LIVE UPDATES
Bota

Njihuni me kosovarin që mban rekordin e ‘të mbajturit mend’, ai zbulon teknikat për një super-kujtesë

2 Shtator 2019, 11:48 Nga DOSJA
Njihuni me kosovarin që mban rekordin e ‘të mbajturit

KOSOVË- Idriz Zogaj, shqiptar nga Kosova që jeton në Suedi, prej vitesh merret me sportin e kujtesës. Kampionati Botëror i Kujtesës realizohet që nga viti 1991, Idrizi merr pjesë në të që prej vitit 2004. Ai është diplomuar për inxhinieri fizike, por më së shumti e njohin si ekspert i teknikave të kujtesës. Ka përfaqësuar Suedinë në Kampionatet Botërore të kujtesës ku ka fituar çmime të shumta. Zogaj na ka dhënë disa këshilla se si të përmirësojmë kujtesën dhe nëpërmjet një bisedë me të në Dita e kemi njohur më tepër këtë personazh interesant.

 -Z. Idrizi, si keni rënë në kontakt me këtë lloj sporti?

Kam filluar që në vitin 2004. Ishte koha kur doja të mësoja një gjuhë të huaj, një gjuhë të re, dhe teksa kërkoja libra për të mësuar gjuhën, u hasa me një botim, i cili kishte të bënte me mësimet për të forcuar kujtesën. Aty thashë, në rregull, që të mësosh një gjuhë të huaj duhet të dish ta memorizosh atë.

Në atë libër ngeca pa dashje në kapitullin e fundit, ku thoshte që nëse përvetëson këto teknika, mund të marrësh pjesë në kampionatin botëror dhe të konkurrosh aty.

Unë u habita me veten që, në harkun kohor të disa javëve arrita të kaloj disa nivele njëherësh. Dhe kështu, në po atë vit mora pjesë për herë të parë në garën e madhe të kujtesës, ku merrnin pjesë përfaqësues nga 30 vende të botës.

-Për të gjithë ata që nuk e dinë, çfarë është sporti i memories?

Është një sport si gjithë të tjerët. Në këtë rast duhet të mësosh teknika dhe të memorizosh letra, shifra, fjalë, data, emra, çdo gjë që do ti ta fusësh në trurin tënd.

Gjërat që nuk i kupton truri, që janë abstrakte për të, ti nuk mund t’i mbash mend, në këto moment duhet ta vizualizosh informatën, ta thjeshtosh.

Për shembull, një shifër të caktuar mund ta krahasosh me një personazh të caktuar, sepse atëherë ti arrin që ta memorizosh.

-Ju na thatë që jepni dhe mësime. Kush janë nxënësit tuaj?

Po ka, që nga fëmijë e deri tek personalitete të rëndësishme, duke futur këtu edhe biznesmenë. Ata mësojnë teknikat dhe më pas i praktikojnë ato. Habiten kur arrijnë rezultat dhe u vjen inat me veten se si nuk i kanë ditur më parë.

Për shembull në ekipin tim në Suedi, kam atë që është më i miri në botë,Jonas von Essen, ka fituar kupën e botës. Jam autor i disa librave, libra për të rritur dhe libra për fëmijë, aty gjen mësime mbi teknikat e memories. Ti e vendos nëse do ta mbash mend apo jo.

-A i ndihmojnë këto teknika nxënësit apo studentët që të mësojnë më shumë?

Po, një nga hallkat e konkurrimit në kampionat është të mbash mend data historike dhe rekordi i botës është dikush që për pesë minuta ka memorizuar 132 data historike. Domethënë ato çka i mëson për një vit, mund t’i mësosh për 5 minuta. Kjo vlen për studentët e historisë dhe jo vetëm për ata.

-Më konkretisht, si bëhet kjo?

E para është që të lidhësh informatat. Një fjalë, një figurë e lidh me tjetrën. Ne memorizojmë shifra shumë, por që ta memorizosh shifrën duhet ta krahasosh atë me një figurë. Të gjitha datat thjesht duhen vizualizuar. Një numri i japim pamjen e një figure, në të kundërt nuk e mban mend.

-Sa ndikon stresi në humbjen e kujtesës?

Ndikon shumë. Stresi ta dëmton trurin. Nëse një person është i shoqëruar vazhdimisht nga stresi, ai goditet direkt në memorie, ndaj duhet të ketë kujdes. Dhe ky është një moment ideal për t’u stërvitur mbi memorien.

Po ashtu duhet të bësh një jetë të shëndetshme. Duhet të kesh një regjim gjumi normal. Duhet të flesh të paktën 7 deri në 8 orë në 24 orë. Duhet të ushqehesh mirë, pasi nëse trupi yt nuk është mirë, atëherë nuk është as mendja. Kur kemi stres edhe harrojmë më lehtë.

-Çfarë kënaqësi të fal ky lloj sporti?

Po është një lloj sikur të shkosh në palestër e të bësh një ushtrim, në fund thua; ua e bëra këtë. Stërvitja e trurit duhet të jetë pjesë e shkollës, duhet të jetë pjesë e lëndëve mësimore.

 

****

Disa këshilla konkrete se si të përmirësojmë kujtesën dhe si ta stërvisim atë. kampioni shqiptar tregon disa teknika:

Përqendrohuni

Kur flas për kujtesën flas për pesë hapat që duhet ndërmarrë për të përmirësuar kujtesën tuaj. I pari është të përqendroheni dhe të jeni të vendosur për të mbajtur mend informacionin. Pavarësisht nëse është emri i një personi, një numër telefoni ose një listë ushqimesh. Pastaj vijmë në atë që unë e quaj ABC-ja e kujtesës. Çdo person që konkurron në fushën e kujtesës, arrin ta bëjë atë që ndoshta ju do ta mendoni si të pamundur, duke i përdorur këto tri teknika.

Metoda e Lidhjes

Kjo metodë përfshin lidhjen e informacionit. Për shembull, nëse doni të mbani mend disa fjalë, ju mund t’i gruponi ato dhe të krijoni një tregim të bukur dhe të animuar. Sa më shumë që të argëtoheni, aq më lehtë do të jetë për ju që të mbani mend! Kjo teknikë është e përsosur sidomos kur je duke mësuar një gjuhë të re. Nëse i lidhni fjalët në dy gjuhë të ndryshme duke përdorur Metodën e Lidhjes ju do t’i përmirësoni aftësitë tuaja të të mësuarit në mënyrë drastike! Ju mund ta praktikoni këtë metodë me kurset Zogaj Memo Gym dhe Zogaj Game.

Metoda e Ngjashmërisë

Truri juaj nuk mund të përballojë shumë informacion abstrakt. Prandaj, është e rëndësishme ta lidhni informacionin me diçka që truri juaj mund të trajtojë dhe të kuptojë. Për shembull, 52 kartat në një lojë me letra janë abstrakte për shumicën e njerëzve. Megjithatë, nëse çdo kartë e lidh me një person ose me një objekt të caktuar, truri juaj do të mundohet të aktivizojë të gjithë mekanizmat e imagjinatës suaj për t’u kujtuar më lehtë! Gjithashtu numrat 0 deri 9 mund të shoqërohen duke përdorur rimën. Numri Zero rimon me fjalën Hero (në gjuhën angleze), One – Sun, Two – Screw etj. Ju mund t’i gjeni tri mënyra për lidhjen e numrave 0 deri në 9 në Zogaj Game.

Një busull mendore!

Realisht, nuk është e vështirë për të mësuar përmendësh. Truri ynë mund ta përballojë atë nëse përqëndrohemi. Problemi është gjetja e informacionit dhe të dimë se ku të kërkojmë. C qëndron për metodën e Udhëtimit, e cila është përdorur nga të gjithë atletët e kujtesës në botë, si dhe nga grekët e vjetër! Kjo metodë funksionon thjesht duke imagjinuar një vend që ti e njeh mirë dhe lidhja e një informacioni me atë vend. Pra, kur ju duhet ai informacion – ju do ta dini ku të kërkoni!

Bëni përsëritje!

Pavarësisht teknikave të mira, të gjithë duhet të përsërisim informacionin! Kur unë mësoj një tufë të re letrash, unë duhet ta përsëris atë. Megjithatë, duke përdorur teknikat e mësipërme dhe pas shumë ushtrimeve që kam bërë, më duhet t’i shikoj letrat vetëm një herë dhe t’i mbaj mend ato plotësisht.

Të dish se si dhe kur të bësh përsëritje është shumë e rëndësishme! Shumica mundohen të mësojnë më tepër dhe më shpejt se sa kanë mundësi. Këta njerëz duhet ta kuptojnë se trajnimi është më i efektshëm kur ndahet në pjesë dhe kapituj gjatë një periudhe kohore.

(Marrë nga Gazeta Dita)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni idriz zogaj kampionati botëror i kujtesës sporti i kujteses super kujtesa idriz zogaj kampionati botëror i kujtesës sporti i kujteses super kujtesa

Sondazh

Poll
Bota 1 Shtator 2019, 20:52

Forcohet uragani Dorian, godet ishujt Bahamas

SHBA- Uragani Dorian është intensifikuar në stuhi të kategorisë së rrezikshme 5 duke goditur të dielën ishujt Bahamas. Sipas mediave ndërkommbëtare, ai pritet t...

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara