LIVE UPDATES
Bota

Një shoqëri më e mirë mund të dalë nga bllokimi i pandemisë Covid-19

17 Prill 2020, 10:32 Nga DOSJA
Një shoqëri më e mirë mund të dalë nga bllokimi i

Historia tregon se disa krizat çojnë në përmirësimin e barazisë dhe qasjes ndaj ushqimit dhe kujdesit shëndetësor

“Ne do të takohemi përsëri,” tha Mbretëresha Elizabeth kohët e fundit, duke cituar një këngë të famshme të vitit 1939, kënduar nga britanikja Vera Lynn. Ishte një fjalim frymëzues dhe pikërisht ajo që na duhej. Por çfarë lloj bote mund të presim pas pandemisë? A do të përfitojmë diçka nga përvoja e përbashkët duke i bërë rezistencë krizës së virusit?

Bota ishte përplot me probleme serioze përpara koronavirusit. Pabarazia ishte e përhapur, si midis vendeve ashtu edhe brenda tyre. Në Shtetet e Bashkuara, vendi më i pasur në botë, miliona njerëz kanë mungesë të mbulimit mjekësor, duke kontribuar në sëmundje të panevojshme. Masat shtrënguese të llogaritura kishin dobësuar aftësinë e BE-së për të ofruar mbështetje publike për njerëzit në nevojë. Politika antidemokratike ishte në rritje, nga Brazili dhe Bolivia në Poloni dhe Hungari.

A është e mundur që përvoja e përbashkët e pandemisë të ndihmojë në zbutjen e problemeve të tilla para-ekzistuese?

Nevoja për të vepruar së bashku sigurisht mund të krijojë një vlerësim të rolit konstruktiv të veprimit publik. Lufta e dytë botërore, për shembull, i bëri njerëzit të kuptojnë më mirë rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar. Kombet e Bashkuara, FMN dhe Banka Botërore kanë lindur në 1944-5, jo shumë kohë pasi Vera Lynn këndoi këngën ‘në do të takohemi përsëri’(“We will meet again”).

Sidoqoftë, a kishte ndonjë përmirësim afatgjatë brenda një vendi nga përvoja e krizës? Ne i kemi parë disa.

Përballë një ulje të madhe të disponueshmërisë totale të ushqimit, Britania organizoi ndarje më të barabartë të ushqimit, përmes racionimit dhe mbështetjes sociale. Të uriturit në mënyrë kronike ushqeheshin shumë më mirë se kurrë më parë. Një gjë e ngjashme ndodhi edhe me një kujdes më të mirë mjekësor.

Rezultatet ishin befasuese. Gjatë dekadës së luftës së viteve 1940, jetëgjatësia në Angli dhe Uells u rrit me 6.5 vjet për burrat, krahasuar me 1.2 vjet në dekadën e mëparshme, dhe për gratë u rrit 7 vjet, duke tejkaluar shumë nga 1.5 vjet të dekadës së më parshme. Mësimet pozitive nga ndjekja e drejtësisë dhe vëmendja më e madhe ndaj të pambrojturve ndihmuan në shfaqjen e asaj që u njoh si shtet i mirëqenies.

A mund të ndodhë diçka në mënyrë të ngjashme pozitive për shkak të përvojës aktuale të krijuar nga Covid-19? Mësimet për të dalë nga një krizë varen me siguri nga mënyra se si trajtohet, dhe cilat shqetësime dalin në pah.

Politika është e rëndësishme këtu, përfshirë lidhjen midis sundimtarëve dhe të qeverisurve. Gjatë viteve të luftës, në kontrast me ndarjen më të mirë të ushqimit dhe kujdesit shëndetësor nga publiku britanik, uria e tmerrshme e Bengalit në vitin 1943 ndodhi në Indinë Britanike, duke vrarë afro 3 milion, gjë që Raj bëri pak për ta parandaluar.

Në politikat kundër kësaj pandemie, barazia nuk ka qenë një përparësi veçanërisht e dukshme. Në SHBA, afrikano-amerikanët po vdesin me një normë jashtëzakonisht të lartë nga Covid-19 sesa njerëzit e bardhë. Në Chicago, më shumë se 70 për qind e vdekjeve nga pandemia kanë qenë të afrikano-amerikanëve që përbëjnë vetëm një e tretën e popullsisë rezidente. Pabarazitë e brendshme në vuajtje duket se nuk kanë qenë më pak në shumë vende të tjera, nga Brazili dhe Hungaria deri në Indi.

India është një çështje veçanërisht e habitshme. Pabarazitë mbeten shumë të mëdha. Kontrasti qëndron midis lehtësirave të mëdha mjekësore për të pasurit, dhe as kujdesit minimal për shumicën e të varfërve, duke peshuar nga asimetria brutale e pabarazive të modernizuara të kastës në Indi.

Sigurisht, distanca sociale kufizon përhapjen e virusit. Por duhet të kombinohet me aranzhmane kompensuese – për të ardhurat, ushqimin, aksesin dhe vëmendjen mjekësore – për njerëzit e shkatërruar nga bllokimi. India, si shumë vende, ka nevojë për diçka, si Shërbimi Shëndetësor Kombëtar. Por asnjë mësim në atë drejtim nuk do të dalë nga përgjigja pandemike, duke pasur parasysh pabarazitë e tij të mëdha.

Mjerisht, është mjaft e mundur që kur të takohemi përsëri nuk do të jemi më të vendosur për t’u përballur me botën e pabarabartë në të cilën jetojmë. Një shqetësim për barazinë në menaxhimin e krizave do të zvogëlojë vuajtjet tani në shumë vende, dhe do të ofrojë ide të reja për të na frymëzuar për të ndërtuar një botë më pak të pabarabartë në të ardhmen. Meqenëse ne jemi në më pak se gjysmën e rrugës në këtë krizë, guxojmë të shpresojmë se kjo mund të ndodhë akoma? Nga Amartya Sen*/Financial Times

* Shkrimtari, një laureat i Nobelit, është Profesori i Universitetit Thomas W Lamont në Harvard. 

Marrë nga Monitor

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne bote viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit