Politike

Gafat me tërmetin/ Valbona Sako jep dorëheqjen si kryebashkiake e Durrësit: E lënduar nga reagimi negativ, stresi kalon fuqitë e mia

  • Nuk i mati fjalët/ Ja dy GAFAT që i ‘hëngren kokën’ Valbona Sakos (ME VIDEO)
  • Dorëheqja e Sakos, Rama i bën ‘bisht’ pyetjes, ia hedh fajin gazetarëve
  • Valbona Sako dha dorëheqjen, nënkryetari Zhulien Varkaj merr drejtimin e Durrësit
  • Pas Valbona Sakos, dorëhiqet edhe nënkryetarja e saj Etleva Kondi
  • Kryebashkiakja e Durrësit, Valbona Sako ka arsyetuar se dorëheqja e saj ka ardhur si pasojë e reagimit negativ që ka pasur për dy prononcimet e saj të fundit në media.
    Featured image of article: Gafat me tërmetin/ Valbona Sako jep dorëheqjen si kryebashkiake e Durrësit: E lënduar nga reagimi negativ, stresi kalon fuqitë e mia Valbona Sako

    DURRËS– Kryebashkiakja e Durrësit, Valbona Sako ka dhënë dorëheqjen nga posti i saj, 6 muaj pasi u zgjodh.

    Me anë të një reagimi në rrjetin e saj social në Facebook, Sako ka arsyetuar se dorëheqja e saj ka ardhur si pasojë e reagimit negativ që ka pasur për dy prononcimet e saj të fundit në media.

    E lënduar nga reagimi i madh negativ ndaj një prononcimi që bëra, nën një stres që i kalon fuqitë e mia, jap dorëheqjen nga detyra e Kryetares së Bashkisë Durrës. Falenderoj nga zemra të gjithë ata që më besuan dhe shpresoj në mirëkuptimin e të gjithëve,”-shkruan Sako. 

    Në prononcimet e saj, Valbona Sako shprehej se ishte e kënaqur se tërmeti i 26 nëntorit kishte shkaktuar vetëm 50 viktima. Ndërsa për një tjetër media, kryebashkiakja shprehej se qytetarët do të strehoheshin në hotele sipas planit të qeverisë. Sipas saj, në hotelet ku do të strehoheshin, qytetarët nuk kishin mundësi as t’i paguanin për pushime. 

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Sako u zgjosh nga kryeministri Edi Rama që ta garonte për qytetin e Durrësit në zgjedhjet e 30 qershorit pas lajmit se paraardhësi i saj Vangjush Dako nuk dëshironte që të garonte për një mandat të katërt. Përballë saj doli, kandidatja e Bindjes Demokratike Valbona Sakollarit, ndaj të cilës Sako fitoi me një diferencë të thelluar votash.

    Para se të garonte për postin e kryebashkiakes prej katër vitesh, Sako mbante postin e Drejtoreshës Rajonale Tatimore në Durrës.

    (k.m/dosja.al)

    Një Koment në “Gafat me tërmetin/ Valbona Sako jep dorëheqjen si kryebashkiake e Durrësit: E lënduar nga reagimi negativ, stresi kalon fuqitë e mia

    1. Legjitime nuk ka qene kurre kryetare bashkie.Tashme e dine te gjithe si ishin votimet e 30 qershorit.Te pakten e beri nje veprim persembari me doreheqjen

    Shto Koment