"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
“Nuk do ketë më rritje të rasteve”, epidemiologu Ulqinaku: Muzika ndalohet nga frika, çdo ndalim është një dështim
23 Korrik 2020, 09:22Nga DOSJA
TIRANË- Epidemiologu Dritan Ulqinaku, i cili njëherësh është dhe nëndrejtor i Institutit të Shëndetit Publik, është shprehur sot se në vijim nuk pritet që të ketë më rritje të rasteve me COVID-19. Në një intervistë në ABC News, Ulqinaku tha se tani ka pak kufizime dhe është kaluar piku i epidemisë.
Më tej ai komentoi dhe vendimin për ndalimin e muzikës pas orës 20:00, duke thënë se mbyllja bëhet nga frika dhe shton se çdo ndalim është një dështim.
“Tani jemi të gjithë të hapur, në punë me përjashtim të disa bizneseve të vogla. Rastet nuk kanë pse shtohen më tej. Shpresoj të mos kemi një rritje të vazhdueshme por të kemi një trend apo një ulje që jeta të vazhdojë pa kufizime. Unë shoh që jeta është në normalitetin e vet.
Muzika ndalohet nga frika. Unë e kam thënë që çdo ndalim është një dështim. Është fakt që presioni i ISHSH prej pamundësisë për t’i kontrolluar mund të ketë sjellë këtë. Unë bëra pushime në jug dhe djali im tre ditë i kaloi në pubet e natës”, tha Ulqinaku.
Lidhur me rekomandimin e OBSH për vaksinim të popullatës për gripin, ai tha se ISHP këtu nuk ka nisur akoma këtë proces për shkak se nuk është bërë shpërndarja e vaksinës nga kompanitë e mëdha farmaceutike.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Rasti i humbjes së gjyqit me biznesmenin italian Francesco Becchetti me një dëm ekonomik prej afro €109 milionë për buxhetin e shtetit, duket se është vetëm një...
TIRANE- Ministria e Financave ka zhvilluar një tender të pazakontë. Dikasteri i drejtuar nga Anila Denaj, ka shpenzuar plot 7.5 milion lekë për blerjen e një ek...
TIRANË– Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot nga detyra gjytaren e Apelit të Tiranës, Flutura Skënderi. Në seancën e sotme KPK ka vendosur q...
TIRANË- Prej 4 vitesh 137 familje të komunitetit rom e jo vetëm, enden rrugëve të Tiranës në kërkim të një banese me qira, kjo pasi ata humbën shtëpitë e t...
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka zgjedhur sot që tu drejtohet qytetarëve me një mesazh që vjen nga mjekja Loreta Bisa. Mjekja në mes...
ELBASAN- Administratori i firmës “Alba Gaz” në Elbasan është vënë në pranga nga Policia e Elbasanit. Në një njoftim për mediat, blutë e Elbasanit bëjnë me dije ...
SHKODËR- Akti Normativ i qeverisë për të ndaluar muzikën pas orës 20:00, nuk po zbatohet nga të gjithë. Një qytetar ka denoncuar një rast që ka ndodhur në ...
TIRANË- Shqiptarët renditen të tretët në botë, pas marokenëve dhe ukrainasve, që iu është refuzuar hyrja në Bashkimin Europian në vitin 2019 dhe po të tret...
TIRANË – Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Lexoni titujt kryesorë të portaleve për ditën e martë, 21 korri...