Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
“Kriza, agresive deri në qershorin e ardhshëm”, Rama: Gjendja është e rëndë, marrja e një borxhi do të ishte e gabua
8 Tetor 2021, 22:05Nga DOSJA
TIRANË– Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama foli për krizën energjetike. I ftuar në emision “Zonë e Lirë”, ai tha se pritet që kriza të zgjasë deri në qershor të vitit 2022, ku do të rekalsohet gjendja, por çmimet sipas tij nuk do të jenë të njëjta me ato para se kriza të niste. Po ashtu, Rama tha se duhet të përgatitemi që për një situatë të rëndë dhe marrja e borxhit sipas tij në këtë moment, nuk do të ishte një gjë e mirë.
“Mos furnizimi i nevojës së rritur me energji si rezultat i rikthimit të pandemisë me më shumë gaz. Rusia nuk po shton prodhimin me gaz dhe mos shtimi i prodhimit sjell këtë kaos. Kjo është një ndër arsyet, nuk është e vetmja. Po të shohim në të gjithë botën ringritja ekonomike është e fortë dhe nevoja e prodhimit janë të rritura. Kjo ka sjellë të gjithë këtë situatë. Ajo që ne dëgjojmë nga qeveritë mike, është që parashikimi është që kjo krizë në fazën e vet agresive do të zgjasë deri në qershorin e vitit të ardhshëm. Por parashikohen që çmimet do të relaksohen, por s’do të jenë aq sa ishin para krizës. Është situatë e rëndë realisht. Për ne është katërfishuar çmimi. Ne nuk jemi në kushtet që t’i heqim vetes 200 mln euro. Edhe marrja e borxhit nuk është e lehtë, sepse të marrësh një borxh jo produktiv, është një gjë e gabuar. Planin do e publikojmë nesër. Sot kemi shpallur gjendjen e emergjencës. Gjendja e emergjencës do të thotë se kemi marrë disa fuqi që na jep ligji dhe këtu çështja është që të mbajmë një ekuilibër, për të mos ia ngarkuar konsumatorit familjar krizën, kjo do të ishte më e thjeshta, por do të ishte jo e drejtë. Ajo që ka rëndësi sot është që ne do të bëjmë çmos që të jemi në krah të atyre që ngarkohen më shumë nga kriza,”- tha Rama.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga emisioni “Zonë e Lirë” në Tv Klan se kultivimi i hashashit ka pësuar rënie drastike dhe kjo ka sjellë rritje katastrofike...
Kryeministri Edi Rama në emisionin “Zona e Lirë” në Tv Klan ka përmendur një shprehje të gjyshes së tij që ka të bëjë me mllefin dhe shprehet se nuk ka asnjë ar...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shprehur aspiratën e tij për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, por ka mohuar kategorikisht që ai të jetë një ditë d...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka premtuar se Shqipëria nuk do të mbetet pa drita nga kriza energjitike. I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” ka qenë kryemini...
I pyetur për Foltoren e ish-Kryeministrit Sali Berisha, Rama tha se ajo që po ndodh në Partinë Demokratike është e rëndë dhe për të ardhur keq.Arian Çani...
Kryeministri Rama i ftuar në “Zonën e Lirë” në Tv Klan ka treguar se kriza e energjisë e cila ka prekur gjithë botën do jetë agresive deri në Qershorin e vitit ...