LIVE UPDATES
Art&Argëtim

‘O xhaxhi Enver, ku na le ne!’/ Rrëfimi i gjeneral Parllakut: Si qau në qeli vëllai i Mehmet Shehut kur mësuam vdekjen e

3 Shtator 2019, 18:55 Nga DOSJA
‘O xhaxhi Enver, ku na le ne!’/ Rrëfimi i gjeneral Parllakut:

Edhe pse shokë në luftë dhe drejtues të lartë të Partisë në Byronë Politike dhe në Ushtri, ndaj Beqir Ballukut, Petrit Dumes dhe Hito Çakos, nuk kishte asnjë tolerim nga Enver Hoxha.

Ata u trajtuan si armiq të Partisë dhe popullit. Gjeneral Rahman Parllaku në vijim të intervistës së tij për gazetën “Panorama” tregon vuajtjet dhe trajtimet denigruese gjatë periudhës 11-mujore të hetuesisë në qeli para dhënies së dënimit në gjyq. Beqir Balluku, Petrit Dume dhe Hito Çako por dhe vetë Parllaku mbaheshin brenda qelisë në kafaz hekuri, me helmeta në kokë nga frika se mos tentonin vetëvrasje.

Madje dhe në tualetet normale të burgut nuk i linin të shkonin, por kishin sajuar një tualet në mes të qelisë e ku oficerët që i vëzhgonin 24 orë, qëndronin prezent sa herë ata kryenin nevojat personale. Duke treguar brutalitetin e regjimit, Parllaku rrëfen se kreu i grupit të sigurimit të puçistëve, Idriz Seiti, një mik i Mehmet Shehut, përfundoi edhe ai në burg më vonë, pas vetëvrasjes së ish-Kryeministrit.

Duke treguar përjetimet e tij gjatë 25 viteve të burgut, gjeneral Parllaku tregon dhe momentet kur në burg u mësua lajmi i vdekjes së Enver Hoxhës. “Kishim dhe Duro Shehun e Idrizi Seitin, këta filluan të qajnë, ‘O xhaxhi Enver, ku na le ne!!!’, shprehet Parllaku. Sipas tij, ishte Enver Hoxha që futi një përçarje, një ftohje mes Mehmetit dhe Beqir Ballukut, Mehmeti iu kundërvu Beqirit dhe ata nuk kishin më atë marrëdhënie që kishin pasur më parë, duke dobësuar në këtë mënyrë pozitat e Mehmet Shehut në Ushtri dhe Parti.

Gjeneral Parllaku tregon se strumbullari i të gjitha këtyre dënimeve ishte Hysni Kapo. “Hysniu bëri fshesën e hekurt në Ushtri dhe përgatiti listat e atyre që duhet të dënoheshin”, shprehet Parllaku.

Gjatë hetimit të grupit tuaj, ju u vendosët në qeli. Kë kishit shok në qelinë tuaj?

Secili ishte në qeli më vete. Dhomat ishin të mëdha, por brenda tyre kishte kafaz. Brenda në qeli qëndronte ulur dhe një oficer për 24 orë, mbi në karrige të gozhduar në dysheme, i cili ndërrohej çdo 6 orë. Ai nuk kishte të drejtë të fliste me ne, por vetëm na shikonte. Ishte një presion psikologjik i vazhdueshëm që na bëhej për të na thënë se ne këtu brenda të ruajmë që ti të mos vrasësh veten dhe t’ia thuash Partisë të gjitha çfarë ke bërë, por ti i gjallë nuk del dot nga këtu.

Përse Beqirin e mbanin me helmetë kur e lëviznin në burg?

Në burg nuk na linin të shkonim në banjat që kishin bërë italianët me porcelane, por na kishin bërë një vrimë në mes të dhomës, mbi të cilat kishin vendosur disa dërrasa dhe aty uleshim për të kryer nevojat tona personale. Deri aty na çonin me helmetë në kokë dhe me zinxhirë në duar. Aty qëndronte oficeri i dhomës dhe dy policë gjatë kohës që bënim nevojat personale. Ditët e para na vinte dhe ne zor që ata qëndronin aty në ato momente, pastaj u mësuam dhe thamë le t’i marrin dhe ata erë gjërave që ne bëjmë. Kur mbaronim punë, na vinin përsëri helmetën në kokë, zinxhirët dhe na fusnin në qeli përsëri. Besoj se helmetë u vendosnin të gjithëve, gjersa më vinin mua që nuk isha dënuar me pushkatim. Për Beqir Ballukun, Petrit Dumen, Hito Çakon dhe Rrahman Parllakun u përdor kriter i paparë deri në atë kohë. U arrestuan në sallë, me hekura në duar e helmeta në kokë dhe me makina BÇ u transportuan menjëherë në burgun e sigurisë së lartë. Hetimi zgjati 11 muaj. Përveç futjes në qeli, i futën në kafaze hekuri brenda qelisë. Në kafaz flinin, hanin dhe hetoheshin. Për ruajtjen e tyre ishte caktuar një komandë dhe një trupë e veçantë gardianësh që komandohej nga Idriz Seiti (ish-shef sigurimi), i cili kishte dalë në pension, por ishte thirrur për këtë detyrë. Për ironi të fatit edhe Idrizin, pas vdekjes së Mehmet Shehut, e dënuan me burg. Ishin 4 oficerë sigurimi në 24 orë që i ruanin, i përgjonin, dhe që e kishin të ndaluar të flisnin, sepse kontrolloheshin edhe ata nga frëngjitë e dyerve të qelive. Edhe kur i nxirrnin për nevoja vetjake, nuk ua hiqnin hekurat nga duart dhe helmetën nga koka. Policët u rrinin mbi kokë. Por kjo ishte e vështirë edhe për ta.

Kur kryenit dënimin në burg, si e morët vesh vdekjen e Mehmet Shehut?

E morëm vesh përmes radios. Kishim një altoparlant ku na jepnin lajmet e mëngjesit, në drekë dhe në darkë. Aty dëgjoheshin vetëm lajmet. Ndërsa për shtypin kishim bërë dhe abonime në disa organe. Pas vrasjes së Mehmetit, erdhën në Burrel vëllai i tij, Duro Shehu, Idriz Seiti, Bashkim Shehu, më vonë edhe Skënderin.

Në gjykimin tuaj, Mehmet Shehu ishte vetëvrarë apo e kishin vrarë?

Edhe sot e kësaj dite unë i qëndroj të njëjtit qëndrim, si për Mehmet Shehun ashtu dhe për Nako Spiron. Për mua nuk ka rëndësi kush e tërhoqi gishtin e këmbëzës, por kush i çoi në vetëvrasje. Nakon e çoi në vetëvrasje Enveri. Enveri vetë ishte pro bashkimit me Jugosllavinë, nga ana tjetër nxiste Nakon se nuk donte të futej nën tutelën e jugosllavëve. Kur jugosllavët e akuzuan Nakon si armik, Enveri e braktisi dhe ai shkoi në vetëvrasje. Po kështu dhe me Mehmetin. I tha Mehmetit, e bëre këtë gabim, por thellohu në autokritikë. Ai i kërkoi dy ditë afat, ai i tha, jo ti je i përgatitur, hajde përgjigju Byrosë. Mehmeti u kthye në darkë, ia hoqi vetes apo e vranë, kjo ka pak rëndësi. Enveri e çoi në vetëvrasje. Duke e njohur karakterin dhe temperamentin e Mehmetit, impulsiv dhe sedërprekur, edhe mundet të ketë ndodhur vetëvrasje. Mehmeti u ndje i braktisur, madje ai e ka ditur se do ta pësonte siç e kishin pësuar dhe të tjerët para tij, si grupi ynë. Enveri i braktisi të gjithë për karrigen e tij.

Si e përjetuat vdekjen e Enver Hoxhës?

Atë ditë, u hap altoparlanti dhe në vend që të dëgjonim lajmet, kishte muzikë funebre. Ne ishim në qeli akoma dhe dëgjuam muzikën. Thamë se dikush nga të mëdhenjtë i ka kthyer patkonjtë. Po kush të jetë?! Shkuam për ushqim, bëmë zhurmë pse nuk po dëgjojmë lajmet. Pasi bëmë gjithë atë zhurmë, e detyruan dhe e hapën lajmin. Kishim dhe Duro Shehun, Idrizi Seitin, këta filluan të qajnë, “O xhaxhi Enver, ku na le ne!!!” Më pas diskutuam mes shokësh, me Sadikun, me Halimin me Arifin dhe me Todin, i cili ishte shumë i zgjuar dhe ironik po ashtu. Pas vdekjes së Enverit, duke e njohur Ramizin, patëm shpresë se ai do ta hapte vendin, por shumë shpejt u kuptua se Ramizi do të ndiqte rrugën e Enverit.

Ndëshkimi juaj ishte dorë e Enverit, Mehmetit apo Hysni Kapos?

Strumbullari i të gjithë këtyre dënimeve ishte Hysni Kapo. Hysniu bëri fshesën e hekurt në Ushtri dhe përgatiti listat e atyre që duhet të dënoheshin.

E ndiente Enveri rrezikun se emra si Mehmet Shehu, Beqir Balluku e Hysni Kapo ia rrezikonin pushtetin?

Kushdo që i ka prekur interesat e pushtetit, Enveri është munduar ta likuidojë. Ç’pati me Sejfulla Malëshovën?! Sejfullai në Berat ka thënë: Çuditem kur disa shokë, që njerëz që sillen të ashpër dhe bëjnë krime, i quajnë komunistë të mirë. Po të vazhdojmë kështu, do të kthehemi në një bandë kriminelësh”. Dhe ajo Parti u kthye në një bandë kriminelësh, kur vrau gjithë udhëheqjen e luftës. Sejfullau që atje e ndjeu dhe kritika e Sejfullaut qëndronte. Si kryetar i Frontit, Sejfullai bëri zgjedhjet e para pluraliste, duke u përpjekur që kandidatë të mos ishin vetëm komunistët. Në 2 dhjetor u bënë zgjedhjet, në 6 dhjetor u mblodh Byroja Politike që dënoi Sejfullanë me akuzën se na solli në parlament klerin katolik dhe intelektualët reaksionarë. Unë isha dakord që të dënohej Sejfulla Malëshova, por nuk kisha të drejtën e votës.

Kupola e udhëheqjes së partisë ka qenë Enver Hoxha, Hysni Kapo dhe Mehmet Shehu.

Kur është dënuar Beqir Balluku, një bashkëpunëtor të vjetër që nga lufta, si e shpjegoni që të gjithë këta ishin dakord për dënimin e tij?

Enver Hoxha, para se të ndodhte kjo, krijoi një përçarje në Byronë Politike mes Beqirit dhe Mehmetit. Enveri doli me teorinë “ti qepemi maleve dhe t’i kthejmë ato në toka pjellore që të sigurojmë bukën”. Ai thirri Kryeministrin, Mehmet Shehun, dhe ministrin e Bujqësisë, Pirro Dodbibën, dhe u kërkon që të hapnin toka të reja në male dhe kodra për të prodhuar bukën. Mehmeti dhe Pirroja nuk ishin dakord se thanë se si do t’i prishim kullotat dhe si do t’i punonin se tokat e reja që kërkohen të hapen janë në pllaja malesh, larg fshatrave. E kundërshtuan këtë ide të Enverit. Kur u refuzua nga këta të dy, Enveri thirri Beqir Ballukun, i cili nuk i thoshte dot jo Enverit. Beqiri i tha, Po, e bëjmë ne këtë aksion. Por Beqiri tha po, pa pyetur kryeministrin, Mehmet Shehun. Mehmeti e merr vesh që Beqiri, si ministër i Mbrojtjes kishte marrë përsipër që të hapte toka të reja me Ushtrinë. T’i thoshte Beqirit pse e bëri këtë, nuk i thoshte dot, sepse Mehmeti ia kishte më shumë se kushdo frikën Enverit, se ia dinte më mirë se kushdo huqet. Unë jam dëshmitar si i Beqirit ashtu dhe Mehmetit, se ata kishin një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëri-tjetrin dhe të ngrohtë. Në 2-3 stërvitje që unë kam organizuar, kanë ardhur të dy për t’i parë dhe në çadër ka pasur shumë humor, shakara, këngë, një marrëdhënie shumë miqësore dhe shumë e ngushtë. Pas Posë që Beqiri i dha Enverit për tokat e reja, filloi një ftohje mes Mehmetit dhe Beqirit. U bë Plenumi i KQ për tokat e reja. Unë isha kundër se po më prishej stërvitja e Ushtrisë. Kisha drejtuar përgatitjen luftarake poligon më poligon dhe dilema ishte nëse ushtari do të bëhej bujk, apo ushtar. U bë Plenumi, diskutonte Petrit Dume dhe Enveri nga presidiumi i thotë: O Petrit, nuk i shton dhe nja 5 mijë hektarë tokë të re brenda këtij 5-vjeçari? Petrit u kthye nga Hito Çako, i cili i pohon me kokë. “Po”, i thotë Petrit. Unë u bëra xhind dhe i thashë Pirro Dodbibës: Si pranon ti të prishen 5 mijë hektarë kullota?! Dil dhe diskuto, i thashë. Më pas më tha, se ai dhe Mehmet Shehu nuk kishin qenë dakord për këtë nismë të Enver Hoxhës. Unë tani po e marr vesh që ju si Ushtri e keni marrë përsipër këtë nismë, prandaj çohu t’i dhe diskuto për këtë që keni premtuar”, më tha Pirro Dodbiba. Pra, ishte Enveri që futi një përçarje, një ftohje mes Mehmetit dhe Beqir Ballukut. Mehmeti iu kundërvu Beqirit dhe ata nuk kishin më atë marrëdhënie që kishin pasur më parë. Në stërvitjet ushtarake që bënim, nuk shkonin më të dy bashkë…

Marrë nga PANORAMA

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur beqir balluku enver hoxha hito cako petrit dume beqir balluku enver hoxha hito cako petrit dume

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 3 Shtator 2019, 16:43

Gjeli vret gruan e moshuar në Australinë e Jugut!

AUSTRALI E JUGUT- Një grua e moshuar në Australinë e Jugut ka vdekur si shkak i kafshimit të rëndë nga një gjel.Gruaja ka qenë në kafazin e pulave për të mbledh...

Art&Argëtim 3 Shtator 2019, 16:27

FOTO/ Këto janë 8 ishujt më të bukur grekë

GREQI- Vera gjithmonë mezi pritet jo vetëm nga të rinjët e nga fëmijët, por edhe të rriturit paraspëlqejnë të pushojnë për të paktën 10 ditë, plazh, rërë e rrez...

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez