Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i ftuar dje nga Fondacioni “Qemal Stafa” ka folur lidhur me të ardhmen e Partisë Socialiste dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në fjalën e tij, para studentëve të gjimnazit, Veliaj u shpreh se do të punojë dhe do të japë gjithë kontributin e tij që PS të kapë objektivin në zgjedhje.
“Vitin tjetër kemi zgjedhje dhe unë do të punoj 24/7, që Partia Socialiste dhe Edi Rama të fitojnë mandatin e tyre të tretë. Mandati i tretë do të ishte historik sepse në Shqipëri, në 30 vite pluralizëm, nuk ka ndodhur asnjëherë që një forcë politike të mandatohet tre herë radhazi. Unë besoj se i kemi të gjitha argumentat për të kërkuar një mandat të tretë, jo pse opozita është e shpartalluar, porse në 8 vjet jemi partia numër një, e padiskutueshme, garën e kemi me veten. Por, ca gjëra mund t’i bëjmë shumë më mirë”, tha Veliaj.
Më tej, kryebashkiaku doli edhe për hapjen e listave, duke e cilësuar vendimin si shumë të rëndësishëm dhe që u jep shumë peshë qytetarëve.
“Vendimi më i rëndësishëm është ai i hapjes së listave. Po të shikoni sot, ka shumë njerëz që më thonë: Ore, ç’është kjo frymë e sharjes dhe vulgaritetit? Është mëse normale kur fatin për sukses në listë ta cakton Saliu apo kushdo tjetër; atëherë ti nuk mendon fare për elektoratin, por mendon që elektorati është vetëm ky që të fut në listë: nëse ai është i kënaqur, ti je lart në listë, nëse është i pakënaqur, ti je poshtë në listë”, shtoi Veliaj.
Kreu i Bashkisë së Tiranës, i cili është njëherësh edhe anëtar i Kryesisë së PS, u shpreh se propozimi i PS-së, në fakt, është propozim i shumicës dërrmuese të Shqipërisë. “Mbi 80% e njerëzve duan hapjen e listave. Unë besoj se ky është rasti tipik, kur një parti e madhe i shkon pas popullit, dhe nuk e detyron opinionin publik, t’i shkojë pas partisë. Përqafimi i listave të hapura, së pari do e bëjë debatin më civil dhe nuk do kemi këtë garën e televizioneve çdo natë, kush thotë ndyrësitë dhe poshtërsitë më të mëdha për armikun, sepse do mendosh se po të gjykon populli, i cili do të japë edhe renditjen në listë, dhe jo shefi i partisë”, nënvizoi Veliaj.
Në fund, Veliaj shtoi se vendii i duhet një fushatë pozitive, me energji të mirë, me lista të hapura.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha e ka nisur këtë të dielë me një shprehje të ish-presidentit të SHBA-së, Ronald Regan.Basha ka publikuar në rrjetin e tij...
TIRANË-Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al ka si lajm të parë parashikimin e bërë nga analisti Lore...
Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama dhe Partia Demokratike, replikuan sërish sot në distancë pas deklarimit të djeshëm të kreut socialist për të mbështetur propo...
TIRANË– Prej ditësh politika shqiptare, për të cilën duket se nuk ka pushime, “zien” nga zhvillimet. Por kur të gjithëve u ka mbetur në mendje, pakti që kr...
TIRANË– Isa Mustafa, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka rezultuar i infektuar me Covid-19. Përmes një statusi në rrjetet sociale, ishte vetë Mu...
TIRANË– Kur u duk se ujërat politike u qetësuan një krizë e re duket se po troket. Një fakt të tillë e paralajmëron firmëtari i marrëveshjes së 5 qer...
TIRANË– “E di që disa politikanë në këtë vend nuk janë dhe shumë të kënaqur me mua, sepse duhet t’i kisha nxjerrë më në pah sipas tyre gabimet e qeverisë. ...
TIRANË– Zëdhënësja e Partisë Demorkatike Ina Zhupa ka deklaruar se Shqipëria do të bëhet një vend tërheqës për t’u vizituar, vetëm në kohën e qeveris...
TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku shkruan se kryeministri Edi Rama ka ndërtuar një sistem vjedhjeje.Përmes një statusi në rrjetet s...