LIVE UPDATES
Politike

“Nxjerrja e fshatit nga varfëria”/ Gazment Bardhi me prodhuesit e vajit të ullirit në Belsh: Subvencionet me para në dor

5 Prill 2021, 18:52 Nga DOSJA
“Nxjerrja e fshatit nga varfëria”/ Gazment Bardhi me prodhuesit

BELSH- Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Elbasanin, Gazment Bardhi  gjatë një vizitë në Belsh takoi disa fermerë që merren me prodhimin e ullinjëve. Fermerët i shprehën Bardhit shqetësimet e tyre dhe si mos shitja e mallit, mungesa e tregut si dhe infrastrukturës.

“Vetëm shitja është problem, prodhimi nuk është problem, pa ndërhyrje të shtetit, tregtarët nuk kanë ku shesin“, – u shpreh një banor.

“Ai është problemi…. Ne nuk kemi kontrata…“, – thotë prodhuesi i vajit.

Bardhi gjatë fjalës së tij tha se për të gjitha problemet e tyre ka një zgjidhje. Ai u ka thënë banorëve se shteti duhet që të subvencionojnë dhe të mbështesin të gjitha pikat e grumbullimit në mënyrë që të tregtohet vaji. Ai gjithashtu tha se shteti e ka në dorë që të shesë prodhimet e fermerëve duke e transportuar atë në vende të ndryshme jashtë Shqipërisë.

“Shteti duhet të subvencionojë dhe të mbështesë pikat e grumbullimit dhe fabrikat që e prodhojnë vajin dhe e tregtojnë. Shteti e merr përsipër ta tregtojë, sepse fshatari nuk e nxjerr dot vajin për ta çuar në Greqi, në Itali, apo në treg ndërkombëtar, ndërkohë që po të ketë fabrika përpunimi dhe tregtimi që mbështeten dhe financohen nga shteti, me siubvencionet që buxeti i shtetit jep për këtë lloj industrie, e konkuron edhe vajin në Itali, edhe në Greqi dhe e nxjerr në treg, bëhët pjesë e tregut ndërkombëtar. Unë isha në Cerrik ku kishin pak a shumë të njëtin shqetësim. Kishin ndërtuar një fabrikë moderne për përpunimin dhe tregtimin e vaijt, i kishte shkuar investimi me mijëra euro, i kishin thënë dhe i kishin premtuar që do merrte mbështetje nga shteti, dhe pastaj mbasi e kishte përfunduar të gjithë fabrikën dhe kishte hyrë në borxh me mijëra euro, i kishin thënë nuk të subvencionojmë sepse nuk i ke pasijet të blera në Gjermani, por i ke të blera në Itali. Ndërkohë që ai i kishte marrë më cilësore dhe i kishte paguar më shumë. Pra, kishin futur një kriter atje për ta përjashtuar, pse e kishin përjashtuar? Sepse i kishin kërkuar kafe! Ai nuk kishte mundësi me i dhënë kafe sepse kishte investuar, kishte marrë kredi e kishte marrë borxhe. Ky është realiteti. Skenën ne e kemi të përcaktuar është e thjesht dhe e qartë. Fshatari dhe fermeri do të marrin subvencione bazuar mbi aq sa prodhon. Por, nuk mjafton se këtu ngelet hallka përgjysëm sepse fshatari mund ta marrë subvencionin për atë që prodhon, por i ngelet pa tregtuar. Prandaj do të duhet të vazhdojë zinxhiri i plotë me pikat e grumbullimit që do të duhet të subvencionohen po nga shteti dhe në rastin konkret me pikat e grumbullimit dhe të tregtimit“,tha Bardhi.

“Pa diskutim, por duhet ta dijë fshatari i pari, siç e di dhe për rrënjët e ullijve që u mblodhën, që të mblidhen dhe të shiten. 100 milion euro që ka thënë në program zoti Basha, për rimbursimin që do të bëhet fshatarëve, është shumë i mirë, 50 milion euro euro që do të shkojnë për insrastrukturën është shumë mirë. A ka mundësi të jëtë 200-250, pas një viti, sepse normalisht duhet parë edhe buxheti i shtteit, kjo është minimuni, këtë gjë e bën edhe Kosova dhe Maqedonia. Në këto nivele të arrijmë të mos të vijë të na konkurojë Maqedonia ose Kosova ndërkohë që këtu ka gjithçka“, tha një fermer.

Gazment Bardhi: Kishte dale studimi që kosto e prodhimit e bujqësisë në Shqipëri është 38% më e lartë nga të gjitha vendet e rajonit, i bie që fermerët dhe fshatarët tanë të dalin me minus edhe pse punojnë nga mëngjesi deri në darkë, dhe kjo është e papranueshme. Nuk kanë asgjë më shumë fermerët në Maqedoni, Kosovë dhe në të gjithë rajonin krahasuar me fermerët tanë që janë më punëtorët në të gjithë rajonin, janë më të zotët në të gjithë rajonin. Po, kanë vetëm një dallim, që kanë shtetin kundër, nuk e kanë shtetin në krah, dhe ajo që duhet për t’u bërë bashkë në 25 prill është kjo që të sjellim ndryshimin: të mos e kenë shtetin në krah 5 njerëz, siç i kanë dhe këtu, që marrin ata 95 milion eurot në bujqësi, por ta kenë fermerët dhe fshatarët e zakonshëm që punojnë nga mengjesi deri në darkë. Ato lek dalin nga buxeti i shtetit thjesht kanë ndërtuar në skemë me përjashtu njerëzit e zakonshëm, fermerët e zakonshëm, e të ndërshëm që punojnë nga mengjësi e deri në darke, dhe me i marr leket pesë njerëz me të cilët i ndajnë në fund të ditës. Kështu është bërë dhe këtu. Prandaj skema jonë do të jetë e tjeshtë, aq sa prodhon aq do marrësh, po prodhove pesë kilogram do marrësh 100 lek e këshu me rradhë. Jo të vësh kriter e ke serën 2 metra, jo ta kesh 2 metra e 20. Keto janë thjesht kritere burokratike për të përjashtuar njerëzit nga skema, që ato lek që dalin nga buxheti i shtetit të mos shkojnë te njerëzit se po shkuan te njerëzit pa kritere diskriminuese, nuk i ngelet gjë për të futur në xhep dhe as për ti ndarë më ato pesë veta që i ndan. Kjo ka qënë skema që kanë aplikuar këto 8 vite prandaj fshati është në këtë gjendje dhe në këtë degradim. Kjo është sfida jonë, nuk kemi sfidë tjetër, në 25 Prill pa diksutim të gjithë bashkë do të bëjmë ndryshimin, por veçanërisht në 26 e në vijim. Do ju kthejmë shpresën, do bëjmë realitet çdo angazhim që kemi marrë, prandaj nuk kemi bërë program që premton mrekulli se nuk bëjëm dot mrekulli dhe ju nuk keni nevojë për mrekulli, jam i sigurt. Ju dëshironi normalitet sepse jeni të zotët e vetës, punoni nga mëngjesi deri në darkë dhe në fund të ditës të keni ato pesë lek fitim që ti krijoni mirëqënie familjes tuaj. Kaq duhet, nuk pret njeri të vijnë e t’u punojnë tokat.

Fermer: Zoti Bardhi, muaji vjen shumë shpejt, nuk kemi lek të paguajmë dritat, ujin, të sjellësh 40 mijë lek një dylym ta punosh, çfarë t’i marr unë asaj toke, çfarë do fitoj unë. Marrin vajin, specin, trangullin nga Maqedonia, domaten nga Maqedonia e sjellin këtu, prodhimi jonë nuk shitet….

Gazment Bardhi: Sepse atje ka bubvencione dhe vjen produkti me cmim me të lirë. Për sa kohë këtu që nafta është rritur, energjinë elektrike e ke të rritur…..

Fermer: Fëmija im ka ikur, kam 5 vite që nuk e shoh me sy

Gazment Bardhi: Në këto zgjedhje nuk votohet me flamur partie, në këto zgjedhje hap dollapin e ushqimeve dhe shiko e ke plot apo e ke bosh. Socialistë dhe demokratë e kanë bash dollapin. Nuk mund të tatohesh po punove token tënde, taksa e tokës për fshatarin që punon tokën e vet do të jetë zero.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike gazment bardhi zgjedhjet 25 prill 2021 gazment bardhi zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll
Politike 5 Prill 2021, 17:06

SHKODËR- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vizituar ditën e sotme qytetin e Shkodrës ku ka takuar gratë intelektuale të Shkodrës. Ato i kanë...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni