Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Politike
Soreca: Partitë politike duhet të përqendrohen te programet përkatëse për të përmirësuar jetën e qytetarëve
5 Prill 2021, 17:45Nga DOSJA
TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca është shprehur se pajtohet me vendimet e Kreut të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashit se Partitë politike dhe kandidatët duhet që të përqendrohen në programet e tyre përkatëse politike. Në një postim në Twitter, ai ka ripostuar një postim të Celibashit ku shkruan se kandidatët duhet që të fokusohen në programet që u përmirësojnë jetën shqiptarëve si dhe të veprojnë në përputhje me standartet ndërkombëtare dhe me vendimet e KQZ-së.
“Ne pajtohemi me Ilirian Celibashin. Partitë politike dhe kandidatët duhet të përqendrohen tani në programet e tyre përkatëse politike dhe në reformat që ata synojnë të paraqesin për të përmirësuar jetën e të gjithë qytetarëve shqiptarë. Ne kemi besim në të gjitha institucionet përkatëse dhe politike. … aktorët të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe me vendimet e KQZ”,shkruan Soreca.
We concur with Cssr. @ICelibashi. Political parties and candidates should now focus on their respective political programmes and on the reforms they intend to put forward to improve the life of all #Albanian ??citizens. We count on all relevant ?? institutions and political…1/2 https://t.co/jX9PfsiJhG
SHKODËR- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vizituar ditën e sotme qytetin e Shkodrës ku ka takuar gratë intelektuale të Shkodrës. Ato i kanë...
KORÇË– Kryeministri Edi Rama ka përmendur edhe një herë tjetër gjyqtaren Enkelejda Hoxha, e cila ndodhet pas hekurave pasi u vu në pranga për korrup...
DIBËR- Kandidati i pavarur për deputet në Dibër, Elton Debreshi është gjobitur ditën e sotme me 50 milion lekë. Arsyeja e gjobitjes është tubimi që Debresh...
KRUJË-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka dekoruar diten e sotme në qytetin e Krujës grupin karakteristik “Pleqtë e Krujës” me titullin “Mj...