Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Gjeneral majorja Kristin Lund, është gruaja e parë që ka drejtuar një mision paqeruajtës të OKB, atë të Qipros. Sot ajo drejton misionin e OKB dhe trupën paqeruajtëse në Lindjen e Mesme. Norvegjezja, që ka 36 vjet që shërben nën uniformë foli në Këshillin e Sigurimit për përfshirjen më të madhe të grave në misionet paqeruajtëse. “Kur mora përsipër misionin në Qipro, përqindja e grave në mision ishte 4 përqind. Përqëndrimi në barazinë gjinore bëri që përqindja e grave të rritej në 8 përqind”, tregon Lund. Ky është edhe synimi i OKB, që deri në vitin 2020 përqindja e grave të rritet nga 4 në 8 përqind.
Si grua të hapen të tjera dyer
“Si grua në krye të një misioni unë kam bërë ato gjëra që bëjnë edhe burrat, por duke qenë grua të hapen të tjera dyer nga komuniteti ku shërben, duke krijuar mundësinë që të angazhohesh me të gjithë shoqërinë,” thotë gjeneral majorja, Lund. Ajo tregon për pozicionet në misione që organizohen vetëm për burrat dhe që në përgjithësi gratë e kanë të vështirë të qëndrojnë gjatë në forcat e armatosura. “Njëra nga arsyet pse gratë nuk qëndrojnë në forcat e armatosura është kultura mashkullore në organizatën ushtarake,” thotë ajo duke dhënë si shembull palestrat e mbushura me postera me gra gjysmë të zhveshura. Ajo po ashtu tregon për vendet që dërgojnë ushtarët paqeruajtës që nuk dërgojnë gra pjesëmarrëse.
Gjeneral majorja Kristin Lund, është gruaja e parë që ka drejtuar një mision paqeruajtës, në foto me ish-Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, Ban Ki Moon
Etiopia me përqindjen më të madhe të grave paqeruajtëse
120 vende dërgojë paqeruajtës në misionet e OKB. Pjesa më e madhe e trupës paqeruajtëse vjen nga Etiopia që ka 7554 dhe pjesëmarrje 25 përqind të grave. Bangladeshi, Ruanda dhe India marrin pjesë me mbi 6500 paqeruajtës. Gjermania merr pjesë me 567 vetë në misionet paqeruajtëse në botë. SHBA me 40 paqeruajtës.
Por Gjermania e ka bërë pjesëmarrjen e grave në paqeruajtje prioritet të mbajtjes së presidencës në Këshillin e Sigurimit. Për të shprehur rëndësinë që Gjermania i jep kësaj çështjeje, debatin e hapur para pak ditësh e drejtoi vetë ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen. “Edhe sot, 20 vjet mbas rezolutës 3025 që merret me rritjen e pjesëmarrjes së grave në paqeruajtje, jemi ende larg zbatimit të saj,” thotë ministrja von der Leyen, e cila tregon planet e Gjermanisë për të nxitur ndryshimin.
“Network”- Rrjet global për gratë paqeruajtëse
Gjermania do të krijojë një network global për gratë paqeruajtëse. “Akses të barabartë në informacione, akses të barabartë në fitimin e aftësive,” thotë ministrja. Për rritjen e aftësive Gjermania do të ofrojë një kurs të vazhdueshëm për trajnimin e paqeruajtësve. Nismën e Kanadasë me projektin Elsi, Gjermania e mbështet me 2 milionë euro. “Për të patur pjesëmarrje më të madhe të grave në misione, duhet rritur numri i grave në ushtritë kombëtare,” thotë von der Leyen, e cila drejton presj 5 vjetësh sektorin e mbrojtjes në Gjermani.
Në misionin e OKB në Kosovë marrin pjesë 350 vetë, por në të dhënat në faqen e internetit të UNMIK nuk jepen shifra për gratë pjesëmarrëse.
Marrë nga DW
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Rektori i komanduar, pas shkarkimit të Mynyr Konit, Bernard Dosti, ka marrë vendimin e parë pas marrjes së detyrës. Në vendimin e siguruar nga Dosj...
TIRANË- Aborti është një çështje e ndjeshme jo vetëm në Shqipëri, por dhe në vendet e zhvilluara. Autoritetet qeveritare raportojnë shifra në rënie ...
Euro, dollari dhe valutat e tjera e kanë nisur javën me rritje, pas rënies së fortë që ato shënuan javën e kaluar, si rrjedhojë e pasigurive që lindën nga ndali...
FUSHË KRUJË– Familja e Xhavit Cacës nga fshati Nikël jeton në kushte të vështira, pasi ndodhen në gjendje të rëndë ekonomike.Ata banojnë në një ndërte...
GREQI- Një zhvillim i rëndësishëm ka ndodhur së fundmi në tregun e domaineve të Shqipërisë “.al”.Mësohet se kompania greke Papaki ka marrë në zoterim 100% të ak...
Tiranë-Në fund të vitit 2018 borxhet e akumuluara në tatime në formën e sigurimeve shoqërorë të papaguara arritën në 13.8 miliardë lekë ose 108 milionë euro. Si...
TIRANË- Bankat qendrore në të gjithë botën e kanë rritur vëmendjen dhe po monitorojnë zhvillimet në ekspansionin e monedhave virtuale dhe ndikimin që ato d...
KORÇË– Vijon problematika e fermerëve në rrethuin e Korçës. Edhe këtë vit ata e kanë hedhur në lumë një pjesë të prodhimit pasi sipas tyre po...
Nga Ornela Liperi2018-a ishte e vakët për treguesit e sistemit bankar, për të dytin vit radhazi, kur sistemi duket se ka hyrë në stanjacion. Rritja e aktiveve i...
TIRANË– Rënia e valutave kundrejt lekut ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme me ritme të përshpejtuara në krahasim me dy ditët e mëparshme, duke refle...