Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
TIRANË– Partia Demokratike, me anë të sekretarit të grupit parlamentar, Arbi Agalliut ka denoncuar një tjetër skandal që lidhet me energjinë elektrike. Agalliu shprehet se së fundmi janë zhvilluar tre tendera, në të cilat janë shpenzuar më shumë seç mund të kishte ndodhur në të vërtetë. Agalliu thotë se në tenderin e parë janë shpenzuar 16.7 milionë euro për energjinë elektrike ndërkohë që në bursë mund të blihej me 12 milionë euro. Ai shprehet se në total të tre tenderave janë shpenzuar mbi 10 milionë euro nga buxheti i shtetit. Partia Demokratike thotë me anë të këtij denoncimi se problemi i vërtetë nuk është kriza por korrupsioni i qeverisë.
DEKLARATA:
Prej kohësh po flitet për rritje të nivelit të çmimeve të produkteve që konsumojmë. Prej kohësh ju po ndjeni në xhepat tuaja pamundësinë financiare për të përballuar këto çmime. E sikur të mos mjaftonte kjo, kryeministri njoftoi tragjedinë, apo fatkeqësinë e tretë natyrore, që është rritja e çmimit të energjisë elektrike si pasojë e rritjes së çmimit të energjisë elektrike në bursë. Më lejoni t’iu bëj e dije se sa është çmimi i energjisë elektrike në bursë dhe se sa e blen qeveria shqiptare energjinë elektrike. Gjatë ditëve të fundit janë zhvilluar tre tendera. Në tenderin e parë janë shpenzuar 16.7 milion euro për të blerë energji elektrike, ndërkohë që në bursë mund të blihej fare mirë për 12 milion euro. Pra, 4 milion euro më tepër ka shpenzuar qeveria shqiptare. Tenderi i dytë, janë shpenzuar rreth 10 milion euro për të blerë energji elektrike, ndërkohë që në bursë mund të blihej për vetëm 7.4 milion euro. Pra, janë shpenzuar 2.5 milion euro më tepër. Tenderi numër tre, qeveria ka blerë energji elektrike me vlerë 12 milion euro, ndërkohë që në bursë mund të blihej me vlerën 9.4 milion euro. Pra, 3.4 milion euro më tepër. Në total janë shpenzuar mbi 10 milion euro nga buxheti i shtetit. Të nderuar qytetarë, nuk është problemi rritja e çmimit të energjisë elektrike në bursë. Problemi është korrupsioni i kësaj qeverie. Problemi është aferat në këto tendera. Problemi është qindra patronazhistë të punësuar në sektorin e energjisë elektrike që marrin pagë nga buxheti i shtetit. Pra, fatkeqësia natyrore nuk është rritja e çmimit në bursë, por është kjo qeveri që përditë e më tepër, vjedh xhepat e shqiptarëve. Faleminderit!

(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË- Kryeopozitari Lulzim Basha është takuar ditën e sotme në ambasadorin hollandez në Shqipëri, Reinout Vos. Me anë të një postimi në Twitter, Basha sh...
TIRANË– Protesta e qytetarëve për rritjen e çmimit të energjisë, nuk llogaritet nga kryeministri Edi Rama. Kështu deklaroi mbrëmjen e djeshme ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Zonë e Lirë’ në TvKlan. Përballë Arjan Çanit, ai u pë...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të hënën të dalin për të protestuar kundër rritjes së çmimeve. I ftuar në emisio...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka anuluar edicionin informative të lajmeve në televizionin “Klan” duke i kërkuar drejtorit Aleksandër Frangaj më shumë...
TIRANË– Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama foli për krizën energjetike. I ftuar në emision “Zonë e Lirë”, ai tha se pritet që kriza të zgjasë deri n...
TIRANË– Ministrja e Punëve të jashtme, Olta Xhaçka, gjatë një aktiviteti të mbajtur ditën e sotme në Tiranë është shprehur se potenciali që pa...
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga emisioni “Zonë e Lirë” në Tv Klan se kultivimi i hashashit ka pësuar rënie drastike dhe kjo ka sjellë rritje katastrofike...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka pasur një përplasje me avokatin Adriatik Lapaj nisur nga një debat për rritjen e çmimeve. Të ftuar në emision...
Kryeministri Edi Rama në emisionin “Zona e Lirë” në Tv Klan ka përmendur një shprehje të gjyshes së tij që ka të bëjë me mllefin dhe shprehet se nuk ka asnjë ar...