"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
Nuk i mati fjalët/ U kënaq me 50 viktima dhe ironizoi të mbijetuarit e tërmetit, ja dy GAFAT që i ‘hëngren kokën’ Val
1 Dhjetor 2019, 09:00Nga DOSJA
DURRËS– Mëngjesin e sotëm, kryebashkiakja e Durrësit Valbona Sako ka dhënë dorëheqjen nga posti i saj. Me disa rreshta, Sako shpjegonte në Facebook se shkak për largimin e saj ishin komentet negative që kishte marrë pas prononcimeve të saj në media.
Sipas Sakos, stresi në të cilat e fusnin komentet negative i kalonin fuqitë e saj dhe për këtë arsye ajo kishte vendosur që të largohej por jo pa falenderuar edhe një herë të fundit ata që e kishin mbështetur.
Por çfarë tha kryebashkiakja e Durrësit, që shkaktoi një reagim kaq të fortë nga opinioni publik?
Në një prononcim për gazetaren e “Top-Channel”, Valbona Sako u shpreh se tërmetet e tjera në botë kanë shkaktuar me mijëra viktima, kështu që duhet të jemi të kënaqurme kaq.
“Ky ishte një tërmet shkatërrimtar. Por të jemi të kënaqur edhe me 50 viktima pasi në raste të tjera kanë qenë mbi 100 viktima,”– dëgjohet të shprehet Sako. Menjëherë pas proconimit, Sako i doli në mbrojtje vetes duke ia hedhur fajin medias, e cila sipas saj ia kishte shtrembëruar fjalën.
Në një tjetër prononcim, Sako po fliste për programin e qeverisë për të strehuar të prekurit nga tërmeti në hotele. Në prononcimin e saj në “Abc News”, kryebashkiakja e Durrësit tha se të prekurit nga tragjedia do të strehohen në hotele me pesë yje. Por, pa harruar të bëjë edhe ironi, kryebashkiakja shtoi se ato hotele, këta njerëz nuk do t’i paguanin dot as për pushime.
“Kaosi shkaktohet nga persona që nuk kanë nevojë, ndihmat shpërndahen në mënyrë të organizuar. I bëj thirrje qytetarëve të Durrësit të jenë të qetë. Punonjësit janë në terren për të evidentuar qytetarët të cilët kanë nevojë, 30 grupe i kemi të shpërndarë në terren.Qytetarët paraqiten në bashkinë e Durrësit, krijojmë një lëvizje të organizuar me transport dhe i çojmë në hotele në kushtet më të mira. Janë hotele me 5 yje, që në kushte normale zotërinjtë nuk do të mund t’i paguanin për pushime,”– shtoi Sako më tej.
Pakujdesi dhe disa fjalë jo të peshuara mirë, shkaktuan largimin nga detyra të zonjës së parë të Durrësit. Dy deklarata për shtyp i dhanë fund karrierës 6 mujorë të Sakos, e cila do të mbahet mend për “zhdukjen misterioze” gjatë ditëve të tërmetit dhe dy gafat e saj të hidhura.
(k.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Gazetari Klodian Tomorri i ka dhënë plotësisht të drejtë kryeministrit Edi Rama sa i përket procesit të kanalizimit të fondeve të dhuruara pë...
DURRËS– Kryebashkiakja e Durrësit, Valbona Sako ka dhënë dorëheqjen nga posti i saj, 6 muaj pasi u zgjodh.Me anë të një reagimi në rrjetin e saj social në ...
Politike 1 Dhjetor 2019, 07:12
TIRANË– Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme të qeverisë u shpreh se do të ngrihet një Komisionit për të informuar publikun lidhur mbi llojin e dëmit...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka premtuar pension special për të gjithë të moshuarit e prekur nga tërmeti dhe bursë për 6 fëmijët e mbetur jetim në Kosovë....
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i kërkoi ministres së Arsimit, Besa Shahinit që të takojë mësues për t’i udhëzuar në mënyrën se si duhet të zhvillohet mësimi...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjen e tij për bashkëpunim me opozitën e vendit për menaxhimin e gjendjes në të cilën ndodhet vendi disa di...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shprehur hapur kritikat për ministrinë e Brendshme në mbledhjen e Qeverisë, mëngjesin e sotëm. Rama kritikoi ministrin San...
Politike 1 Dhjetor 2019, 06:20
TIRANË– Thuajse një javë nga tërmetit i 26 nëntorit, kryeministri Edi Rama ka mbledhur sërish kabinetin e qeverisë për herën e katërt radhazi. Kryeministri...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka replikuar me krydemokratin Lulzim Basha, teksa ky i fundit ftesës së Ramës për dialog iu përgjigjen me fjalinë: Nuk ...
TIRANË– Kryetari i PD-së Lulzim Basha do të mblidjet nesër me ekspertë të emergjencave civile; me inxhinierë, arktitektë dhe ekspertë të fushës së nd...