LIVE UPDATES
Politike

Hera e parë që Kuvendi mblidhet në ditë të PREMTE! ISP: Në këtë legjislaturë vëmendjen e merr Berisha! Do ketë dorëh

8 Shtator 2021, 12:00 Nga DOSJA
Hera e parë që Kuvendi mblidhet në ditë të PREMTE! ISP:

Më 10 shtator do të hapet legjislatura e re parlamentare. Sipas të dhënave të përpunuara nga Institutit të Studimeve Politike (ISP) për herë të parë kemi një parti politike, e cila i ka fituar mandatin e tretë radhazi. Pas 1997 dhe 2017 është hera e tretë që PS qeveris e vetme, pa pasur nevojë për aleatë politikë. Mazhoranca aktuale ka të njëjtin numër mandatesh si më 2017, me dallimin se që në fillim ka mbështetjen edhe të 3 mandateve të PSD, duke pasur de facto 77 deputetë, 6 më shumë sesa mazhoranca e nevojshme për krijimin e qeverisë.

Në këtë legjislaturë vëmendje të posaçme merr debati mbi mandatin e ish Presidentit/Kryeministrit Berisha, i përfshirë në listën e zezë amerikane, ndërkohë që pesë deputetë, përfshirë dy emra në listën e zezë, kanë dhënë dorëheqje nga mandati përpara betimit në parlament. ISP llogarit të ketë edhe emra të tjerë që do të dorëhiqen ndofta gjatë sesionit të parë dhe të dytë të legjislaturës. Interesant është fakti se në seancën hapëse nuk do të jenë 140 deputetë (nuk janë zëvendësuar nga KQZ disa nga ata që kanë dhënë dorëheqje), ndërkohë që deputetët duhet të deklarojnë përkatësinë në grupe parlamentare. Pritet që LSI (4) dhe PR (3) të ndihmohen nga PD dhe aleatët e saj të vegjël për të krijuar grup parlamentar. Nuk është e qartë ende nëse PS do të bëjë të njëjtin ritual me PSD (3).

Në legjislaturën e 10-të në tri dekadat e fundit, PS do të ketë kryetarin e Kuvendit, i katërti pas Islamit (1991), Dokles (2001), Pëllumbit (2003) dhe Rucit (2017). Në dy legjislatura PS ia besoi drejtimin e Kuvendit aleatëve politikë, Gjinushi nga PSD më 1997 dhe Meta nga LSI më 2013. Drejtuese do të jetë Lindita Nikolla, e dyta grua drejtuese pas Jozefina Topalli (2005-2013). Në dallim nga Topalli, e cila ishte kryetare e Komisionit të Ligjeve (1996) dhe zv/kryetare e Kuvendit në vitet 1997-2005, zonja Nikolla nuk ka përvojë drejtimi parlamentar në dy nivelet, në komisione dhe si institucion. Po ashtu, edhe zv/kryetari i Kuvendit nga opozita, Enkelejd Alibeaj, nuk ka pasur rol drejtues në krye të komisioneve dhe as të Kuvendit. Zv/kryetari i parë nuk është caktuar ende (nga PS).

Sipas Rregullores së Kuvendit mbledhja e parë e parë e legjislaturës së Kuvendit, deri në zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, hapet dhe drejtohet nga deputeti më i vjetër në moshë. Referuar të dhënave statistikore të deputetëve aktualë, deputeti më i vjetër është Luljeta Bozo (78), ndjekur nga Sali Berisha (77). Sipas rregullores, në rast mospranimi ose mungese, mbledhja drejtohet nga deputeti që është pas tij më i vjetër në moshë. Sipas të dhënave të Institutit të Studimeve Politike, kështu ndodhi më 2013, kur vendin e Berishës e pasoi Namik Dokle, në atë kohë 67 vjeç. Në vite seancat janë hapur nga deputetët më të moshuar, përkatësisht Çarçani, Arbnori, Godo, Agolli, Pëllumbi, Xhuveli, Beja, Dokle dhe Bare. Kuvendi do të ketë edhe sekretarinë e tij, kryesisht të përbërë nga tre deputetët më të rinj (aktualisht janë Ulliri nga PD, Rakipi dhe emri pasues i Kokës që pritet në Durrës, Ana Dhamo nga PS).

Drejtimi i mbledhjes e sekretaria nuk kanë ndonjë vlerë të veçantë, përveç anës ceremoniale dhe memories parlamentare, kurse drejtimi i Kuvendit merr vlerë kryesore. Sipas të dhënave të Instituti të Studimeve Politike, kryetarë në vite kanë qenë Islami, Arbnori, Gjinushi, Dokle, Pëllumbi, Topalli dhe Meta. Tre prej tyre, – Islami, Arbnori e Dokle kanë pasur mandate gjysmake (1991 dhe 1997 për shkak të zgjedhjeve të parakohshme, kurse më 2002 për shkak të dorëheqjes), kurse të tjerët kanë drejtuar me mandat të plotë. Ruçi dhe Pëllumbi janë kryetarët e vetëm që refuzuan rizgjedhjen deputet, i pari duke dhënë dorëheqje pas zgjedhjeve dhe i dyti duke dhënë dorëheqje përpara zgjedhjeve. Kryetarja e re, Nikolla, ka qenë ministre e arsimit përpara se të largohej nga protestat studentore të vitit 2018-2019.

Në aspektin statistikor të mbledhur nga ekspertët e Institutit të Studimeve Politike (ISP), nga dhjetë legjislatura, gjysma e tyre (5) janë bojkotuar në seancat e hapjes, (3 herë PD dhe 2 herë PS). Kjo legjislaturë nis pa bojkot parlamentar. Lidhur me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, të dhënat e ISP dëshmojnë se në tre raste ka pasur votim me garë për kryetar parlamenti (1992, 1997, 2005), kurse në rastet e tjera ka pasur votim formal me një kandidat. Vetëm më 1991 ka ndodhur që pas votimit për emrin e parë nuk u vijua me votim për emër tjetër pasues (Agolli) dhe se është i vetmi rast kur votimi për kryetarin ishte i hapur. Viti 1991 ishte ndofta i vetmi ku lejohej dhe u zhvillua debat për emrin e kryetarit, kurse me Rregulloren e re të Kuvendit, zgjedhja e tij bëhet pa debat.

Mbledhja e parlamentit me 10 shtator përputhet me përcaktimin kushtetues të mandatit të parlamentit të vjetër (4 vjet, në të njëjtën ditë). Kjo është hera e parë që parlamenti mblidhet në një ditë të premte, pasi më 1997 dhe 2017 është mbledhur në fundjavë dhe në pesë raste të tjera është mbledhur ditën e hënë, pra në fillim të javës.

Sipas Rregullores, Presidenti mund të adresojë mesazh publik për parlamentin, por nuk pritet që kjo të ndodh edhe për shkak të konfliktit politik midis mazhorancës dhe presidentit. Pjesa tjetër e procedurave mund të lejojë mbledhje në ditët vijuese të parlamentit. Tradicionalisht, parlamentet e reja në shtator nxitojnë të votojnë kryeministrin, programin dhe përbërjen e kabinetit të ri qeveritar përpara javës së tretë të shtatorit, kur kryeministri zakonisht udhëton për në mbledhjet e Asamblesë e Kombeve të Bashkuara (OKB), duke pasur kështu një legjitimitet të qartë për bisedime të ndryshme politike të nivelit të lartë. Për shkak të COVID-19 dhe konfirmimit për herë të tretë nuk ka ende njoftim zyrtar nëse në OKB do të jetë Presidenti, Kryeministria apo Ministri i Jashtëm.

Instituti i Studimeve Politike (ISP) do të bëjë monitorimin e parlamentit të ri, mbështetur nga qeveria zvicerane. Gjetjet kryesore të monitorimit do të bëhen publike periodikisht në raporte dhe njoftime për median, si dhe të dhënat e plota do të hidhen vazhdimisht në database www.deputetim.al.

Instituti i Studimeve Politike (ISP)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike kuvendi i shqiperise kuvendi i shqiperise

Sondazh

Poll

Aksidenti me dy viktima në autostradën Tiranë-Durrës, makina mori para bordurat e rrugës

Aksidenti me dy viktima në autostradën Tiranë-Durrës, makina mori para bordurat e rrugës

VIDEO- Shpërthimi me tritol në butikun në Durrës, ja si u dëmtua biznesi i gruas

Berisha dhe demokratët 'zaptojnë' Kuvendin

Me pistoleta dhe kallashnikovë në Range Rover/ Arrestohen 4 "të fortët" në Tiranë

Berisha shton akuzën ndaj Ballës: Te ndjek hija e avokatit Ravik Gurra

VIDEO E SHERRIT/ Berisha akuzon Ballen per vrasjen e avokatit Ravik Gurra

PA KOMENT- Shkodra 'nën ujë', ja si duket qyteti

Protesta kundër traut në Divjakë, një betoniere brenda parkut

EKSKLUZIVE- Lulzim Basha takohet me Ben Blushin ne Panairin e Librit, merr me vete edhe vajzën

Balla: Berishës iu dogjën tre marrëveshje tek Porti i Durrësit, koncensionarët po i kërkojnë lekët

Balla-Spahos: Do shkosh tek Porti i Durrësit me pistoletë si Strazimiri, s'keni zgjidhje tjetër

Ndërtimi i rrugëve/Balla 'shigjeton' Partinë e Lirisë:Mondi bëj kallëzime, kishin ministritë në 2017

Balla 'lëshon' gojën: Saliut i rri mendja tek vëllezërit Kariç, na vjen dhe zor t'i përmendim...

Elisa Spiropali realizon "ëndrrën" e fëmijërisë me Berishën, del LIVE me të, tregon 2 gishta

Perplasje mes banoreve dhe Policise ne Divjake

Berisha 'shënjestron' Ulsi Manjën: Vetëm dy mushka kanë mbetur pa u punësuar në fshatin tënd

Berisha bllokon foltoren dhe del në Facebook: Jam live në gjithë botën, mos ma qani hallin mua!

Berisha: Parlamentin e komandojne grupet kriminale

Dëshmia e Orges Xhelilit para avokatëve: Policët bashkiakë më goditën

ME VIDEO- PLAS KEQ SHERRI në Komision, Braçe e humb kontrollin, "shpërthen": Ik ore pirdhu!

Protesta e opozitës, pamjet nga Bulevadi, mijëra qytetarë të mbledhur

Sherri i plotë i Ramës me dy deputetët e PD: Ta tregoj unë ty, do të shkatërroj!

Balla: Kokoneshi jashtë rrezikut për jetën

Veliaj takon Papa Françeskun: Jemi takuar në Tiranë...e aprovuam ndërtimin e bustit të Nënë Terezës

Droge mes karameleve ne Tirane

Grida Duma lë mandatin, kolegët e saj në lot, Açka dhe Gjekmarkaj të përlotur

Grida Duma lë mandatin e deputetes së Partisë Demokratike

Masakra e Lushnjes, babai i Leart Haxhiut: Djali im është i pafajshëm, se di ku është

Përdhunues serial, MOMENTI i arrestimit të Spartak Dyrmishit

Nga një armë në çdo raft rrobash, çfarë gjeti Policia gjatë aksionit në Shkodër

Dalin PAMJET nga megaaksioni në Korçë

Qeni i prish mitingun Ramës, të gjithë meken, kryeministri: Po lëre në punën e vetë...

Ibrahim Lici mesazh audio nga Turqia: Jetoj i lirë, nuk jam arrestuar

Arrestohet Agim Gjata, qelloi mbi RENEA

Meta: O Edi, o lepurush, do të shporrim me poezinë ‘liri a vdekje’ të Havzi Nelës

Pakti PD PL, Meta: Kryetari i Keshillit super politikan

Paloka 'korrekt' me orarin, takohet me Bardhin në një lokal para parlamentit

Alibeaj-Majkos: Je kokrra e komunistit! Deputeti socialist: Budalla! Dosjet s'mund të hapen për...

Flet avokati i vellezerve Mollaj: Tina genjen, e shantazhojne

Durrësi zgjohet nën ujë

Tetori rozë, vajzat dhe gratë e FA i bashkohen fushatës sensibilizuese kundër kancerit të gjirit

NIS PROTESTA në Elbasan/ Qytetarët fikin makinat në shenjë rebelimi, rreshtohen në shesh

Alibeaj pranoi bashkëpunimin, do nisin negociatat/ Berisha: E mirëpres. S'tërhiqem nga Primaret

Demokrati emocionet për 'doktorin'! I bie telefoni kur po fliste me Berishën,e përplas në tokë

Privatizimi i ish-klubit ‘Partizani’, dëshmon Qirjazi: MM më kërkoi firmën, bëra ç’ishte e ligjshme

Tiranë, bënin kontrabandë me veshje, pije, cigare dhe rroba, 3 të arrestuar në 2 operacione

Me 14 emigrantë në Morinë, arrestohet 19-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij

Rrumbullaku ngre strukturë për emërimet në polici: Riformatim ekipeve që hetojnë krimin

Me dy kallashnikovë në shtëpi e municion luftarak, arrestohet 31-vjeçari në Dibër

"Porsche", "Maseratti" e 'Mercedes Benz", arrestohet 52-vjeçari që shiste mjetet e vjedhura në BE