfundimtarë. Nuk duhet të merremi me gjëra të tjera.Ajo që më shqetëson mua është që ndryshimet duhet të kenë afatgjatësi, disa nga sanksionimet që janë në Kushtetutë, t’i vendosim në kodin zgjedhor. E dimë që është një proces negocimi dhe jemi me maxhorancën. Nuk e përcaktojmë dot nëse do të shkojmë në një sistem tjetër në zgjedhjet e ardhshme. Nëse ne jemi duke e riparë, më e mirë do ishte heqja e saj.

Rusmali: Propozimi konsiston në mbajtjen e një sistemi propocional rajonal, dhe në vendosjen e një pragu kombëtar në 3%. Partitë që kalojnë 3% e votave në nivel kombëtar, marrin pjesë në shpërndarjen e votave në nivel rajonal. Pasi në të kundërt nuk mund të mbahej sistemi propocional rajonal.

Fino: Kemi një draft përpara, jemi anëtarë të Komisionit, do na respektoni apo do talleni me ne? Kemi draftin 5% tani e duan ndryshe. Duam pushim të diskutojmë ndryshimin e ndryshimit. Të takohen relatorët dhe të mblidhemi sërish në orën 18:00. Ndryshe flasim kot. Ti shkuajnë relatorët.

Hysi: Neni 64 nuk miratohet, dhe i lidhet relatorëve që të shikojnë.

Përmeti: Ose unë dhe Zeneli e kemi kuptuar gabim ose… Nëse nuk e saktësojmë ndarjen e mandateve, nuk ka rëndësi pragu. Është fluskë sapuni nëse nuk e lidh me shpërndarjen e mandateve. Duhet qartësuar shumë mirë relatorët që ta kuptojnë qytetarët. Duhet sqaruar ndarja e mandateve, ndryshe çfarë kuptimi ka?

Hysi: Po ju jeni nismëtar, uluni me relatorët dhe sqarojeni këtë çështje. Kjo është nisma juaj, e keni firmosur vetë.

Përmeti: Nisma është e imja, dhe e votoj nëse është ashtu siç e thotë Rama në televizor. Nuk ndahet pragu kombëtar nga ndarja e mandateve.

Hysi: Sot propozimi do miratohet. Ta mbyllim mbledhjen dhe të mblidhemi sërish.

Bushka: Të bëjmë një material të unifikuar dhe e kalojmë. Kush ka pyetje të na e nisi me shkrim në email, është e kotë ta humbim kohën këtu.

Ndryshimet që kërkon opozita e re

Mbledhja e Ligjeve vjen pas miratimit në unanimitet të premten, të nismës së 28 deputetëve të opozitës së re, që kërkojnë ndryshimin e Kushtetutës, ndalimin e koalicioneve parazgjedhore, listat e hapura dhe vendosjen e pragut në 5%, (kërkesë kjo që sot është ndryshuar në 2%). Ndryshimet do të diskutohen fillimisht nen për nen në komision, e më pas më 30 korrik do të votohen në Parlament.

Si do të ndryshohet Kushtetuta? 

Në bazë të propozimeve të opozitës së re, Kushtetuta do të preket në dy nene, 64 dhe 68. Ndryshimi i nenit,64 i hap rrugë deputetëve të opozitës që duan të krijojnë një parti të re, të hapin listat dhe të rrisin pragun.

1. Kandidatët për deputetë paraqiten në nivel zone zgjedhore nga partitë politike dhe nga zgjedhësit. Nuk lejohen koalicionet parazgjedhore. Një kandidat mund të paraqitet vetëm për një nga subjektet propozuese, sipas kësaj pike. Rregullat për regjistrimin e kandidatëve për deputetë përcaktohen në ligjin për zgjedhjet.

(k.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike komisioni i ligjeve kuvendi i shqiperise ndalimi i koalicioneve ndryshimi i sistemit komisioni i ligjeve kuvendi i shqiperise ndalimi i koalicioneve ndryshimi i sistemit

Sondazh

Poll
Politike 12 Korrik 2020, 09:58

TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar sërish lidhur me raportin e fundit të “Moody-s”. Në një status në rrjetet e saj socia...

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim