Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
EMRI/ Shpërthimi me 3 të plagosur tek “Alba Gaz”, Policia: Kemi arrestuar administratorin e firmës
23 Korrik 2020, 07:21Nga DOSJA
ELBASAN- Administratori i firmës “Alba Gaz” në Elbasan është vënë në pranga nga Policia e Elbasanit. Në një njoftim për mediat, blutë e Elbasanit bëjnë me dije se është arrestuar Yllson Pëllumbi, pasi një ditë më parë në firmën që ai administron ndodhi një shërthim dhe të plagosur mbetën 3 punëtorë.
Sipas Policsë në përfundim të veprimeve hetimore, administratori është vënë në pranda për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale.
“Policia e Elbasanit vë në pranga administratorin e firmës ku u plagosën tre punëtorë, si pasojë e shpërthimit të gazit. Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një subjekt privat në ish-kombinatin metalurgjik Elbasan, në të cilin, gjatë kohës që po punonin në ambientet e firmës, nga shpërthimi i gazit u plagosën tre punonjës, shtetasit Q. M., O. B. dhe E. B., të tre banues në Elbasan, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën, bëjmë me dije se grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka kryer të gjitha veprimet në vendngjarje.
Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin: Y. P., 54 vjeç, banues në Elbasan, administratori i firmës. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale“, njofton Policia.
Një ditë më parë tek Metalurgjiku në Elbasan ndodhi në shpërthim i fortë dhe la tre persona të plagosur. Dosja.al mëson se tre punëtorët , Qemal Mullahi, 61 vjeç, Osman dhe Eduart Bendaj, 69 dhe 42 vjeç, babë e bir, ndodhen në spital dhe jashtë rrezikut për jetën. Shpërthimi ka ndodhur pasi ka patur probleme me tubin që furnizonte me gaz repartin e Oksigjenit, që ka qenë i vendosur në uzinën 12 të “Alba Gaz”.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHKODËR- Akti Normativ i qeverisë për të ndaluar muzikën pas orës 20:00, nuk po zbatohet nga të gjithë. Një qytetar ka denoncuar një rast që ka ndodhur në ...
TIRANË- Shqiptarët renditen të tretët në botë, pas marokenëve dhe ukrainasve, që iu është refuzuar hyrja në Bashkimin Europian në vitin 2019 dhe po të tret...
TIRANË – Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Lexoni titujt kryesorë të portaleve për ditën e martë, 21 korri...
TIRANË- Një aksident me pasojë plagosjen e 4 personave ka ndodhur sot në mëngjes në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës. Policia në një njoftim pë...
TIRANË- Organizatat kriminale shqiptare kanë lidhje me politikën, dhe kjo e fundit ndërhyn duke neutralizuar zbatimin e ligjit përmes emërimit të personave...
TIRANË- Mjeku epidemiolog Dritan Ulqinaku, i cili njëherësh është dhe nëndrejtor i Institutit të Shëndetit Publik, është shprehur mbrëmjen e djeshme se Shq...
TIRANË– Mjeku epidemiolog, Dritan Ulqinaku, i ftuar në emisionin “Repolitix” ka folur lidhur me situatën e koronavirusit në vendin tonë.I pyetur lidhur me ...
TIRANË– Kërkuesja shkencore Detina Zalli, në një intervistë për Ora News, tha se në rastin me të mirë vaksina mund të jetë gati në vjeshtë. Sipas saj...
TIRANË– Prokuroria e Posaçme ose e njohur ndryshe si SPAK ka përfunduar hetimin e nisur ndaj gjyqtarit Luan Daci. Mësohet se gjyqtari akuzohet për “...