LIVE UPDATES
Politike

Një vit nga marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë, Grenell flet në emër të Trump: Biden s’do të përfshihet, vazhdon të

8 Shtator 2021, 15:02 Nga DOSJA
Një vit nga marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë,

SHBA– Ish-i dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell i ka kushtuar një shkrim 1-vjetorit të marrëveshjes Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë. Grenell thotë se tashmë pas 1 viti, Presidenti aktual i SHBA, Joe Biden po merr një drejtim ndryshe nga Donald Trump dhe nuk po përfshihet më në çështjet e Ballkanit. Madje shton se Biden ka harruar që rajoni ende ekziston.  Ai thekson se Biden po injoron vazhdimisht Shqipërinë, Kosovën, Serbinë, ndërsa flet në emër të ish-presidentit Donald Trump kur thotë se Prishtina zyrtare duhet të bëhet pjesë e nismës “Open Balkan”. 

 

SHKRIMI I PLOTË:

Një vit më parë, më 4 shtator, bota festoi nënshkrimin e Marrëveshjes së Normalizimit Ekonomik Kosovë-Serbi në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë. Presidenti Trump bëri bashkë presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e atëherëshëm të Kosovës, Avdullah Hotin. Të dy kanë ndërmarrë kështu një hap të madh drejt zgjidhjes së konfliktit të tyre historik.

Ishte vizioni i Donald Trump për Kosovën dhe Serbinë që solli normalizimin e marrëdhënieve të tyre ekonomike. Presidenti Trump besonte se konflikti i perceptuar po ndikonte tek vendet e punës dhe tek zhvillimi i ekonomisë. Ai gjithashtu besonte se strategjia e dialogut të vazhdueshëm politik, takime të udhëhequra nga europianët, nuk po funksiononte. Fatkeqësisht për Ballkanin, Administrata e Bidenit mori qëndrimin e kundërt. Presidenti Joe Biden vazhdon të injorojë Kosovën, Shqipërinë, Serbinë dhe të gjithë rajonin dhe ka vendosur që ai thjesht të mos përfshihet. Ai nuk ka të dërguar presidencial për negociatat dhe nuk ka diskutime apo plane për rajonin brenda Shtëpisë së Bardhë. Nuk ka vizita të nivelit të lartë të planifikuara nga zyrtarët amerikanë dhe asnjë datë që liderët e Ballkanit të vijnë në SHBA

Ekziston, megjithatë, një pajtim total nga Biden me procesin e Bashkimit Evropian (BE) në Bruksel. BE -ja është përgjegjëse për strategjitë e rizhvillimit të Ballkanit dhe normalizimin e bisedimeve. Dhe siç e kemi parë nga ritmi i diskutimeve, nuk ka asgjë që pritet të funksionojë së shpejti. 

Por Presidenti Trump ende beson se secila palë duhet të vazhdojë zbatimin e Marrëveshjes së Normalizimit Ekonomik 2020, pavarësisht mungesës së udhëheqjes nga Biden. Administrata Trump besonte se hapat drejt normalizimit ekonomik do të dobësonin fuqinë dhe rëndësinë e çështjeve të nxehta dhe emocionale politike që palët kishin. Vizioni i Presidentit Trump po funksiononte. Palët kishin rënë dakord të ndërtonin një rrugë dhe linjë hekurudhore. Trump ende beson se secila palë duhet të njohë diplomat dhe certifikatat e njëra-tjetrës dhe të bashkohet me “zonën mini-Shengen” të nisur nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në tetor 2019.

Ndoshta më e rëndësishmja – për njerëzit në terren, palët e përfshira në negociata, dhe për historinë dhe të ardhmen e rajonit – Trump beson se palët gjithashtu duhet t’i përmbahen angazhimeve të tyre për të përshpejtuar përpjekjet për të gjetur dhe identifikuar eshtrat e personave të zhdukur nga lufta e cila përfundoi dy dekada më parë.

Por hapja historike e krijuar nga marrëveshja Trump e 4 Shtatorit 2020 ka një dispozitë që tashmë është shpërdoruar nga Administrata e Biden. Ka qenë acaruese të shohësh sesi Biden i ka injoruar paralajmërimet e mia në fillim të këtij viti se përfundimi se moratoriumi 1-ëvjeçar do të rikthejë fushatën e çnjohjes që ka nisur Serbia kundër Kosovës. Ai angazhim 1-vjeçar ka mbaruar dhe palët nuk janë më të detyruara ta mbajnë atë zotim. Është tepër zhgënjyese që Joe Biden nuk arriti as të zgjasë zotimin e tyre. Duket sikur ai ka harruar që Ballkani madje ekziston.

Vjet në Shtëpinë e Bardhë u arrit marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë. Me ndërmjetësimin e Donald Trump, Kosova dhe Serbia, firmosën veç e veç për Normalizimin Ekonomik.

Marrë dhe përkthyer thefederalist.com

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike donald trump joe biden marreveshja serbi kosove richard grenell donald trump joe biden marreveshja serbi kosove richard grenell

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni