Seancë plenare në Kuvend/ PD anulon bojkotin! Peleshi i heq fjalën Berishës: Mu drejto me etikë
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Incident para Kuvendit! Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj(VIDEO) ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
SHBA– Sulmi në selinë e Kongresit Amerikan në Uashington në 6 Janar ka shkaktuar mllef jo vetëm në SHBA por edhe në mbarë botën demokratike. Pothuajse gjashtë javë më vonë, demokratët në pushtet vazhdojnë përpjekjet për shpalljen fajtor të ish-presidentit Donald Trump. Pas dështimit të votimit në Senat, tani ata duan të formojnë një komision të pavarur për të shqyrtuar me kujdes ato që kanë ndodhur. Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, shpjegoi në një letër për deputetët se paneli duhet të shqyrtojë me kujdes sfondin dhe pasojat e “sulmit të brendshëm terrorist” si dhe veprimet e të gjitha forcave të sigurisë të përfshira në këto ngjarje. Komisioni do të veprojë në një mënyrë të ngjashme me atë që u krijua nga Kongresi pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.
Kjo iniciativë e demokratëve vjen vetëm dy ditë pas dështimit të votimit në Senat kundër ish-presidentit Donald Trump. Sipas Pelosi, organi neutral duhet të hetojë gjithashtu përpjekjet e Trump për të parandaluar transferimin paqësor të pushtetit.
Demokratët akuzojnë republikanin për inkurajimin e mbështetësve të tij për të sulmuar Kapitolin, gjatë një tubimi të mbajtur me 6 janar. Më shumë se 200 njerëz janë akuzuar tashmë për krime të nivelit federal dhe për dhunë.
Pesë persona, përfshirë këtu edhe një oficer policie, u vranë gjatë sulmit në Parlament. Deputetët, senatorët dhe më pas zëvendëspresidenti, Mike Pence u larguan vetëm disa minuta para se turma e zemëruar të sulmonte sallën ku mbahej seanca. Kongresi u takua atë ditë për të konfirmuar zgjedhjen e Joe Biden si president i ri i SHBA.
Që nga ajo kohë, Kapitoli është rrethuar me një gardh me tela me gjemba. Rreth 6.000 ushtarë të Gardës Kombëtare janë ende atje për të mbrojtur Parlamentin nga sulmet e reja të mundshme. Qysh në janar, kreu i Policisë së Kapitollit ka kërkuar nga deputetët që të sigurojnë masat e rrethimit të përhershëm dhe rritjen e masave të sigurisë, për shkak të mundësisë së sulmeve të ngjashme.
Marrë nga DW
(kle.mu./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHBA-Joe Biden ka paraqitur planet e tij për të luftuar fazën tjetër të pandemisë së Covid-19. Sipas TheGuardian, Biden ka premtuar se do të sigurojë në dispozi...
JAPONI-Japonia ka filluar vaksinimin e punonjësve të kujdesit shëndetësor kundër koronavirusit. Mësohet se dymbëdhjetë punonjës po vaksinohen dhe se në total ja...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një letër urimi publike presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit. Letra nis me urimin për 13-vjetorin e pavarësisë s...
BOTË-Ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit rrit ndjeshëm rrezikun e infertilitetit. Sipas një studimi të publikuar te TheGuardian, që ka si qëllim shqyrtimin e r...
AUSTRALI-Pete Evans, një kuzhinier i famshëm australian dhe teoricien i teorive konspirative është bllokuar përgjithmonë nga Instagram, pasi kishte ndarë inform...
EVROPË-Kompania e vaksinave anti-Covid Pfizer dhe BioNTech, ka njoftuar ditën e sotme, se kanë arritur një marrëveshje me Bashkimin Evropian për të dërguar...
SHBA– Presidenti Joe Biden po shmang Kongresin e ndarë, duke iu drejtuar vendit të martën në një takim me qytetarët në Uiskonsin për të kërkuar mbështetje...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka uruar Kosovën për 13-vjetorin e pavarësisë. Nëpërmjet një video, kryedemokrati shpreh urimin e tij p...
BOTË-Aplikacioni What’sApp, i cili përdoret gjerësisht, do të sjellë një risi për përdoruesit e tij. Sipas Corriere, ndërsa fokusi i përdoruesve vazh...
SPANJË– Pas arrestimit të reperit Pablo Hasel nga policia spanjolle, në Barcelonë kanë nisur protesta të dhunshme që prej mbrëmjes së djeshme.Reperi u dënu...