Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në 17 janar bëhet një vit nga rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës. Kufoma ende nuk është gjetur, ndërsa në kërkim vijon që të jetë Altin Hajri dhe dosja ende nuk është dërguar në gjykatë. Por ku kanë ngelur hetimet? Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar mbrëmjen e sotme në Radarin Informativ në “ABC” përballë gazetares Jonida Shehu u shpreh se në ditët e fundit të dhjetorit të vitit të kaluar rinisën kërkimet, por sërish trupi i Prengës nuk u gjet.
“Në janarin e vitit të kaluar ndodhën disa ngjarje rresht, në 5 janar u ekzekutua Guxim Gjyriçi në Tropojë, në 7 janar Kastriot Reçi dhe në 17 u rrëmbye Jan Prenga. Unë sapo vij nga Tropoja, ka shkuar një vit nga ajo ngjarje, ne kemi publikuar pamjet e makinës së autorëve. Jemi pa autorë sot. E njëjta gjë për vrasjen e Kastriot Reçin. Pas një viti jemi askund pa autor. Ngjarja e Jan Prengës ka një problem tjetër më të madh. Ka vetëm 20 minua që nuk gjenden kamerat, ku ka lëvizur trupi i Jan Prengës. Vetëm 20 minuta ai furgon, ka dalë nga kompleksi dhe është kthyer. Brenda këtij 20 minutëshi personi nuk ka pasur mundësi as ta groposë, as ta tresë, as ta hedhë në ndonjë lum. Pati një besim se personi do të gjendej. Por edhe sot e kësaj dite, familjarët nuk e kanë trupin e tij, cështja nuk ka dalë në gjykim. Ka pasur një informacion para vitit të ri, u kërkua por sërish nuk u gjet kufoma. Ne e dimë që Jan Prenga u fut i vdekur në kompleks. Vrasja nuk është bërë nga grupi Hajri. Ata kanë vendosur në dispozicion të autorëve mjetet logjistike, resortin, që praktikisht është i sekuestruar, por unë shkova atje, por jo vetëm që nuk ruhej me policë, por ambienti ishte i hapur. Na kërkuan të largoheshim, ne u larguam,”– tha Hoxha.
Por kush e ka vrarë Jan Prengën?
“Për mua është e njohur, por hetimet nuk kanë qenë në gjendje dhe kjo mua më zhgënjen, që nuk është bërë e mundur sot, së pari të arrestohen të gjithë, të gjendet kufoma dhe personat të dërgoheshin në gjykatë. Është një cështje që autorët dihet se kush janë, nuk e morën Hajrët në Kamëz, vetëm vendosën në dispozicion automjetet dhe bënë atë pjesën mbrapa mos kallëzimin e krimit. Por sot nuk e kemi kufomën, nuk është arrestuar Altin Hajri, i pari i kompleksit dhe autorët, që e kanë rrëmbyer, është një sfidë që SPAK, ta çonin deri në fund,”- përfundoi ai.
Marrë nga Abcnews.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka përmendur edhe njëherë rastin e vrasjes së Guxim Gjyriçit në Tropojë, një vit më parë. I ftuar në “ABC...
TIRANË- Ambasadori i Kosovës, Nait Hasani, ka mbërritur te spitali i ‘Traumës’ për të parë nga afër gjendjen e 3 -vjeçares, Violeta Avdi...
RUBIK– Vajza 3-vjeçare, Violeta Avdiaj e përfshirë në aksidentin e pasdites së sotme në Rrugën e Kombit, aktualisht ndodhet në reanimacion në Spitalin e ...
Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar mbrëmjen e sotme në Radarin Informativ në “ABC” përballë gazetares Jonida Shehu u shpreh se pavarësisht aksionit që fi...
BERAT– Një aksident ka ndodhur në qytetin e Beratit ku një një automjet tip Mercedes Benz,me targa AA 484 AX, ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrug...
ATHINË– Mihal Llangozin, një prej dy vëllezërve të plagosur në Greqi disa ditë më parë ka rrëfyer gjithë çfarë ka ndodhur për mediat greke. Në një i...
RUBIK- Identifikohen perosnat që kanë humbur jetën pasditen e sotme në aksidentin tragjik në Rrugën e Kombit.Burime për Dosaja.al bëjnë me dije se kanë humbur j...
TIRANË– Një 45-vjeçar është gjetur i pajetë brenda një kamioni që drejtohej prej tij në doganën e Vorës. Trupi i pajetë është gjetur rreth orë...
TIRANË– Nëna e 15-vjeçares, e cila u dhënua seksualisht nga roja i shkollës, Abaz Doku, ka treguar se familjes së saj i është kërkuar që të kthehen ...
TIRANË– Në bazë të rrotacionit 1-mujor, prej ditës së nesërme në spitalin COVID1 do të trajtohen vetëm rastet e pacientëve që vijnë nga Jugu i Shqipë...