LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Një shkrim biografik për të famshin Ali Pashë Tepelena, njeriun me kujtesë së jashtëzakonshme

21 Qershor 2020, 12:07 Nga DOSJA

FRANCË– “La Quotidienne” ka botuar, të shtunën e 29 nëntorit 1817, në faqen n°4, shkrimin biografik të “The litterary Gazette” për Ali Pashë Tepelenën (Janinën), të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Gazeta e njohur “The litterary Gazette” boton një shkrim biografik për të famshmin Ali Pasha, zot i Epirit, Thesalisë dhe një pjese të vendeve bashkangjitur. Ky pasha nuk ka reshtur kurrë t’i paguajë Portës së Lartë, pjesët e të ardhurave publike që, sipas zakoneve të vjetra, i takojnë në pashallikun e tij, por njëkohësisht ai ka ditur të rrisë të ardhurat e tij personale, në atë pikë sa kanë vajtur në 15 milion ‘livres tournois’ (monedhë e vjetër franceze).

 Një pjesë e madhe e këtyre të ardhurave vjen nga pronat e tij publike dhe nga kopetë e deleve të cilat arrijnë deri në 50.000 kokë. Thesarin (pasurinë) e tij e ruan vetëm një arkëtar i thjeshtë që i thotë saktësisht se çfarë përmban kasaforta. Ali Pasha, i talentuar për një kujtesë të jashtëzakonshme, i njeh përmendësh të gjitha të ardhurat dhe shpenzimet e tij. Kjo mënyrë e mbajtjes së librave (llogarive) të tij shpesh i mundëson që të rrisë papritmas të ardhurat e tij.

 Një ditë, ai thirri një hebre, përgjegjës i pronave të tij, dhe i tha me një ton të rreptë : “Kam llogaritur në kokën time që për njëzet vjet ju më keni vjedhur rreth 5.000 piastra në vit; më sillni 100.000 piastrat menjëherë, përndryshe !” — Një gjest me dorë që shoqëroi këtë fjalim, i mësoi hebreut fatin që e priste nëse ai do të guxonte të debatonte për saktësinë e këtij buxheti të veçantë. Ai u përul dhe solli disa minuta më vonë shumën e kërkuar.

 Ali Pasha mund të mbledhë deri në 40.000 trupa, por forca e ushtrisë së tij përbëhet nga 6.000 arnautë ose shqiptarë, të cilët i mban në trojet e tij, dhe që qëndrojnë me të për jetë a vdekje. Një oficer francez organizoi fonderinë e topave, nga e cila tashmë ai prodhon mortaja po aq të mira sa ato të çdo artilerie evropiane. Ali Pasha negocioi me radhë me tre fuqi kryesore evropiane për të marrë në zotërim ishujt jonianë; marrje të cilën ai me të drejtë e konsideron të nevojshme për të realizuar planin e tij për krijimin e një mbretërie të pavarur; por meqë u mashtrua disa herë mbi shpresat e tij për këtë temë, ai u kthye sërish pranë Portës osmane.

 Ali Pasha nuk e di se cilit nga tre djemve të tij do t’i lë tashgimninë e “mbretërisë – pashallikut” që ka formuar. Më i rrituri, Muktar Pasha ndërthur guximin dhe veprimtarinë e babait të tij me një karakter më bujar dhe sjellje më të buta; ai është i ndjeshëm ndaj dashurisë dhe miqësisë. Një bukuroshe greke, e lindur në një familje të shquar, e quajtur Eufrozine (Euphrosyne), i kishte rrëmbyer zemrën të riut Muktar; Tek ajo, ai merrte pjesë në mbrëmje ku gjendeshin individët më të dashur të të dyja gjinive, dhe ku zakonet orientale ishin të dëbuara. Një natë Ali Pasha urdhëroi që Eufrozina dhe pesëmbëdhjetë mikeshat e saj të kapeshin dhe të mbyteshin në liqenin afër Janinës. Askush nuk guxoi ta prekte me dorë Eufrozinën, nga frika që kishin ndaj reagimit të Muktarit, kështu Pashai shkoi vetë ta tërhiqte zvarrë këtë të pafat.

 Veli Pasha, djali i tij i dytë, është një njeri me shpirt të tretur, bujar dhe pa ndonjë talent të fortë. Ai përçmon publikisht zakonet, gjuhën dhe fenë e turqve; zakonisht, ai flet vetëm italishten dhe greqishten moderne; një ditë pyeti një udhëtar italian, duke i treguar atij xhaminë e madhe të Janinës; A mendoni se kjo ndërtesë është e mjaftueshme për të ndërtuar një opera si ajo në Itali ? Ai arriti të urrehej dhe të përçmohej nga shqiptarët dhe turqit, pa arritur të fitojë dashurinë e grekëve që kanë frikë nga mashtrimet e tij. Ali Pasha druhet nga veset e Veliut aq sa edhe nga virtytet e Muktarit. Ai do të dëshironte t’i lë trashëgiminë djalit të tij të tretë, Sali beut, i cili është ende vetëm një fëmijë.

 Pallatet e Ali Pashës, ashtu si karakteri i tij, paraqesin një përzierje të gjithçkaje që është e madhe dhe gjithçka që është e tmerrshme dhe e përçmueshme. Përmes pasazheve (kalimeve) të errëta dhe të ngushta mbërrijmë në dhoma të mrekullueshme, ku qilimat janë prej kadifeje dhe perdet të qëndisura dhe me dantella; por syri tronditet papritur nga një afrim i çuditshëm; një perde prej kanavace është zbukuruar me copëza ari, ku një tapiceri e Goblinëve, që shërben si derë, është varur nga litarë të mëdhenj.

 Më tej, në disa magazina të vogla, pashai grumbullon kuriozitete të të gjitha llojeve, orë, vathë, shallë, enë kuzhine, pra, të gjitha llojet e objekteve, fryt i plaçkitjeve dhe ekstraktimeve të tij. Bëhet fjalë për një shpellë hajdutësh por me përmasa më të mëdha. Haremet ose serajet e pashait përmbajnë deri në pesëqind gra, megjithatë seksi i bukur nuk tërheq kapriçot e tij të tmerrshme, dhe mbetet plotësisht i përjashtuar në besimin e tij.

 Pasazhet nëntokësore të disa pallateve të tij përmbajnë burgje ku ai mban në pranga armiqtë e tij që i kanë rënë në duar, ose ato të subjekteve të tij, të cilët pasuria dhe ambicia e tyre i kanë bërë fajtor në sytë e tij. Këta njerëz të pafat zakonisht dalin prej aty vetëm për të vdekur. Disa grekë e krahasuan Ali Pashën me Pirron, dhe e ftuan këtë mbret të ri të Epirit të çlironte Greqinë dhe të shpallte veten monark; por nëse Aliu i urren turqit, ai nuk i vlerëson grekët dhe, ndërsa përdor talentet e tyre, ai sfidon njëkohësisht karakterin e tyre. Asnjë post i rëndësishëm në ushtri nuk i jepet një greku. Sidoqoftë, pashai e di se skllevërit e shkolluar dhe të zellshëm paguajnë më shumë taksa sesa skllevërit injorantë dhe dembelë : kështu që ai favorizoi krijimin e shkollave greke dhe një universitet në Janinë.

Vetëm shqiptarët gëzojnë besimin e bashkatdhetarit të tyre të frikshëm : me ta, në momentet e tij të lira, ai është i gëzuar, komunikues dhe familjar; por, kur ai vesh petkun e komandantit, shqiptarë, grekë, myslimanë, gjithçka dridhet para tij, veçanërisht kur ai përdor këtë shprehje : “Bë atë që po të them, ose gjarpri i zi do të të hajë sytë.” Është një kërcënim pas të cilit vijon tortura, në rast mosbindjeje.

Marrë nga Darsiani.com 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur ali pashë tepelena ali pashë tepelena


Sondazh

Poll
Art&Argëtim 20 Qershor 2020, 17:33

TIRANË– Ditën e sotme modelja, Adrola Dushi ka qenë e ftuar në Pop Culture me Dojna Memën ku ka folur rreth familjes së saj dhe divorcing nga bashkëshorti....

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më