LIVE UPDATES
Bota

Nuk i çon emër për mandatarin,  Kurti letër Thaçit: Nuk je konsultuar me liderin e VV-së, në takim kam ardhur si kryemin

13 Prill 2020, 14:22 Nga DOSJA
Nuk i çon emër për mandatarin,  Kurti letër

KOSOVË– Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti i ka dërguar një letër kreut të shtetit, Hashim Thaçit në lidhje me propozimin e emrin e mandatarit të ri.

Në letër, Kurti shkruan se presidenti Thaçi po e anashkalon detyrën Kushtetuese që të shpërndajë kuvendin dhe të shpallë zgjedhje të parakohëshme, pas përfundimit të betejës kundër koronavirusit.

Kryeministri në detyrë ka deklaruar se nuk është në kompetencën e Presidentit të vendit që të vlerësojë interesa të partive politike, por që të mbrojë rendin shtetëror, kanë raportuar mediat vendase. 

Ndër të tjera Kurti ka thënë se në takimet me Thaçit nuk ka shkuar si lider i VV-së por si kryeministër.

Letra e plotë e Kurtit për Presidentin Hashim Thaçi:

Ndonëse në dy shkresat tuaja të fundit, atë të datës 02.04.2020 dhe atë të datës 10.04.2020, thirreni në dispozitat e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në rastin KO 103/14 i datës 30.06.2014 (i publikuar më 01.07.2014), veprimet tuaja të cilat qartazi janë në kundërshtim me nenet e Kushtetutës të cilëve ju referoheni dhe Aktgjykimin të cilin ju përmendi, tregojnë se Ju dhe stafi juaj nuk i keni lexuar mjaftueshëm dhe me kujdes të njëjtat. Po ashtu, më lejoni të ju rikujtoj se pas mocionit të suksesshëm të mosbesimit, përmes të cilit është shkarkuar Qeveria e Republikës së Kosovës, presidentit nuk i krijohet hapësirë që të luaj rolin e një akteri politik duke tentuar të imponojë vullnetin e tij në jetën politike. Presidentit të Republikës së Kosovës, si organ kushtetues, një mocion mosbesimi i jep të drejtën që të përmbushë vetëm një veprim të përcaktuar nga kushtetutëdhënësi. Pra, shpërndarjen e Kuvendit në përputhje me nenin 82.2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Prandaj duke zhvilluar takime të tilla konsultative, Ju keni vepruar në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, sepse aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese janë akte juridike përmes të cilave realizohet kushtetutshmëria dhe konsiderohen burim i të Drejtës Kushtetuese. Për të qenë edhe më i qartë, siç e dini, para takimit dhe pas takimit me Ju, jeni njoftuar zyrtarisht nga unë se takimet me ju po i zhvilloj në cilësinë e Kryeministrit në detyrë dhe kam qenë i shoqëruar nga dy këshilltarët e mi të jashtëm të cilët nuk janë anëtarë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Kam qenë në takim që për temë diskutimi ka pasur gjendjen e emergjencës shëndetësore dhe çështjen e shpalljes së zgjedhjeve pas mocionit të mosbesimit. Do të më thoni që këto procese kanë ndodhur në vitin 2010, pra para marrjes së Aktgjykimit nga Gjykata Kushtetuese në rastin KO 103/14. Megjithatë rast i njëjtë sikur në vitin 2010 ka ndodhur edhe në vitin 2017 (pas Aktgjykimit të Kushtetueses), ku pas mocionit të suksesshëm të mosbesimit është shpërndarë Kuvendi dhe vendi ka shkuar në zgjedhje të reja. Edhe në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës të datës 10.05.2017, iniciuesit e mocionit të mosbesimit nuk kishin asnjë dilemë se pas votimit të suksesshëm të mocionit të mosbesimit kishte vetëm një procedurë që duhej ndjekur dhe atë jo në Kuvend, por shpalljen e zgjedhjeve nga presidenti. E kam të qartë që situata aktuale nuk lejon mbajtjen e zgjedhjeve, dhe kjo është diçka që ne nuk po kërkojmë të bëhet tani, por sapo të krijohen kushtet pas kalimit të pandemisë. Mirëpo ajo që nuk e kam të qartë, është standardi i dyfishtë që Ju dhe partitë politike po tentoni ta impononi në rrugë jokushtetuese, pas këtij mocioni mosbesimi i cili nuk dallon në aspekt formal dhe material nga praktikat e mëhershme. Ndoshta do të mund të na sqaroni këtë? Z. President, meqenëse prioriteti im i parë si kryeministër, si dhe prioriteti i parë i të gjithë Qeverisë të cilën e udhëheq, është parandalimi i përhapjes së mëtejshme të virusit COVID-19, çdo çështje tjetër partiake apo politike duhet konsideruar e rëndësisë dytësore apo tretësore, duke përfshirë në veçanti ndërhyrjet tuaja të vazhdueshme, të cilat po e pengojnë punën e Qeverisë në mes të një gjendjeje emergjente të shëndetit publik. Sikur të mos mjaftonte kjo, në kohën më të papërshtatshme të mundshme, ju po kërkoni që gjendjes emergjente të shëndetit publik, t’i shtoni një krizë të natyrës kushtetuese dhe politike, duke kërkuar me çdo kusht, pa asnjë mbështetje në Kushtetutë, që të hiqet Qeveria në detyrë, mu në javët më kritike të betejës sonë kundër COVID-19. Prandaj në frymën e kësaj gjendjeje faktike dhe juridike  besoj se edhe Ju e keni tani të qartë që nuk është detyrë e Presidentit që të imponohet me shkresa duke kërkuar emra kandidatësh për Kryeministër. Sidomos jo në një periudhë të emergjencës shëndetësore. Por më lejoni të theksoj, se kjo shkresë nuk është refuzim për të ju dhënë një emër të kandidatit për Kryeministër. Është një rikujtim i kornizës së kompetencave tuaja dhe obligimeve kushtetuese që bien mbi institucionin e Presidentit të Republikës së Kosovës, pas një mocioni të suksesshëm mosbesimi, sepse nuk është në diskrecionin tuaj që të impononi skenarë jokushtetues. Po ashtu, përpos që është edhe një përkujtim se shëndeti i qytetarëve të Republikës së Kosovës është prioriteti im dhe i Qeverisë, është ftesë që edhe Ju ta vendosni si prioritetin tuaj duke lënë mënjanë lojërat politike dhe duke mos rrezikuar më jetën dhe shëndetin e qytetarëve tonë.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti hashim thaci kosove albin kurti hashim thaci kosove

Sondazh

Poll
Bota 13 Prill 2020, 13:37

HOLANDË– Pandemia e Covid-19, ka ndikuar në sektorin e turizmit në Holandë, vend i cili vizitohej çdo vit nga miliona turistë nga mbarë bota.Në foto...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj