LIVE UPDATES
Bota

Zbulimi i rrallë i shkencës, mungesa e gravitetit vret qelizat e kancerit

2 Shtator 2019, 07:44 Nga DOSJA
Zbulimi i rrallë i shkencës, mungesa e gravitetit vret qelizat e

“Shumë vetë në shoqërinë tinë papritur u sëmurën me kancer, dhe kjo më ka motivuar që të studioj, se çfarë ndodh me qelizat e kancerit”, thotë Joshua Chou, studiues në Universitetin Teknologjik të Sydneyt. „Nuk ka ndonjë çelës të artë për të shëruar kancerin, sepse çdo tip kanceri është i ndryshëm nga tjetri dhe njerëzit reagojnë ndryshe ndaj tij. Megjithatë dëshiroja të dija, a ka diçka, që kanë të përbashkët këto qeliza kanceroze? Prandaj i futa ato në aparatin e mikrogravitacionit”.

Eksperimentet me vendosjen artificiale në gjendjen e mungesës së rëndesës ishin jashtëzakonisht të suksesshme: „Ne kemi testuar katër lloj qelizash kanceroze, nga pjesë të ndryshme të trupit – të gjoksit, vezoreve, mushkërive dhe hundës – i vendosëm ato në në gjendjen e mungesës së gravitetit. Këtu zbuluam, se brenda 24 orësh 80%-90% e këtyre qelizave ngordhën komplet”, thotë Chou.

Përgatitje për studime në gjithësi

Bashkë me asistentin e tij, Anthony Kirollos, studiuesi kërkon të dërgojë në stacionin kozmik ndërkombëtar, ISS qeliza kanceroze. „Ne duam të zbulojmë, nëse është vërtet mikrograviteti, që ndikon tek qelizat kanceroze, apo janë gjëra të tjera në gjithësi, si për shembull rrezatimi diellor?”

Përgatitjet për këtë hap kanë filluar intensivisht, eksperimente të tilla janë vërtet shumë të komplikuara. „Nga ana teknike është e vështirë, por ndodhemi edhe para sfidës, që t’i mbajmë gjallë këto qeliza dhe t’i kthejmë sërish në Tokë.”

Konfirmim i studimeve të mëparshme

Këto sfida i njeh edhe studiuesja, Prof.Dr. Daniela Grimm nga Universiteti i Magdeburgut, dega e biologjisë së gravitacionit dhe mjekësisë regjenerative. Në intervistë me Deutsche Wellen ajo shprehet e entuziazmuar për rezultatet nga Australia. „Gëzohem shumë! Ky është një konfirmim i madh i rezultateve tona studimore, në një kohë që kolegu australian ka bërë eksperimente me lloje të tjera të kancerit.”

Në vitin 2017 një anije kozmike kineze ka dërguar disa eksperimente të biologëve të mbledhur me Prof. Dr. Daniela Grimm në stacionin kozmik, ISS. Në enët e posaçme, të mëdha sa një celular, „Thyroid Cancer” ishin futur qeliza kanceroze të tiroideve. Ka dy dekada që studiuesit shohin se si zhvillohen qelizat në gjendjen e mungesës së gravitetit në grumbuj qelizorë tredimensionalë, të quajtur sferoidë. Cilësitë e këtyre sferoidëve i ngjasojnë tumoreve në trupin e njeriut, shumë më tepër se kulturat qelizore dydimensionale të mbjella në laboratorë. Këto sferoidë përdoren për kërkimin e biomolekulave, të cilave mund t’u përngjitet një substancë. Sepse në sferoidë ka proteina të ndryshme, të cilat ndër të tjera mund të shkaktojnë „vdekjen e programuar të qelizave.”

Ky urdhër „vetëvrasës” biologjik, kujdeset që në qelizat e shëndetshme të ngordhin qelizat e plakura ose të dëmtuara. Tek qelizat kanceroze kjo vdekje qelizore nuk funksionon më. Qeliza e sëmurë jeton dhe vazhdon të ndahet më tej, duke bërë të lindë sëmundja e kancerit.

Qëllimi i studiuesve është zhvillimi i ilaçeve  që aktivizojnë apo bllokojnë proteina të caktuara. Për këtë bota studimore ka nevojë për gjendjen e mungesës së gravitetit.

(Marrë nga DW)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota mungesa e gravitetit qelizat e kancerit vdekja e qelizave te kancerit mungesa e gravitetit qelizat e kancerit vdekja e qelizave te kancerit

Sondazh

Poll
Bota 1 Shtator 2019, 20:52

Forcohet uragani Dorian, godet ishujt Bahamas

SHBA- Uragani Dorian është intensifikuar në stuhi të kategorisë së rrezikshme 5 duke goditur të dielën ishujt Bahamas. Sipas mediave ndërkommbëtare, ai pritet t...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës