"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
PD akuza Veliajt për 1.6 mld euro pastrim, Këlliçi: Premtoi zero leje ndërtimi, por u bë garant i parave të pista të krim
8 Shtator 2020, 09:49Nga DOSJA
TIRANË- Partia Demokratike akuzon kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj se është bërë garanti i pastrimit të parave të pista. Belind Këlliçi, në një deklaratë nga selia blu tha se Veliaj premtoi zero leje ndërtimi, e sot 5 vite pas në krye të bashkisë Tiranë, e ka kthyer Tiranën në “lavatriçen” më të madhe të parave të pista, ku sipas llogarive të PD, pastrimi i tyre ka shkuar në vlerën e 1.6 milionë eurove.
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, BELIND KËLLIÇI
Erion Veliaj erdhi në krye të Bashkisë së Tiranës me premtimin mashtrues se nuk do të jepte leje ndërtimi. Sot, 5 vjet më pas, Erion Veliaj e ka shndërruar Tiranën në lavatriçen më të madhe të parave të pista, ku llogaritet se, gjatë mandatit të dytë dhe të fundit të kësaj qeverie, janë pastruar më shumë se 1.6 miliardë euro.Erion Veliaj jo vetëm firmosi me mijëra leje ndërtimi, por ua dha ato kompanive që, sipas llogarive të ekspertëve ndërkombëtarë, kanë pastruar para të pista nga trafiku i drogës dhe nga korrupsioni.
Raporti i Global Initiative Netëork vlerëson se 60% e investimeve në ndërtim në Tiranën e drejtuar nga Erion Veliaj dhe, indirekt nga Edi Rama, burojnë nga paratë e pista. Ekspertët e huaj llogarisin se vetëm në Tiranë janë investuar në betonin e lejeve të ndërtimit 1.6 miliardë euro, gati sa 1/3-ta e buxhetit vjetor të Shqipërisë. Tirana është sot një qytet që vështirë se e njeh, edhe nëse ke jetuar në kryqytet për pak vite. Lulishtet janë zhdukur për t’u zëvendësuar nga përbindësha betoni që pastrojnë paratë e krimit të organizuar dhe të pushtetarëve të korruptuar. Rrugët janë ngushtuar, sepse Erion Veliaj dhe Edi Rama kanë zgjedhur betonin që pastron paratë e pista përpara interesit qytetar.
Bashkia e Tiranës ka më pak prona sot, sepse Erion Veliaj i ka dhuruar ato tek kompani që investojnë në beton paratë e trafikantëve të drogës apo të politikanëve që kanë vjedhur shqiptarët. Edhe shembja e Teatrit Kombëtar në mes të pandemisë i shërben qëllimit të pastrimit të parave me firmën e Edi Ramës dhe të Erion Veliajt. Beteja ndaj pastrimit të parave dhe krimit të organizuar është një nga objektivat kryesorë të Partisë Demokratike në drejtimin e vendit. Beteja për një Shqipëri të pastër është beteja e çdo shqiptari. Beteja për një vend të çliruar nga zinxhirët e krimit dhe të korrupsionit është ajo çfarë pret çdo shqiptar punëtor dhe i heshtur. Ne jemi gati ta bëjmë këtë betejë dhe ta fitojmë!
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
DURRËS– Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me një ngjarje të trishtë. Teksa ndodhej në Durrës, në shkollën e fiskulturës, ku zhvilloi një bashkëbised...
DURRËS- Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi në shkollën “Leonik Tomeo” në Durrës, ku ishte e pranishme edhe ministrja Besa Shahini deklaroi se gjatë orë...
TIRANË- Ditën e sotme nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka zhvilluar një takim në selinë blu me krydemokratin Lulzim Basha. Mësohet se në fokus të këtij ...
TIRANË- Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Abi Malltezi ka denoncuar se tek pallati “Sky Tower” që ndodhet në zonën e ish-Bllo...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur se qeveria Rama gjatë 2 mandave të saj nuk ka bërë asnjë për personelin shëndetësor, ma...
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati në emisionin “ABC-ja e mëngjesit” u shpreh se Partia Socialiste do të dalë forcë e parë në zgjedhjet e ...
TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është shprehur se nuk ka pranuar që të bëjë kontratë bashkëqeverisje parazgjedhore me Partinë Demokratik...
SHQIPËRI-Kërcimtari dhe ish-deputeti demokrat, Azgan Haklaj ka hedhur akuza të rënda ndaj Sahit Dollapit, ish sekretari Organizativ i Partisë Demokratike. ...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka konfirmuar se do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike në zgjedhjet parl...