"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
Nuk kaloi Vettingun! Fatmir Lushi shkakohet edhe nga KPA, probleme me pasurinë dhe pastërtinë e figurës
8 Shtator 2020, 16:50Nga DOSJA
TIRANE– Shkarkohet nga detyra prokurori i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, Fatmir Lushi. Ky i fundit u shkarkua pak muaj më parë nga detyra nga KPK, pasi u konstatuan probleme me pastërtinë e figurës dhe pasurinë e tij. Sipas hetimeve të kryera nga DSIK, Lushi u vlerësua si i papërshtatshëm pasi dyshohej se kishte favorizuar persona nën hetim duke mos kaluar kështu Vettingun.
Pas seancës, Lushi ankimoi vendimin në KPA për rivlerësimin e të dhënave lidhur me fatin e tij, megjithatë edhe Kolegji i Posaçëm i Apelit vendosi që të lërë në fuqi vendimin e marrë më datë 26 mars të 2019-ës që lidhet me rivlerësimin e ish-prokurorit.
Njoftim vendimi
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ardian Hajdari relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.27/2019, datë 20.05.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Fatmir Lushi, kundër vendimit nr. 125, datë 26.03.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
Lënien në fuqi të vendimit nr. 125, datë 26.03.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Fatmir Lushi. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 08.09.2020.
Lushi dyshohet se kishte vendosur pushim të hetimeve pa kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, ndërsa në një rast tjetër ai akuzohet se kishte lehtësuar të pandehurin për akuzën e plagosjes me dashje gjatë gjykimit.
Postin e ish-prokurorit Fatmir Lushi, i cili nuk arriti të kalojë procesin e Vettingut e zuri Violeta Shkurta e cila ka shërbyer në Prokurorinë e Fierit që prej vitit 2003.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi ka lëshuar deklarata të forta në mbledhjen e Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin...
TIRANË– Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, zhvilloi sot një takim me kokën e re të BKH-së Aida Hajnaj dhe kryeprokurorin e Spak-ut, Arben K...
TIRANE– Këshilli Kombëtar Shqiptar ka filluar ditën e sotme shpërndarjen falas të teksteve shkollore për nxënësit shqiptarë në Luginën e Preshevës.Këtë la...
TIRANË– Opozita parlamentare ka propozuar 2 emrat e saj në komisionin për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ. Bëhet fjalë për deputetët Edmond Stojku dhe M...
TIRANE– Partia Demokratike bëri publike rastin e familjes Prendi të cilës iu shkatërrua shtëpia gjatë tërmetit të 21 shtatorit të 2019-ës. Ai denoncon se ...
TIRANË- Oerd Bylykbashi është i deleguari i PD-LSI në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së. Ky vendim është marrë di...
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqaj ka zhvilluar sot takimin e parë si kordinator i qarkut të Shkodër. Gjatë fjalës së tij para socialistëve...
TIRANË- Partia Demokratike akuzon kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj se është bërë garanti i pastrimit të parave të pista. Belind Këlliçi, në një...