"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Një mal me akuza, por gjyqtari ia hoqi një nga një: Si u lirua nga burgu Elton Metaj që vrau gruan, familjarët i kopsitën
11 Shtator 2021, 14:38Nga DOSJA
TIRANË– Vrasja e Sabrina Bengës nga ish-bashkëshorti që kishte veç dy muaj që kishte lënë burgun, ka ngritur dyshime lidhur me punën që bëhet nga drejtësia për të mbrojtur viktimat e dhunës në familje. I riu, Elton Metaj ndonëse u prangos për armë mbajtje, kundërshtim të policisë dhe dhunë në familje, akuzat ndaj tij u pushuan gjatë gjykimit nga Gjykata e Fierit. E gjitha falë ndihmës që familjarët e tij i dhanë duke i përgatitur të gjitha shkresat që vërtetonin problemet e tij mendore. Dhe ia arritën! E deklaruan atë të paaftë mendërisht.
Pas kopsitjes së dokumentave, i riu doli nga ky burg me dënim, me kushtin që të mos kryente krim, të mos shoqërohej me persona me probleme me ligjin dhe të mos mbante armë. Edhe pse fillimisht ai ishte dërguar për t’u mbajtur në kushte spitalore në burgun e Zaharisë dhe më pas u lirua pasi Gjykata vendosi që babai i tij të ishte personi përgjegjës për kujdestarinë e 31-vjeçarit. Madje përveç kushteve të mësipërme, çdo muaj ai duhet të dërgohej në spitalin e Fierit për tu vizituar nga një mjek psikiatër. Asnjë nga këto premtime nuk u mbajtën.
Tashmë Metaj i arrestuar do të përballet me akuzën e vrasjes, ndërkohë që me siguri do ti nënshtrohet një procesi të riinspektimit mendor. Sa i takon babait të tij, nuk dihet nëse ai është ndaluar që të merret në pyetje nga Policia dhe do të ndëshkohet për moskryerjen e detyrës. Ndërkohë që edhe Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë në rrugë jo zyrtare për Gazetën “Si” tha se do të nisë inspektimet e menjëhershme lidhur me rastin duke kaluar në sitë gjyqtarin e çështjes, Piro Sota.
Vrasja ndodhi mbrëmjen e djeshme në një fshat të Fierit, brenda banesës së babait të 23-vjeçarës së ndjerë, e cila kishte një urdhër-mbrojtje dhe ishte në proces divorci me bashkëshortin që i mori jetën.
(k.m.dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
GREQI– Një ngjarje e ‘çuditshme’ ka ndodhur në Greqi, ku një shqiptar është sulmuar nga dy bashkëatdhetarë. Sipas mediave greke, shqiptari u sulmua me th...
SARANDË– Policia e Shtetit ka ndëshkuar në Sarandë pasi iu gjetën një sërë shkeljesh, duke nisur që nga ushtrimi i aktivitetit pas orarit të përcaktu...
KUKËS- Shkolla të shumta në zonat e thella të Kukësit janë amortizuar nga mungesa e investimeve. Kjo gjë ka ndodhur edhe me shkollën e fshatit Kodër Lumë, ...
Një prokuror në Tiranë është mjaftuar me faljen e një të riu që u plagos me mjet prerës dhe dëshminë e pendesës së babait të autorit për ta mbyllur çësht...
VLORË- Tubacionet e ujësjellësit në rrugën nacionale Vlorë-Orikum janë dëmtuar. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se tubacioni është dëmtuar pranë “...
SHKODËR–Një 34-vjeçar është arrestuar në Shkodër. Ai akuzohet se ka kultivuar lëndë narkotike në pronën e tij në në Hajmel, Vau Dejës. Bazuar në inf...
TIRANË– Një vajzë e re është filmuar duke qëlluar në ajër me pistoletë. JOQ ka ndarë videon e vajzës, fytyra e së cilës nuk duket qartë. Ajo shihet s...
TIRANË– Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e punonjësit të Policisë Rrugore, i cili akuzohet për kor...
TIRANË– Ajdin Mustafi është 28-vjeçari i cili kishte ardhur nga Zvicra në Tiranë mbërmjen e së premtes së kaluar. I riu humbi jetën në një hotel të ...
TIRANË- Moti në fundjavë do të jetë dinamik, me vranësira dhe reshje të vogëla shiu. Këtë gjë e ka bërë të ditur sinoptikania e Meteoalb, Adiola Bani. Sipa...