LIVE UPDATES
Ekonomi

Nuk bëjnë dot më evazion në Itali, bizneset italiane vijnë në Shqipëri

19 Prill 2019, 06:48 Nga DOSJA
Nuk bëjnë dot më evazion në Itali, bizneset italiane

ITALI- Në janar të këtij viti në Itali hyri në fuqi ligji mbi faturimin elektronik për sipërmarrjet private. Bizneset italiane, subjekt i tatimit të vlerës së shtuar (TVSH) duhet ta gjenerojnë faturën në formatin dixhital XML, nëpërmjet sistemit të shkëmbimit (Sdi) të Agjencisë së të Ardhurave. Sistemi i faturimit elektronik ka ulur mundësitë për sipërmarrjet që operojnë në Itali që të shmangin taksat, duke rritur indirekt barrën fiskale. Agjencia e të Ardhurave në Itali raporton se vetëm për dy muajt e parë të këtij viti, falë faturimit elektronik ka kapur blerje fiktive prej 3.2 miliardë euro, duke zbuluar një evazion fiskal prej 668 milionë euro në TVSH.

https://quifinanza.it/fisco-tasse/fattura-elettronica-scoperta-evasione-fiscale-da-668-milioni-di-euro/264102/

Por, nga kjo situatë duket se po del e përfituar Shqipëria. Prej shtrëngimit të masave fiskale në vendin fqinj, bizneset italiane “po dynden” në Shqipëri, dhe po kërkojnë hapjen e ndërmarrjeve kryesisht në sektorin e tekstileve e këpucëve, por edhe në call center, si një mënyrë për të kaluar një pjesë të të ardhurave në Shqipëri, ku taksat janë më të ulëta dhe marrëveshja e shmangies së taksimit të dyfishtë u mundëson atyre që të paguajnë më pak taksa për pjesën e aktivitetit në Shqipëri.

Flamur Hoxha, administrator i kompanisë së prodhimit të veshjeve Kler, thotë se ky fenomen ka filluar të vërehet në 4-5 muajt e fundit. Hoxha thotë se ishin disa faktorë që kanë ndikuar në ardhjen e këtyre bizneseve në Shqipëri, një prej të cilave edhe hyrja në fuqi e ligjit për faturimin elektronik.

Ndër të tjera ai shton se arsye tjetër ka qenë sforcimi i bizneseve që operojnë në vendet e BE-së, si Italia, Rumania dhe Bullgaria. Në Rumani dhe Bullgari, kostot e operimit e ndërmarrjeve fason kanë shkuar sa 70-80% të kostove të operimit në Itali, çka e bën të paleverdishme për bizneset të vijojnë aktivitetin në këto shtete, megjithëse kanë investuar në shuma të larta për ngritjen e kapanoneve me kapacitete të mëdha prodhimi.

Tjetër faktor sipas Hoxhës është edhe braktisja masive Rumanisë dhe Bullgarisë. Për shkak se këto vende janë pjesë e BE-së dhe kanë lëvizje të lirë të krahut të punës, në këto dy shtete është bërë pothuajse e pamundur sigurimi i krahut të punës. Bizneset italiane që po zhvendosen në Shqipëri në fasoneri po vendosen në zonat periferike të Tiranës dhe parashikojnë që deri në vitin e ardhshëm numri i të punësuarve të shkojë deri në 200 të punësuar për 1 kompani,- thotë Hoxha. Megjithatë ai thotë se do të ishte më mirë që këto sipërmarrje të reja të vendoseshin në qytetet e vogla të Shqipërisë, pasi në edhe në periferitë e Tiranës dhe Durrësi gjetja e forcës punëtore po bëhet e vështirë.

Sipas të dhënave të INSTAT, në fund të vitit 2017 kishte rreth 6,300 ndërmarrje të huaja në Shqipëri. Gjatë vitit 2017, ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta nga Italia dhe Greqia zënë, 54,0 % të ndërmarrjeve të huajagjithsej, si dhe 58,7 % të të punësuarëve. Ndërmarrjet nga këto shtete, realizojnë 59,5 % të eksporteve dhe 50,8 % të importeve nga totali i import/eksporteve të ndërmarrjeve të huaja.

Shqipëria atraktive, pagën minimale më të ulët në rajon dhe BE

Kostot e ulëta të punës dhe pagat janë një tjetër arsye për tërheqjen e investitorëve të huaj në Shqipëri. Paga minimale në Shqipëri është 211 euro, më e ulëta në rajon dhe Bashkimin Europian, ndërsa në Maqedoni 240 euro, sipas të dhënave të Eurostat, që i referohen janarit 2019. Në Serbi është 308 euro.

Në Bullgari dhe Rumani, paga minimale është rritur me shpejtësi pas hyrjes së dy vendeve në Bashkimin Europian. Në vitin 2009, në Bullgari paga minimale ishte 123 euro dhe në Rumani 149 euro, në nivele të ngjashme me Shqipërinë, që po në 2009-n kishte një pagë minimale prej 137 eurosh, që madje ishte dhe më e lartë sesa e Bullgarisë.
Sot, sipas Eurostat, paga minimale në Bullgari ka arritur në 286 euro, ndërsa në Rumani është rritur ndjeshëm, në 446 euro, duke qenë sa dyfishi i pagës aktuale minimale në Shqipëri prej 211 euro. Sektorë të tillë si industria tekstile e këpucët (që punojnë kryesisht m fason-regjimi i përpunimit aktiv) dhe call center kanë si kosto kryesore atë të fuqisë punëtore, ndaj paga e ulët mbetet një tërheqje e lartë për sipërmarrjet e huaja/Marrë nga Monitor

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi bizneset italiane paga minimale shqiperi bizneset italiane paga minimale shqiperi

Sondazh

Poll
Ekonomi 17 Prill 2019, 09:27

Gra në misione paqeruajtëse? Jo mision i pamundur

Gjeneral majorja Kristin Lund, është gruaja e parë që ka drejtuar një mision paqeruajtës të OKB, atë të Qipros. Sot ajo drejton misionin e OKB dhe trupën paqeru...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj