Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Meteorologia Adiola Bani deklaroi se kjo javë do të sjellë një mot të acartë e me ngrica në të gjithë vendin.
E ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Bani tha se do të ketë reduktim të reshjeve gjatë javës, por në fundjavë do të ketë sërish rënie të temperaturave dhe reshje të izoluara dëbore kryesisht në zonat malore.
“Do të ketë përmirësim jo vetëm në zonat qendrore dhe jugore ku ka pasur shumë më pak reshje gjatë mëngjesit të sotëm dhe gjatë ditës kemi reshje të pakta dhe të izoluara. Veriu mbetet pak problematik gjatë paradites, ndërsa pasditja sjell përmirësim të motit, herë pas here do të kemi intervale me kthjellime dhe reshjet do të jenë në sasi më të pakët.
Nesër do të ketë më pak reshje me shumë intervale me kthjellime, ndërsa e mërkura dhe deri në fundin e javës sjell një mot më të qëndrueshëm por temperatura të rëna ndjeshëm. E premtja dhe fundjava sjellin mot të acartë dhe temperatura shumë të ulta sidomos në zonat malore. Për shkak të lagështirës së lartë, reshjet që do të bien do të jetë dëborë dhe pse jo në të gjithë territorin.
Për vendet e rajonit aktualisht mbeten me reshje dëbore. Kryeisht një pjesë e Malit të Zi, Kosova dhe një pjesë e mirë e Maqedonisë mbeten me reshje dëbore sot dhe nesër dhe pse jo në sasi shumë të madhe. Presim të ketë përmirësim të motit nga e mërkura por rënie të ndjeshme të temperaturave të ajrit,”- tha Adiola.
Shqipëria ka hyrë sot në ditën e gjashtë që është e përfshirë në një mot të furishëm e me ngrica. Zonat problematika janë Shkodra dhe Lezha ku shumë fëmijë për shkak të bllokimit të rrugëve dhe përmbytjeve kanë mbetur pa shkollë. Më e qetë është Vlora dhe Korça ku niveli i reshjeve ka rënë, ndërsa Veriu është bllokuar nga dëbora.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ELBASAN– Një 35-vjeçare është vënë në pranga të policisë pasi është kapur duke transportuar 5 shtetas të huaj në vendet e treta. Arrestimi i saj u bë pas...
ELBASAN– Sot nis mësimi në të gjitha shkollat në vend. 11 Janari ishte dita që u vendos nga Ministria e Arsimit për rifillimin e shkollës pas pushimeve të festa...
LEZHË– Zgjerohet harta e përmbytjeve në qarkun e Lezhës. Deri më tani 4300 hektarë janë nën ujë duke e bërë të pamundur lëvizjen e njerëzve.Kjo ka bërë që ...
SHKODËR– Bashkia e Shkodrës ka dhënë informacione në lidhje me situatën në qytet nga përmbytjet. Bëhet e ditur se janë 1823 sipërfaqe të cilat janë mbuluar...
KORÇË– Pamjet që po shikoni vijnë nga lagjia nr.1 në Korçë, aty ku edhe shtëpia e një kambisti u grabit dhe ngjarja përfundoi me dy të plagos...
TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës. Mbërritja e vaksinës anti-covid në Shqipëri dhe vaksinimi i personave të parë është lajmi kryesor i ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Suç të Klosit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se një makinë ka dalë nga rruga dhe si pasojë 2 per...
KORÇË– Policia ka publikuar njoftimin zyrtar për grabitjen e ndodhur në Korçë. Në njoftim zyrtar bëhet me dije se ngjarja e rëndë që pë...
TIRANË– Shqipëria vazhdon të jetë nën sundimin e reshjeve të shiut të cilat nuk do të mungojnë as ditën e sotme. Sipas MeteoAlb dita nis me vranësira të de...
KORÇË– Familjarët e një kambisti që ra sot pre e një grabitje kanë treguar se kjo është e katërta herë që shtëpia e tyre bie pre e hajdutëve. Në një...