Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË–Këshilli i Lartë Gjyqësor ka shtyrë vendimin për gjyqtaren Enkelejda Hoxha. Seanca është shtyrë për në datën 4 mars. Gjatë seancës së mbajtur ditën e sotme, Hoxha nuk ishte prezente, madje kjo shkaktoi dhe debate.
Gjatë mbledhjes Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, kërkoi shkarkimin nga detyra të gjyqtares pasi shkeljet e bëra prej saj nuk vijnë nga paaftësia por si rezultat i një veprimi të drejtpërdrejt dhe të vullnetshëm. Ndërkohë që vetë Enkelejda Hoxha nuk ka pranuar që të jetë e pranishme në seancë, për shkak se nuk preferon që të shkojë si e arrestuar, dhe ka kërkuar shtyrjen e saj.
Ajo vetë nuk ishte e pranishme, ku kishte lëshuar një deklaratë me shkrim. “Seancën gjyqësore do përfaqësohem nga avokati, por theksoj se seanca dëgjimore duhet të shtyhet për shkak të gjendjes e pozitës ku ndodhem, por nuk dëshiroj të shoqërohem nesër”, kështu thuhet në deklaratën që e ka bërë me shkrim dore nga gjyqtarja.
Pas përfundimit të seancës i ati i gjyqtares është shprehur para gazetarëve se vajza e tij nuk ka kryer asgjë për të cilat akuzohet. Ai ka thënë se vajza e tij është ndaluar vetëm pasi ka dënuar djalin e deputetit.
Qoku: Për dijeni të palëve prezent sipas porosisë së mbledhjes së kaluar është njoftuar magjistratja dhe drejtoria e përgjithshme e burgjeveKLGJ i kishte kërkuar drejtorisë së burgjeve që të bënte të mundur prezencën e E.H.Magjistratja ka bërë një deklaratë me shkrim që na ka ardhur ku thuhet se në seancën gjyqësore do përfaqësohem nga avokati, por theksoj se seanca dëgjimore duhet të shktyhet për shkak të gjendjes e pozitës ku ndodhem. Por nuk dëshëroj të shoqërohem nesër.Kështu thuhet në deklaratën që e ka bërë me shkrim dore.
METANI: Eshtë situatë delikate. Si Artur Metani e mirëkuptoj e nuk do doja kurrë të kishte një situatë të tillë, si kjo që po kalon magjistratja. Do i bëja thirrje të rishikonte këtë qëndrim sepse edhe sjellja dinjitoze është e rëndësishme në këtë proces.Por si Inspektori i Lartë i drejtësisë më duhet të jem dhe jam i ftohtë ia kemi dhënë cdo mundësi magjistrates. Kam mirëkuptuar shtyrjet sepse e mirëkuptoj se një procedim disiplinor shkakton tronditje. Por procesi duhet të vijojë. Unë isha kundër shtyrjes edhe herën e kaluar. dëgjova në këshill nga deklarata e saj. E para sepse magjistratja është njoftuar dhe vetë avokati gjithashtu është njohur. Mbase këshilli duhet ta kontaktojë që të kuptojë se pse nuk është ende këtu.
(a.b)/dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Policia e Tiranës vijon hetimet për zbardhjen e vrasjes së Behar Sofisë. 66-vjeçari i cili është person me precendent të mëparshëm penal dhe...
TIRANË– Behar ose Fatmir Sofia, i cili u ekzekutua mëngjesin e sotëm në Tiranë, vite më parë është përfshirë në trafik droge me bossin e njohur Abdulselam ...
TIRANË– Behar Sofia, 66-vjeçari që u vra me dy plumba mëngjesin e sotëm është një emër i njohur në botën e krimit. Në deklaratat e herëpashershme, g...
TIRANË– Policia e Tiranës ka dhënë njoftimin zyrtar për ekzekutimin e Behar Sofisë. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit ...
TIRANË– Policia e Tiranës ka rrethuar zonën në afërsi të Piramidës ku u vra me armë zjarri, Behar (Sofia) Seferi, 66-vjeç.Mësohet se Seferi është ng...
TIRANË– Personi që ndërroi jetë si pasojë e një atentati të ndodhur mëngjesin e sotëm është Behar (Sofia) Seferi, 60 vjeç. Mësohet se Seferi ë...
TIRANË– Personi që mori dy plumba pranë Piramidës mëngjesin e sotëm, ka ndërruar jetë në spital.Dosja.al ka mësuar se ai është dërguar në spital, pas...
TIRANË– Personi që shikoni në foto është personi që u plagos mëngjesin e sotëm pranë Piramidës në Tiranë. Burri qëndron i shtrirë në tokë, ndërkohë që mëso...
TIRANË– Behar (Fatmir) Sofia (Seferi), 66 vjeç, një biznesmen i njohur nga Berati dhe i regjistruar si banor tek Rruga e Qelqit në Kombinat, por me ...
TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë artikull mbi skadimin e orës policore dhe për vendim...