Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Nuk kontrolluan gjendjen teknike të galerisë/ Vdekja e minatorit në Bulqizë, arrestohet armatori, procedohet brigadieri i mi
25 Shkurt 2021, 09:55Nga DOSJA
Në vijim të ngjarjes së ndodhur gjatë ditës së djeshme, ku humbi jetën në një galeri kromi një shtetas, arrestohet në flagrancë nga Policia armatori i një subjekti minerar, si dhe procedohet penalisht brigadieri i subjektit.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :
Ç. D., 61 vjeç, banues në Bulqizë, (me detyrë armator në një subjekt minerar në zonën D), si dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F. K., 50 vjeç, banues në Bulqizë, (me detyrë brigadier), për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Shtetasit e lartëpërmendur kanë patur detyrimin ligjor për kontrollin e vazhdueshëm të gjendjes teknike të galerisë, ku si pasojë e neglizhencës së tyre, mesditën e datës 24.02.2021, në një nga nënkatet e subjektit minerar, është shembur një pjesë armature duke i shkaktuar vdekjen një 49-vjeçari (me detyrë vagonist).
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË–Këshilli i Lartë Gjyqësor ka shtyrë vendimin për gjyqtaren Enkelejda Hoxha. Seanca është shtyrë për në datën 4 mars. Gjatë seancës së mbajtur ditën ...
TIRANË– Policia e Tiranës vijon hetimet për zbardhjen e vrasjes së Behar Sofisë. 66-vjeçari i cili është person me precendent të mëparshëm penal dhe...
TIRANË– Behar ose Fatmir Sofia, i cili u ekzekutua mëngjesin e sotëm në Tiranë, vite më parë është përfshirë në trafik droge me bossin e njohur Abdulselam ...
TIRANË– Behar Sofia, 66-vjeçari që u vra me dy plumba mëngjesin e sotëm është një emër i njohur në botën e krimit. Në deklaratat e herëpashershme, g...
TIRANË– Policia e Tiranës ka dhënë njoftimin zyrtar për ekzekutimin e Behar Sofisë. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit ...
TIRANË– Policia e Tiranës ka rrethuar zonën në afërsi të Piramidës ku u vra me armë zjarri, Behar (Sofia) Seferi, 66-vjeç.Mësohet se Seferi është ng...
TIRANË– Personi që mori dy plumba pranë Piramidës mëngjesin e sotëm, ka ndërruar jetë në spital.Dosja.al ka mësuar se ai është dërguar në spital, pas...
TIRANË– Personi që shikoni në foto është personi që u plagos mëngjesin e sotëm pranë Piramidës në Tiranë. Burri qëndron i shtrirë në tokë, ndërkohë që mëso...
TIRANË– Behar (Fatmir) Sofia (Seferi), 66 vjeç, një biznesmen i njohur nga Berati dhe i regjistruar si banor tek Rruga e Qelqit në Kombinat, por me ...