Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Këshilli i Lartë Gjyqësor i kërkon Kuvendit të Shqipërisë që të gjejë një zgjidhje ligjore për të shtyrë gjyqin në ngarkim të Emiljano Shullazit dhe grupit. Shkak për këtë është bërë ngërçi i gjykimit të dosjes Shullazi, nga largimi i gjyqtarëve dhe kërkesat e herëpashershme të të pandehurve për përjashtimin e tyre.
Kështu sot, burime për Dosja.al bëjnë me dije se gjyqi është shtyrë sërish, pasi trupa gjykuese përbëhet vetëm nga gjyqtarja Albana Boksi, pasi gjyqtarët e tjerë janë larguar. Tërheqjet e gjyqtarëve kanë patur shkak arsye nga më të ndryshmet, ndërkohë që lista e zëvendësuesve ka “mbaruar”.
Sakaq, ligji në fuqi kërkon që për çështje që janë kompetencë e SPAK, të mos të gjykohen nga gjyqtarë që nuk janë pjesë e Gjykatës së Posaçme, ç’ka ka sjellë mungesën e gjyqtarëve. Tashmë “topi” i ka kaluar Kuvendit, që duhet të bëjë ndryshime ligjore për të bërë të mundur gjykimin e dosjes Shullazi.
Gjyqi ndaj të fortit të Tiranës dhe grupit të tij është kthyer në një telenovelë si në gjykatat e vjetra, e po e njëjta gjë ka ndodhur edhe në Gjykatat e sapokrijuara.
Në seancën e kaluar, GJKKO-ja rrëzoi kërkesën e të pandehurit Emiljano Shullazi, dhe grupit të tij, për ndryshimin e masës së sigurisë. Mbrojtja e Shullazit kërkonte lirimin nga qelia të të pandehurit, dhe vijimin e gjykimit të çështjes në Apel për një masë më të lehtë, gjë që u rrëzua nga trupa gjykuese, duke e lënë në masën e sigurisë ‘arrest me burg’.
Më herët, grupi kishte kërkuar në KLGJ përjashtimin e treshes së gjyqtarëve, Albana Boksi, Artur Kalaja dhe Etleva Temo, pasi sipas tyre, këta gjyqtarë nuk janë pjesë e Gjykatës së Re, por janë e asaj të vjetrës. KLGJ ende s’është shprehur për dy gjyqtarët Kalaja dhe Temo, kështu që e vetmja gjyqtare e kësaj çështjeje është Albana Boksi.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– E ftuar në studion e “ABC Neës” avokatja e popullit Erinda Ballanca ka folur për konfliktin e zhvilluar mes Presidencës dhe mazhorancës, ndërsa u n...
TIRANË- Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngarkesën e kokainës 1.3 ton që u kap mbrëmjen e djeshme në Maqedoninë e Veriut. Sasia e kokainës u zbulua ...
TIRANË- Bashkia Tiranë u ka dhënë lejen dhjetëra kullave, të cilat kanë hapur kantieret e ndërtimit përgjatë rrugëve dhe shesheve kryesore të kryeqytetit. ...
DURRËS- Një 21-vjeçare është arrestuar në flagrancë nga policia e Durrësit, pasi shpërndante kokainë dhe droga të forta në qytet. Sipas njoftimit të...
BALLSH- Naftëtarët e Ballshit dhe punonjësit e nënstacionit të Poçemit vijojnë grevën e urisë dhe gjendja e tyre shëndetësore është rënduar, pasi që pre...
LEZHË- Fax Neës ka siguruar pamjet se ku tregon veprimet e policisë bashkiake duke nxjerrë jashtë palestrës të strehuarit nga dëmtimi i tërmeti në La&ccedi...
Shqipëri- Ditën e sotme i gjithë vendi do të përfshihet nga reshjet e shiut dhe të dëborës. Në relievet malore të verilindjes dhe juglindjes priten reshje të de...
Itali- Policia italiane ka arrestuar 42-vjeçarin shqiptar, Alfred Arapi, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për transport droge. Sipas mediave it...
Tiranë- Këto janë titujt kryesorë në mediet online më të rëndësishme në Shqipëri. Lajmet nga politika dhe aktualuteti zënë faqet e para të portaleve. Dosja.al k...